Një mesazh qytetarie !
Në radhë të parë, i shpreh ngushëllime nga thellësia e shpirtit tim familjes së Klodian Rashës, në emrin tim dhe të Qëndrës AISI.Në të tilla raste vështirë të gjesh fjalë që t’u lexosh dhimbjen familjarëve, pēr humbjen e djalit në atë moshë aq të re, ashtu si nuk gjej fjalë dhe arsye që të flas për policin që zbrazi armën, se janë shumë rrethana të paqarta, dhe për këtë duhet të shprehet vetëm drejtësia. Por si ish polic i trupave speciale që jam plagosur dy herë ndihem i indinjuar për mllefin dhe pamëshirën që shumë qytetarë të vendit tim shpehin ndaj policisë duke shkatëruar me sjellje vandalizmi. Kjo më bëri që këtë mengjes të shkruaj. Pse vallë gjithë ky mllef, gjithê ky linçim për policinë?
A e dini se ne 30 vjet demokraci janë vrarë 246 policë bij nënash, a e dini se polici paguhet me një rrogë aq te ulët dhe vetëm ata e dinë sesi e nxjerrin muajin. Isha tek Rep. Special Brisku ku rroga ishte e mirë dhe sërish javën e fundit të gjithê i kërkonim ndihmë njëri -tjetrit apo kërkonim rrogën paradhënie se nuk mjaftonte. Po polici i thjesht që merrte gjysmën e rrogës sonë! E kemi bērë policin rreck topi, e shajmë e denigrojmë, nuk i lëmë gurë e kusur, sikur të jetë armiku jonë dhe jo njëri prej nesh. Para 10 ditësh në rrethana tê paqarta u vra një polic ne Lezhë nuk pashë kaq indinjatë nga populli im, këtë nuk e kuptojë se ku po vemi, pse kjo çarje kaq e madhe mes popullit e policisë! Pse kjo politikë kaq e pështirê ndaj uniformave blu? A janë ata vëllezêrit, miqtë e shokët tanë, janë shqiptarë si të gjithë ne, sot jemi në demokraci dhe përgjegjësia është individuale, mos ju duket disave se jemi në bolshevizëm dhe t’i dënojmê në masë.
Me këto veprime po e vrasim policinë pa e kuptuar, po i dekurajojmë, po i poshtërojmë.
Jam në atë pjesë të shoqërisê që e dënoj krimin, por nuk flas dot më parë, pa folur drejtësia.
Uroj mos të ndodhë më kurrë një ngjarje e tillë.
Ylli Toska.
Drejtori Ekzekutiv i Qendrës. Agjensia Investigative dhe e Sigurië së Informacionit.