Nga Vladimir Muçaj: Zjarri në fushën e mbetjeve, opozita, ministri i bixhozit Blendi Klosi dhe disa palaço deputet të Fierit!
E kisha menduar më herët për të hedhur disa radhë reflexsioni për situatën kaotike që u krijua në Fier me zjarrin që shpërtheu në fushën e mbetjeve urbane! Për 5 ditë me radhë tymi pllakosi rëndë pjesën më të madhe të qytetit duke rënduar dukshëm parametrat mjedisor. E vonova jo pa qëllim qëndrimin dhe opinionin tim për ta hedhur dhe tek lexuesit! Për cka pamë ato ditë deri në stabilizimin e situatës e kam më të lehtë sipas mendimit tim tani të hedh disa konstatime! Bashkia Fier me të gjitha kapacitetet e saj në mjete dhe burime njerëzore ishte non stop prej shpërthimit të zjarrit e deri në rikuperim të situatës. Mes atij tymi të llahtarshëm meritojnë respekt e vlerësim të gjithë punëtorët të cilët u përballën me atë situatë! Sigurisht dhe organizimi perfekt i punës nga ana e Bashkisë. Por cfarë unë vura re gjatë këtyre ditëve po i parashtroj si më poshtë! Ndërsa tymi pllakosi në gjithë qytetin opozita mori frenat e të bërit politikë! Deputeti demokrat i Fierit Luan Baçi me kolegë të vet opozitar u shfaq disa herë afër zjarrit dhe tymit jo për ndonjë mendim apo ekspertizë zgjidhjeje të problemit, por për të bërë politikë të ashpër sulmuese! Ok! Opozita është në të drejtë të saj të bëj oponencë dhe opozitë! Por sipas gjykimit tim të bësh politik me zjarrin dhe tymin është opozitarizëm pa bereqet! Në raste të tilla emergjente një opozitë vizionare vjen në ndihmë me sa të mundet duke dhënë ide dhe ekspertizë e më pas le tja fillonte me themel për të nxjerrë shkaqet e asaj që ndodhi! Por le ta lëmë opozitën për një moment dhe të analizojmë pak dicka tjetër në kapin e pozitës! Gjithë ato ditë nuk u panë sikur një herë të vetme kalimthi asnjë deputet të maxhorancës t’i afrohej situatës! Nuk pamë as Antoneta Dhimën, as Adelina Ristën, as Erion Braçen, as Baftjar Zeqajn, as Ismet Beqirin, as Bitrin as…as…! Nuk pamë as Prefektin ( ky ka kohë që ka ikur drejtim të paditur). Nuk pamë as Petro Koçin! Të gjithë të sipërpërmendurit e të tjerë nuk erdhën atje ku detyrimisht duhet të ishin!Petro Koçi gjatë fushatës u shfaq dhe ku nuk u shfaq gjithandej! Me veteranët e ish batalioneve partizane me qytetarë të thjeshtë! U shfaq si idelist i kohës, u shfaq dhe pak si këgëtar duke kënduar “Osman Taken” Tek situata e rëndimit të mjedisit në qytetin ku sapo kishte marrë mandatin e deputetit Petro humbi! Nuk u pa gjëkundi dhe një tjetër i cili e kishte deyrë, po po detyrë të ishte i pranishëm! Nuk e pamë! Ky ishte deputeti dhe ministri i Mjedisit Blendi Klosi! Ky ministër mungoi! Shumë zëra thonë se ai pjesën më të madhe të kohës ja kushton bixhozit! Ndoshta bixhozi ja ka rrëmbyer kohën! Pra të gjithë deputetët “humbën”! Dhe ministri në detyrë Klosi humbi!.. Po po “humbi” ministri, ” “humbën” deputetët, “humbi” Prefekti!..Unë do kisha vetëm një fjalë për ti thënë të gjitha! Këta janë PALAÇO!…