U drejtohem kolegëve gazetarë dhe jo vetëm! Dua te ndaj me ju nje koment e qendrimin tim personal ashtu siç unë mendoj duke u nisur jo apriori!Ne rang vendi ne jemi shume! Ne kete komunitet gazetaresh ka djem vajza burra e gra te cilet i kane dhene mundin dhe shpirtin gazetarise shqiptare! Nese do listoja emra ata dhe ato jane te shumte.Per shkak të ketij refleksioni të shkurtër ketu po permend disa emra. Jane emra te cilet me shkrimiet qendrimet e tyre jo rralle here kane permbysur realitete te rreme duke treguar te verteten publikut. Artan Hoxha, Marin Mema, Klodiana Lala, Aleksander Çipa e shume e shume te tjere jashte Tirane! Madje reporterët nëpër rrethe e qytete duke ua njohur mire veshtirësite e punes do shprehesha se jane ” heronj” te gazetarise!Ndonjehere une komentoj emra kolegesh me shume dashamiresi qe here-here me keqkupohen prej tyre! Kam raste dhe te qejmbetjeve prej disave por gjithsesi ata apo ato ngelen miq e mikesha te miat prej te cileve une dhe kam mesuar ne rrugen e gazetarise! Po ndalem te gazetari investigativ Artan Hoxha me te cilin kam punuar dhe pune te perbashketa kemi kryer kur ne nje te perditshme punonim prej pese vitesh. Ai me mua keto kohe eshte pak qejfprishur! Por pak rendesi ka, ne vleresimin tim modest ngelet gazetar kurajoz dhe mik i mirë! Para disa ditesh Tani ne nje ekran ankohej per mos reagimin e asnje shoqate gazetaresh ne vend rreth kercenimit te tij nga qarqe ekstremiste greke. Dhe pyetja e tij ne studio ishte: “A reagoi ndonje shoqate per kete rast”?.. Ne Shqiperi mund te kete shume shoqata projektesh per qellime fitim financiar! Le te jene! Nuk po merrem me kete pjese! Organizate gazetaresh qe reagon per cdo rast ne Shqiperi eshte Unioni i Gazetareve Shqiptare! Kjo organizate eshte aktive dhe reaguese per cdo problematik mediale dhe gazetaresh! Per rastin e Artan Hoxhes Unioni ka reaguar ashper me deklarate publike! Reagimi ka qene i forte dhe ne kohen e duhur.Kete reagim te Unionit per Tan Hoxhen dhe une e kam publikuar ne media. Unioni reagon ne cdo rast dhe per cdo problematik e shqetesim gazetaresh dhe per emra qe per qejf e zgjedhje te tyre nuk jane pjese e antaresise se Unionit sic eshte dhe rasti ne fjale i gazetarit Artan Hoxha. Reagimi zhvillohet zinxhir prej qëndrës në Tiranë me Aleksandër Çipën kryetar i UGSH deri në të gjitha Degët e Unionit në rang Qarqesh. Ai nuk eshte antare apo pjese kontribuese ne Union! Ky fakt nuk e ka penguar reagimin e Unionin si per Tanin e te tjere emra ne kohe dhe hapsira te ndryshme kur problematikat kane dale!…Kaq kisha une sot per Tanin miqesisht dhe pamëdyshjen e reagimit të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë si një ndër Shoqatat më të organizuara ne vend me një antarësi gazetarësh mbi 1300!
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka