9 September, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Editorial

Nga Vladimir Muçaj: Syzet e Edi Ramës dhe guri në Lumë!

by News Albania
02/08/2025
in Editorial
0
269
VIEWS
Share on Facebook

Syzet e kuqe të Ramës dhe guri në Lumë

Nga Vladimir Muçaj

Në këtë vendin tonë, prej kohësh jemi mësuar që politika nuk është më thjesht një arenë idesh, por një skenë – një teatër. Dhe si çdo teatër, ka nevojë për kostume, për dritë, për grima dhe, po patjetër, edhe për syze.

Të gjithë e pamë – ose na bënë t’i shohim – syzet e reja të Kryeministrit. Shtypi i kapërceu kufijtë e analizës, kronikës apo lajmit. U hodh në territoret e modës, psikologjisë dhe simbolikës. “Syzet e Ramës” – një titull që do ta kishte zili çdo kopertinë reviste. Dhe ndërkohë, si përherë, guri kishte rënë në lumë.

Sepse ky vend, sa herë ka nevojë për debat publik serioz, gjeneron një objekt të parëndësishëm për ta zëvendësuar. Një palë syze plastike të kuqe .Një batutë. Një veshje. Një emër kafshe. Dhe pastaj? Pastaj ne të gjithë – opinionistë, analistë, qytetarë, meme-bërës, televizione, rrjete sociale – futemi në lumë me pantallona e me këpucë për të nxjerrë gurin.

E kemi parë edhe më herët këtë taktikë. Nuk është e re. E njëjta gjë ndodhi kur shpërthenin skandale reale, por në ekran dilte një lajm për flokët e ndonjë politikani, apo për mënyrën sesi u ul dikush në Kuvend. Dhe kur ngrihej pyetja për shëndetësinë, arsimin, tenderat apo drejtësinë, përgjigjja ishte një spektakël tjetër, një gur i ri në lumë, ndoshta më i ndritshëm.

Nuk është vetëm Rama që i hedh gurët. Këtë mjeshtëri e kanë pasur edhe të tjerë para tij, në forma të ndryshme. Por ai, duhet thënë, e ka përkryer si art. Jo më kot quhet “komunikator i klasit të parë”. Ka kthyer vëmendjen publike në një fushë shahu ku figurat nuk janë më ide, por aksesorë.

Por përgjegjësia nuk është vetëm e atyre që i hedhin gurët. Është edhe e atyre që vrapojnë t’i nxjerrin. E kemi humbur reflektimin kritik. E kemi zëvendësuar seriozitetin me ironi, dhe analizën me batutën. E kemi pranuar që e rëndësishmja nuk është më ajo që ndikon jetën tonë, por ajo që na bën të klikojmë, të reagojmë, të qeshim ose të zemërohemi në Facebook.

Në fundjavë, kur njeriu ka pak më shumë kohë për të menduar, ndoshta është mirë të ndalemi një çast. Të pyesim veten: Kush i hedh gurët në lumin e vëmendjes sonë? Dhe pse harxhojmë gjithë energjinë tonë për t’i nxjerrë?

Sepse ndërkohë që ne lodhemi me gurët, lumi vazhdon të rrjedhë. Dhe bashkë me të, rrjedh edhe koha jonë. Dhe e ardhmja gjithashtu…

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania