SPAK! Zbrit në Albpetrol Sh.A me drejtor Flamur Maton për tenderat abuzivë!
Në rubrikën tonë tashmë të bërë publike prej disa ditësh: ‘Kur do ndalet degradimi i Albpetrol’ do ju sjellim fakte dhe investigime në këtë kompani me peshë në sektorin ekonomik të vendit. Newsalbania.al do të bëj publike aferat në këtë Kompani jo thjesht dhe vetëm për lexuesit e saj në mijëra, por për të sensibilizuar organet ligjzbatuese për të ndëshkuar sipas ligjit drejtuesit përgjegjës në këtë sektor jetik të vendit. Sipas vëzhgimit tonë në Albpetrol janë shkelur rregullat e barazisë në tendera. Konkretisht drejtuesi aktual Flamur Mato në pozicionin e drejtorit të prokurimeve para se të katapultohej në rolin e administratorit ka shkelur barazinë dhe konkurencën në tendera. Në tenderin me fond limit 110 milion lekë për blerje vajrash ish drejtori i prokurimeve Flamur Mato sot drejtor i Albpetrol ka anoluar fituesin në garë firmën El-Boil 2015 sh.a me argumente bajate ‘është kohë pandemi, kohë virusi”etj. Arsyet e stopimit të fituesit nga drejtoria e prokurimeve me drejtor të atëhershëm Flamur Mato sigurisht mban erë të keqe! Newsalbania.al i bën një pyetje publike drejtorit Mato: ‘ Dëshirën e kujt nga partia dhe cilës parti plotësoi ai në lidhje me atë tender”?!! Kaq për sot!
