Nga Vladimir Muçaj: Sali! Ti “vrave” Olldashin, Azemin, Eduardin, tani me ‘Foltoren’ po vret gjithë PD-në!
PD-ja si forca kryesore opozitare është në ditët më të zeza të saj! Ky nuk është vetëm konstatim imi! Kjo forcë politike është momentalisht në udhë pa krye! Sipas analizës time kjo situatë shkaktarë kryesor ka Sali Berishën! Pse them kështu? Para se të parashtroj disa argumenta, ndoshta jo të pa cekura me parë në opinionin publik po rithem një opinion timin për Sali Berishén rreth situatës së krijuar rreth tij pas “kartolinës” Non Grata! Ai nuk duhej ta lidhte luftën e tij me PD për të mbrojtur “biografinë” e prishur nga SHBA-ja! Berisha meqënëse nuk pranoj keshillen amerikane per té mos u futur në Parlament nje tjeter sjellje sipas meje duhej te manifestonte! Te vetshkeputej nga Grupi Parlamentar i PD-se dhe ta bente ” luften” e pastrimit të “biografisé” se tij personalisht! Keshtu ai do i bënte nder Partisë Demokratike duke mos e futur në këtë situatë shumë kaotike! Në këtë force politike orët po rrokullisen keq e më keq! Berisha kërkon ta rrëzojë Bashën nga froni!!! Kërkon ta rrezoj pikërisht atë qe vet e përzgjodhi me shume mbështetje dhe dashuri! Saliu për Lulin “vrau” Sokol Olldashin, një nga të rrallat figura të spikatura në PD! Them e vrau politikisht duke mbështetur Bashën në të gjitha format dhe mundësitë e tij! Kur them e “vrau” politikisht Olldashin duke ngjitur në krye një kukull kryetar si Lulzim Basha nuk përjashtoj dhe dyshimet qe zjejnë prej tetë vitesh se Olldashi u vra dhe fizikisht po prej falangave të Sali Berishës! U mbushën 8 vite të ikjes makabre të të ndjerit Olldashi dhe nuk kam dëgjuar Saliun t’ja ketë përmend një here të vetme emrin dhe kontributin e tij! Pra ky është një realitet i ndodhur, i hidhur të cilin demokratët e thjeshtë e të ndershëm duhet ta fiksojnë në memorjen e tyre politike! Berisha i është “turrur” me të gjithë arsenalin e tij Bashës! Midis argumentave “i marr peng” nga Rama etj Berisha i referohet Statutit dhe strukturave vendimarrese të Partisë të shkelura nga Lulzim Basha! Ok! I ka shkelur dhe Saliu ka dalë në “shesh të Mejdanit” ti mbroj ato! Po si mund të flas Berisha për rregulla dhe ligje statutore kur ai vet “vrau”Azem Hajdarin në vitin 1996 duke e përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PD-sé! Berisha ishte President atëhere por dihej mire qe ai komandonte dhe Partinë! Ishte koha kur Hajdari provokoi zgjuarjen e nervit të Sindikatave duke bërë nje tur takimesh nëpër Shqipëri! Ishte koha kur sapo kishin plasur “ujrat” e firmave piramidale! Ishte koha kur koha kërkonte dorëheqjen e kryeministrit Aleksandër Meksi! Për përjashtimin e perkohëshm të Azem Hajdarit nga grupi parlamentar nuk u mblodh asnjë strukturë vendimarrëse e PD-sé! Të ndjerin Hajdari e përjashtoi Sali Berisha President i atëhershem por që komandonte Partinë në të gjitha kapilarët e saj! Pra Berisha e ” vrau” Azemin politikisht përkohësisht atëherë duke mos pyetur për rregulla statutore! Azemi u vra dhe fizikisht në vite më vonë! Çfarë është thënë e nuk është thënë për vrasjen e konsideruar si vrasje politike e shekullit! Unë dëshiroj të them atë që edhe është thënë pa shumë zë! Berisha ka djeni paraprake për vrasjen e Liderit të Dhjetorit! Ka djeni të plotë jo vetëm për rrethanat e vrasjes!…Berisha me të njëjtin zellë e taktikë “eleminoi” si kryetar partie dhe Eduard Selamin!.. Le ti kthehemi kreut të çështjes ! Berisha kërkon shkarkimin e Bashës përmes formave “vrastare” Kërkon ta ” vrasë” në emër të mbrojtjes se rregullave statutore! Sipas këndvështimit tim Berisha duhet të ndal “Revolucionin me Foltoren”. Berisha me nismën e tij për qëllime krejt personale e “pushkaton” PD-në të cilën ai pretendon se e do shumë! Kjo situatë rrëmuje brenda PD-së ka ilaç dhe shërim! I vetmi ilaç shërimi është largimi përfundimtar i Sali Berishës! Ilaç shërues për këtë forcë politike është formatimi urgjent i saj dhe largimi i Lulzim Bashës si një humbës ” shembullor” i të gjitha betejave politike! Thënë shkoqur fare, Sali Berisha dhe Lulzim Basha të dy “babë e bir” duhet të largohen! Po ata të dy nuk prodhojnë më asgjë politikisht!..Të dy nuk prodhojnë më asgjë politikisht! Janë të dy të konsumuar dhe përfundimisht të mbaruar! Të dy së bashku të takohen në “Foltore” të kërkojnë falje publike në radhë të parë demokratëve dhe të largohen nga politika! Po Po të largohen si të dështuar dhe mëkatarë! Duhet të largohen sepse kacafytja e tyre politike për qëllime krejt personale duke shtuar dhe perfomancën politike aktuale të opozitës në përgjithësi Edi Rama jo vetëm nuk tutet nga pushteti, por të gjithë bashkë këta i hanë atë që nuk thuhet!