E kam thënë shpesh sipas gjykimit tim se kjo kastë politike e cila është rrotulluar këto 30 vite të fundit i ka mbaruar cikli i saj! “Akrepat” e orës politike janë “ndryshkur” prej “amortizimit”! Përtej ndryshimeve për shkak të epërsisë së sitemit pluralist dhe ekonomisë së tregut, në rrafshin e udhëheqësisë Shqipëria është unikale krahasuar me vendet rreth e qark saj! Këtu politikanët nuk zbresin nga karrigia kollaj! A thua se të gjithë kanë lindur për deputet, ministra, kryeministra! Le të përmendim disa prej tyre! Sali Berisha kërkon të “hedh vellon e nusërisë” përsëri në moshën e pleqërisë! Ai nuk bëri atë që bëri i ndjeri Sabri Godo, Fatos Nano etj! Pas dorëheqies nga kreu i PD-së Berisha do ngelej “burrë i mirë politik” të tërhiqej nga jeta aktive politike! Tani kërkon të rrëzojë të “rrëzuarin” Lulzim Basha nën kauzën e mbrojtjes së statutit të Partisë! Absurde!.. Lulzim Basha nuk duhet “rrëzuar” për inat të Berishës, por për akuzat me aferat e rrugës së Kombit kur ai ishte ministër! Ai duhet ” rrézuar jo nga Berisha që vet e “gradoi” kryetar partie, por për vrasjen në mes të Tiranës të katër protestusëve të pafajshëm kur Luli ishte ministër rendi! Ata u vranë për bllokun e Ilir Metës kur Luli ishte ministër dhe Saliu me pushtet absolut! Kur në Parlament dhe poste ministrash prej vitesh sheh të njejtat profile të vjen një dalldisje vetvetiu! Fatmir Mediu gjithë jetën kryetar republikan , deputet me ” mjellë hua” nga PD-ja! Ai mandatin nuk e ka marrë nga Partia që drejton por e ka ” peshqesh” nga demokratët e ” udhëhequr” ca nga Berisha dhe dekadën e fundit nga Basha! Mediu i Gërdecit nuk duhej ta kishte sot vendin në Parlament, por në një tjetër “seli” ai duhej të ishte për masakrën e paharrushme me emrin Gërdec! Për ta sjell si shembull le ti referohemi dhe disa emrave për ta sjell si argument të opinionit tim rreth realitet të “thyer” politik në Shqipëri! Erion Braçe 25 vjet deputet! Mediu, Idrizi, Edi Rama & compani deputet ministra gjatë gjithë karierës dhe jetës politike! Kjo jetëgjatësi në karrige pushteti ndodh vetëm në Shqipëri! Nuk ndodh në Kosovë, as në Maqedoni, as Serbi e Mal të zi! Ndodh jo për meritokraci politike! Ndodh sepse demokracia e brendshe e partive politike në Shqipëri “ka vdekur”! Ndodh sepse akrepat e orës politike nuk bëjnë tik-tak! Ata kanë ngecur nga amortizimi! Kjo orë politike ka nevojë për karikim ndryshe! Ndryshimi i tik-takut vjen pa Sali Berishën, pa Lulzim Bashën, Ilir Metën dhe Edi Ramën!.. Këta duhet të ikin që Shqipëria dhe shqiptarët të mbeten!..Të tjera duar dhe mëndje duhet të marrin udhëheqësinë e vendit! Do të ndodh sipas mendimit sepse duhet të ndodh!….Dhe megjithë çka ceka më lartë si përmbyllje dëshiroj ta them se Lulzim Basha këtë radhë ka të drejtë ta ngreh zërin ndaj Berishës siç realisht ka bërë së fundmi! Basha de fakte e de jure është kryetar i PD-së dhe probabiliteti është në fuqi sipas logjikës së thjeshtë se ai do vijoj të jetë kreu pavarësisht se cfare firmos e “vulos” me firmë por pa vulë Foltorja në datën 11 dhjetor!.. Fragmentizimi i opozitës nga njëra anë dhe korrupsioni, padrejtësitë e drejtësisë dhe rendi i pasigurtë në vend tregon qartazi “kalbëzimin” e kësaj kaste politike pa dallim majtas dhe djathtas.! Shqiptaria, politika, ekonomia e siguria kërkojnë horizonte të reja!…
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka