Nga Vladimir Muçaj: Sabrina Benga 23-vjeçarja nga Fieri u vra me ‘pistoletën’ e gjyqtarit!
Mbrëmë vonë ishte nata e fundit fatale e 23-vjeçares. Ajo kishte pak që kishte ardhur nga puna për në banesën e saj. Ndërsa ishte duke ngrënë bukë mbrin në banesë mostra ish-bashkëshorti i saj. 31-vjeçari Meta. Këtë herë kishte ardhur me fishekë në “gojë”. Të divorcuar prej më shumë se një vit më parë ai nuk e pranonte ndarjen! Debati i fundit në natën e fundit tragjike zbrazi plumbat në trupin e 23-vjeçares duke i marrë jetën me kafshatën e bukës në gojë ende të pakapërdirë! E tmershme! E dhimbshme! Tragjike! E bërë nënë e një vajze 3 vjeçare ajo mbylli sytë një herë e përgjithmonë duke lënë dhimbje pas në familje dhe një vajzë që tash e tutje nuk do ndjej më pranë as nënë dhe as babë! Përtej tragjikes së ndodhur mbrëmë në fshatin Zhupan qé konsiderohet dhe si një lagje e Fierit për shkak të afërsisë le të themi até që duhet thënë me ulërim për opinionin publik! Autori në vitin 2020 për marrje peng të bashkéshortes, dhunë e armbajtje pa leje u arrestua! Për tre vepra penale si ka mundësi që ky mostër të gëzojë lirinë kaq shpejt?!!! Çdo kush e kupton mirë! Ai u lirua nga padrejtsia e ‘drejtësisë’ së gjykatës në Fier! Në mënyrë urgjente sipas meje duhen marrë nën hetim të shpejtë, serioz dhe të monitoruar që nga oficeri i policisé gjyqësore, prokurori i çështjes, trupi gjykues pse jo dhe palët mbrojtése né proces! Këshilli i lartë i Drejtésisë duhet të zbres me urgjencë në godinën e ‘gjakosur’ të Gjykatës së Fierit duke u shtrirë në të gjithë kapilarët e kësaj dosje krimi! I bindur plotësisht se pergjegjësi madhore për rrjedhën e ngjarjes ka trupi gjykues i cili është marrë me 31-vjeçarin Meta e them po me bindje të plotë se 23-vjeçarja mbrëmë vonë në Fier u vra nga ‘pistoleta e gjyqtarit’!…