Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 14 qershor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Fierit, Petrit Vukaj. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Brunilda Bekteshin.
Gjatë seancës dëgjimore më 10 qershor, Vukaj dha shpjegime për barrat e provës që i ishin kaluar në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.
Petrit Vukaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier. Në vitin 2015, Vukaj u arrestua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda për veprën penale të korrupsionit pasiv, por dy vjet më vonë ai u shpall i pafajshëm me vendim të Gjykatës së Apelit. Pas këtij vendimi, ai u rikthye në detyrë sërish në Prokurorinë e Fierit. Pertej ketij konfirmimi te cilin nuk mund ta kontestoj une si gazetar dhe askush kam mendimin tim te hedh opinion personal te krijuar ne baze te hulmutimeve dhe investigimeve nder vite ndaj tij dhe jo vetem ndaj tij. Pasi kaloi vetingun Prokurori ne fjale eshte bere I gjalle te me kujtoj emrin tim neper tavolina rakie per shkrimet qe kam bere une ne adrese te tij. Une kam shkruar per paaftesine e tij duke permendur shembuj konkret. Sigurisht une jam nisur nga e drejta ime si gazetar te shkruaj per cdokend I cili paguhet nga taksat tona! Ne planin personal zoti Prokuror e di shume mire qe ne kete plan une nuk kam asgje me ate. Per ti ringjallur kujtesen Prokurorit por dhe per te qene I drejtperdrejte me lexuesin Prokuror qe ka pire kafe apo dhe ka darkuar me mua ( ku kane qene dhe miq te perbashket) eshte I vetmi ai ne Prokurorine e Fierit. Meqe une e kam bere objekt te disa shkrimeve te mia te dal publikisht e te me “atakoj” mua me argumenta pse e kam “sulmuar” me shkrime? Me pas le te llomotis e grij sallate neper tavolina tymi apo rakie, sepse nuk me plas fare! Te dal e te thote nese I kam nderhyre apo kerkuar ndonje nder per dike ne Prokurori. Te dal e te thote nese ka nje rast te vetem. Ti zoti Vukaj ke kaluar provimin e vetingut por mos u trimero shume neper tavolina, dil hapur dhe ankesat kerkoj dhe ligjerisht po deshe meqe e mban veten fanatik te ligjit. Ti Petrit e ke emrin dhe Petrit qofsh gjithe jeten por ama po ta them publikisht dhe ne emer te dhjetra “klienteve” te cilet fati keq u ka rene te kalojne nga lapsi jot I “mprehte” I drejtesise, Je I koklavitur, dhe pse ke fituar vetingun, Je “korrekt” me fallcitet, Je I “drejtë” dhe nderton akuza per statistike ne shumicen e rasteve. Po ta them nje nder rastet e fundit….( ndoshta per statistike te vetingut te eshte dashur) .Ndertove akuze ndaj nje te riu per mardhenje seksuale me dhune duke kerkuar 20 vite burgim. Ne oreksin tend rane dhe koleget e tu te gjykates… Sigurisht funksionon interesi I shifrave , I statistikave. Ti nuk u thellove ne hetime si prokuror por ja fute ashtu qorrazi kot fare! Ζotria qe ti e denove 20 vjet nese nuk e di po ta them une…zoti Prokuror. Ai fitoi pafajsine me vendim te formes se prere pas dy viteve burg… Ai zoteria zoti Petrit tashme po pret nje tjeter vendim gjyqesor, ate te demshperblimit qe I shkaktove ti e koleget e tu tek Godina e “drejtesise” ne Fier. Ato leke qe do dalin nga taksat tona per djalin qe ti denove do kisha shume deshire ti dilnin nga xhepi juaj ti paguaje ti zoti Prokuror Petrit Vukaj dhe koleget e ty te Godines ” Prokurori-Gjykate”. Dhe meqe jemi tek Godina ku ju sherbeni si Prokuror shkurtazi si gazetar prej 27 vitesh pa dashur ti fus te gjithe ne nje thes e them jo vetem me bindje por me shume fakte se çekani “drejtesise” ka goditur me force hallexhinj apo njerez me profile te “botes” se trete ndersa kiminele, vrases apo trafikante droge ajo Godine u ka rruajtur ate qe nuk thuhet ketu, ata kane lene prangat tek dera e Godines dhe kane dale te lire, ose per “sjellje ” te mire ose duke dorovitur thaset me para. Shume gjyqtare apo prokurore te dale ndoshta ne pension tashme me vendimet e marra apo me akuzat qe kane formular sot duhet te ishin tek dritaret me hekura! Une nuk ja uroj askujt burgun por ama drejtesia e munguar eshte e papranueshme ! Ty zoti Vukaj ta uroj suksesin ne vijim pas “provimit” ne veting! Emrin tim tavolinave te tymit e rakise mos ma permend! Ok zoti Petrit?!