Me ndryshimin e drejtuesit te kompanise Albpetrol sh.a. mer fund edhe sundimi i klanit grabitqar dhe shpërdorues Baftjar-Antoneta-Flamur.
Ditë me diell mendohet të vijojnë më pas për një nga ndërmarjet më strategjike të sektorit ekonomik për vendin tonë.Lajmi i shkarkimit të Flamur Matos të një prej drejtuesve më të papërgjegjshëm te 30 viteve te fundit është pritur me entuziazëm të lartë në radhët e naftëtarëve të vjetër dhe profesionistëve të fushës së hidrokarbureve të cilët që prej kohës të emërimit në detyrë të Baftjar Zeqajt dhe më pas pinjollit të tij Flamur Mato janë ndier të fyer e të denigruar nga mënyra arrogante dhe aspak profesionale e drejtimit të kompanisë.
Të dy drejtuesit e sipërpërmendur kanë demonstruar me sjelljen e tyre nje diletantizëm të skajshëm ne kufijtë e absurdit gjë që e futi kompaninë në spirale korrupsioni dhe makutërie të paparë gjatë dekadave të fundit. Piknisja e rrumpallës ka të bëjë që në ditët e para të gradimit drejtor Baftjar Zeqaj dhe Flamur Mato drejtor i prokurimeve të llomkave të mëdha financiare. Të dy në unison të plotë rekrutuan në punë pranë kompanisë personazhe të konsumuara në të gjithë kuptimin e fjalës. Nuk lanë pa futur në “tavën”e Albpetrolit miq të tyre! Miqtë miqëve! Shoqe e shokë si dhe shoqe dhe shok të shokëve dhe shoqeve! Përpjekjet e dështuara te punonjësve mediatike nuk rezultuan efikase për të pastruar figurën e asnjërit nga kokëboshët e vetëkënaqur të cilët shfaqën në çdo ditë te drejtimit të tyre grykësinë dhe babëzinë për të rrjepur dhe abuzuar me çdo lloj çmimi e mënyre paratë publike të arkës së Albpetrol. Rasti kulmoi me nënshkrimin e një kontrate klienteliste me portalin newsbomb të gazetares së ‘ famshme’ Anila Basha! Një kronikë pro Batos ose pro Flmurit konvertohej 250 USD! Këta dy zotërinj duhet të spjegohen diku, ata me hir ose pahir duhet të rrëfehen mirë diku ligjërisht për bëmat e tyre!
Tashmë mbi drejtuesin e ri bien disa detyra të cilat duhet ti ekzekutojë me shpejtësi duke filluar nga fenomeni i ashtuquajtur “Lista Neta” që personifikon punësimin në kompani të banoŕëve të Sheqishtes,Belinës , Marinzës nën kritere të dyshimta e pas përfitimeve monetare. Është fjala për deputetet Antoneta Dhima e cila me listë në dorë për punësime disa ditë rresht e gjente kafen gati në zyrën e Zeqaj sapo ai u emërua drejtor i Albpetrol sh.a. Vefifikimi i cdo proçedure rekrutimi ne kompani te njerezve te dyshimte pa arsimim perkates etj është e duhet të jetë thelbësore dhe urgjente!
Verifikimi i cdo proçedure tenderimi të kryer nga dyshja e mamuthëve Zeqaj-Mato dhe dërgimi në SPAK i të gjitha elemnteve që përbëjnë indicie për vepra korruptive.
Shkarkimi i Mul Matos është në fund të ditës një ogur i mirë e çlirues pêr gjithë qytetin e Fierit e më gjerë por nuk duhet mjaftuar me kaq.Treshja famëkeqe duhet të shkoj përpara drejtësisë me çdo çmim duke dhënë llogari për çdo abuzim të kryer me financat publike të Albpetrol sh.a Edhe në rrethanat që sipas meje “avokat” do të kenë fort të nderuarin Petro Koçi i shkarkuari Flamur Mato etj duhet të “rrëfehen” ligjërisht!.. Në këtë histori “marrëzi” sigurisht duhet të merret në pyetje dhe drejtoria e burimeve njerëzore e kompanisë! Dhe atje puna hetimore nuk del duart bosh! Mjaton të hidhet grepi hetimit dhe do dalin në dritë dhe shumë të pathëna …të cilat nuk i kemi thënë për arsye kohe jo se i kemi kursyer si media dhe si qëndrim tonin të qartë dhe të prerë!…
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka