O Lul! Po cfarë kërkon more matuf!? Vijon turin e takimeve në gjithë vendin me të rinjtë për t’i bindur që ta mbështesin për një rikthim në krye të PD-së zyrtare. Karta kryesore e tij është largimi i së vjetrës edhe pse vetë ka në politikë që prej vitit 2005 dhe 9 vite në krye të opozitës ku pësoi goditje pas goditjesh.
“Kënaqësi të bashkëbisedoja me të rejat dhe të rinjtë e Degës 14 në Tiranë. Dëgjova me vëmendje shqetësimet dhe propozimet e tyre dhe ndava me ta platformën për ndryshimet themelore që i nevojiten vendit, për të krijuar hapësirën e domosdoshme që rinia të shpalosë potencialin dhe ambiciet e saj. Të rinjtë, si shumica e qytetarëve, e refuzojnë sistemin politik që ka vrarë garën, konkurrencën dhe llogaridhënien-thotë Luli
“Për këtë arsye, debati që kemi nisur mbi platformën për ndryshim, na bashkon me gjithë shoqërinë, e cila kërkon që zëri i saj të dëgjohet dhe është gati për një ndryshim rrënjësor të politikbërjes. Fokusi i të cilës duhet të jenë problemet e qytetarëve, jo hallet e pak politikanëve. Diskutimi që kemi nisur nuk është mbi emrat e përveçëm, por mbi idetë që bashkëndajmë për mënyrën sesi duhet të ndryshojë ky realitet i mbrapsht politik-vijon Lul Basha!
Dhe Luli vazhdon me pallavra: “Ndaj, sado banale të jenë sulmet nga ata që kërkojnë t’i ikin debatit, duke u marrë me ngjyrat e bluzave të mia, nuk e prekin vendosmërinë time për të luftuar bashkë me ju për listat e hapura, për vettingun në politikë, kufizimin e mandateve për kryeministrin dhe votën për bashkëqytetarëve tanë në emigrim. Pa çliruar sistemin politik, nuk mund të kemi një ekonomi të fortë që garanton mundësi për të gjithë. Kthimi i vendimmarrjes te qytetarët është rruga e vetme që shpresa të kumbojë sërish në Shqipëri” shkruan ai. Nëse të gjithë do bëjnë matematikën e tij 7×7 bëjnë 42 Luli nuk del keq! Por nuk besoj se Luli do sigurojë shpresë dhe siguri politike sipas matematikës së tij. Ai ka 18 vjet në politikë dhe aspak të drejtë nuk ka të bëj propagandë duke thënë “Të largojmë të të vjetërit nga politika”. Po ik o Lul! Ik edhe ti!…E di pse? Sepse përtej moshës dhe ti je vjetësirë e konsumuar politike!