6 June, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Vladimir Muçaj: Një socialist i “thekur”, por i lënë mënjanë nga PS-ja Gjirokastër

by News Albania
November 5, 2020
in Opinion
0
83
VIEWS
Share on Facebook

Një socialist i “thekur”, por i lënë mënjanë nga PS-ja e Gjirokastrës

Kur ngjit shkallët e drejtorisë rajonalë të entit të banesave në Gjirokastër, hallexhiu “gjen derman”, thonë në Gjirokastër. Ndodh kështu, se në krye të këtij institucioni drejton një njeri si Florian Hysi. Fati i njeriut është i çuditshëm, qëndron ndonjëherë i fshehur. Jeta ka kurbat e veta. Kur nuk s’ta pret mendja kurrë, ndodh ajo që se ke imagjinuar kurrë. Kur fatin e kërkon, bëhët i vështirë e të mungon. Një çast mund të kapësh qiellin, por në një sekondë tw vetme, mund të ndodhë edhe e kundërta dhe mund tw humbwsh gjithçka.
Po sido që të jetë fati, thotë të lashtët, fatin e ka në dorë vetë njeriu. Njeriu vlerësohet nga gjurmët që lë pas. Dhe Floriian Hysi, është nga ata njerëz që ka lënë gjurmë. Qysh në vështrimin e parë, të lë përshtypjen e atij njeriut të qetë, të dashur, komunikues. Por, gjithsesi të lë edhe përshtypjen e njeriut që nuk lakmon karrierë. Paçka që jeta e tij 40 vjeçare ka shënuar një goxha karrierë. Provoi të drejtojë. E nisi me FRESH-in dhe për disa mandate drejtoi edhe partinë socialiste të Gjirokastrës. Pati suksese, por shijori edhe histori të hidhura nga politika.
Gjithsesi, mbetet socialist, idealist dhe ëndërrimtar. Me një personalitet krejt të veçantë. Një militant “ i thekur” socialist, me kurajo dhe karakter të fortw. Drejtues që e kuptoi kohën dhe punoi për të. Drejtoi partinë socialiste në një kohë delikate. Mori përsipër dhe pranoi detyrën e vështirë në një moshë të re, por drejtoi me maturinë e një plaku të mençur. Drejtoi në një kohë përplasjesh të mëdha me konflike të thella “brenda llojit”. Maturia dhe qetësia, janë çelësi I ekuilibrit, thotw Floriani. Ndoshta kërkonte dhe kishte dëshirë të bënte më shumë, por bëri atë që lejonte koha, momenti.
U ndalwm tek profili i Florian Hysit, këtij socialisti të përkushtuar, idealist dhe i suksesshëm, sepse sot e duket si pak i tërhequr. Nuk është fjala për të renditur thjesht disa veti, merita apo edhe kontribute të tij. Por, është fjala për një eksperiencë të akumuluar në kuptimin më të mirë dhe më të plotë të kësaj fjale. Partia Socialiste në Gjirokastrër ka historinë e betejave të veta politike a historike. Natyrisht që Floriani ka një vendin e tij të merituar në historinë e socialistëve gjirokastritë.
Ai është sot vetëm 40 vjeç. Shërben me përkushtim e devotshmëri në një pozicion pune në administrat. Por, ai është ende i ri. Plot ide dhe energji. Ai është një vlerë për shoqërinë dhe partinë. Partia dhe shoqëria ka shumë nevojë për njerësh të këtij profili. Flori ka dy fakultete: histori dhe financë, ka mbaruar master shkencor në adminstrim – biznes. Ai ka qënë kryetar i FRESH-it në Gjirokastër, në tre mandate këshilltar bashkiak, sekretar rajonal i PS, kryetar i PS dhe antar i Këshillit Kombëtar të PSSH. Edhe pozicionet administrative, e kanë formuar Florianin si një menaxher dhe administrator me eksperiencë: shef administrate në bashki, drejtor i kulturës, shef i zyrës së rinisë, kulturës dhe sporteve, këshilltar ekonomik për tatim taksa kryetar i bordit të ujësjellësit, n/drejtor i agjensisë së shërbimeve,
Floriani është nga ata djem që e do e respekton komuniteti gjirokastrit. Veçanërisht në fushata politike dhe elektorale fjala e tij ka peshë. Prandaj nuk duhet lënë mënjanë.
Po sa të tillë djem si Floriani ka në gjirin e partive që duhen afruar dhe aktivizuar?

Foto: Florian Hysi

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Pse u arrestua tre javë pas zgjedhjeve vendore Vangjush Dako?

Pse u arrestua tre javë pas zgjedhjeve vendore Vangjush Dako?

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Pse u arrestua tre javë pas zgjedhjeve vendore Vangjush Dako?

Pse u arrestua tre javë pas zgjedhjeve vendore Vangjush Dako?

June 6, 2023
Detaje/ U dërëzua apo u arrestua ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako?

Detaje/ U dërëzua apo u arrestua ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako?

June 6, 2023
Lajm i fundit: Rrethohet shtëpia në Durrës/ Vangjush Dako ish-kryetar bashkie arrestohet

Lajm i fundit: Rrethohet shtëpia në Durrës/ Vangjush Dako ish-kryetar bashkie arrestohet

June 6, 2023
Suedia e shpall seksin si sport/ Pas tre ditësh Kampionati i parë botëror i seksit

Suedia e shpall seksin si sport/ Pas tre ditësh Kampionati i parë botëror i seksit

June 6, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In