11 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Editorial

Nga Vladimir Muçaj: Ngjarja në News 24 dhe hipokrizia e solidaritetit! Të protestojmë për siguracionet dhe pagat, e jo për pronat e pronarëve të medias!

by News Albania
13/08/2025
in Editorial
0
469
VIEWS
Share on Facebook

Ngjarja në News 24 dhe hipokrizia e solidaritetit!
Te protestojmë për siguracionet dhe pagat, e jo për pronat e pronarëve të medias

Në Shqipëri, gazetaria shpesh shihet nga jashtë si një profesion me ndikim, si një tribunë ku fjala e lirë merr jetë dhe ku pushteti kontrollohet përmes pyetjeve të drejtpërdrejta. Por në realitetin e përditshëm të shumë gazetarëve, kjo skenë idealiste mbetet një iluzion. Pas dritave të kamerave dhe faqes së parë të portaleve, fshihet një realitet i hidhur: punë e palodhur pa shpërblimin e merituar, vonesa kronike të pagave, mungesë siguracionesh shoqërore, kontrata të pasigurta, dhe shpesh, presion për të heshtur kur këto padrejtësi ndodhin.

Rasti i fundit i TV News 24, pjesë e grupit mediatik të Irfan Hysenbelliut, është vetëm maja e një ajsbergu shumë më të madh. Kur një media që pretendon të jetë në shërbim të publikut vonon me muaj pagat e gazetarëve dhe nuk kryen detyrimet ligjore për sigurimet shoqërore, nuk kemi të bëjmë vetëm me një çështje financiare – kemi të bëjmë me një shkelje të rëndë të të drejtave themelore të punonjësve. Kjo nuk është çështje e një biznesi privat, por një çështje publike, sepse gazetarët nuk prodhojnë vetëm mall për treg, por informacion që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Për këtë arsye, nuk shoh asnjë arsye të solidarizohem me profilin e pronarit në fjalë. Përkundrazi, jam për një hetim të plotë të detyrimeve të tij, jo vetëm ndaj shtetit, por para së gjithash ndaj gazetarëve që mbajnë mbi shpatulla prodhimin e përditshëm të lajmeve. Dhe ky standard duhet të vlejë për të gjithë: për Ylli Ndroqin (me shtatë emra në historikun e tij), për mënyrën e privatizimeve të tij, dhe po ashtu për proceset e privatizimit të ambjenteve të ish-Kinostudios, ku përfitues ka qenë edhe TV Klan. Nuk mund të ketë dy standarde: transparenca dhe përgjegjshmëria duhet të jenë të njëjta për të gjithë.

Jam i bindur se protestat nuk duhet të ngrihen për mbrojtjen e pronave të pronarëve të mediave, por për mbrojtjen e dinjitetit të gazetarëve. Nuk më mjaftojnë deklaratat, postimet në rrjete sociale apo deklaratat e radhës për “lirinë e medias”. Më duhen veprime konkrete, protesta në terren, përballje e hapur me shkeljet e të drejtave të punës. Sepse një gazetar që pret me muaj pagën e tij dhe nuk ka sigurime shoqërore nuk mund të jetë i pavarur. Ai është i detyruar të heshtë kur nuk duhet, të mbyllë sytë kur duhet të shohë, dhe të shkruajë atë që kërkohet, jo atë që është e vërtetë.

Këto ditë pashë disa shoqata gazetarësh ose më saktë “kryetar” shoqatash të vetshpallur me shkresa formale se askush nuk i ka zgjedhur në krye  dhe figura publike që dolën në mbrojtje të kësaj kauze. Në pamje të parë, veprimet e tyre krijuan impakt publik. Por në thelb, shumë prej këtyre reagimeve më duken të shtyrë më shumë nga dëshira për protagonizëm dhe vetfaktorizim sesa nga qëllimi real për të mbrojtur kolegët. Është një hipokrizi solidariteti që e zbeh kauzën, sepse kur kauza kthehet në skenë për imazhin personal, humbet thelbi dhe vlerat për të cilat duhet të luftojmë.

Në një vend normal, pronarët e mediave do të ishin të parët që do të respektonin ligjin për pagat dhe siguracionet, sepse kuptojnë se liria e medias nuk mund të ekzistojë mbi baza të padrejta ekonomike. Në Shqipëri, fatkeqësisht, shpesh ndodh e kundërta: ligji përdoret për të justifikuar pushtetin ekonomik, dhe media për të forcuar pushtetin politik.

Prandaj, ka ardhur koha që fjala “veting” të mos mbetet vetëm në fushën e drejtësisë, por të zbatohet edhe në fushën e medias. Veting për pronarët e mediave, për burimin e pasurisë së tyre, për mënyrën e privatizimeve, për mënyrën se si trajtojnë gazetarët. Sepse nëse nuk e pastrojmë shtëpinë tonë të parë – shtëpinë e informacionit – nuk mund të presim që shoqëria të informohet ndershmërisht dhe pushteti të mbahet nën kontroll.

Në fund, liria e medias nuk matet me numrin e kamerave apo portaleve, por me dinjitetin e gazetarëve dhe garancinë ligjore që ata kanë për punën e tyre. Dhe dinjiteti nuk është luks, është e drejtë. Për këtë ia vlen të protestojmë – jo për të mbrojtur pasuritë e pronarëve, por për të mbrojtur bukën e gojës dhe sigurinë tonë.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania