19 November, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Vladimir Muçaj: Në Pilur, historia dhe kënga bashkojnë kapedanët dhe polifonët

by News Albania
16/08/2020
in Opinion
0
72
VIEWS
Share on Facebook

15 Gushti 2020 do të mbetet në kujtesën e piluriotëve si dita kur u nderuan si të pa ndara, historia dhe kënga, kapedanët dhe polifonët shqiptarë të Bregut dhe Labërisë.
Është dita kur Presidenti i Republikës, Z. Ilir Meta, pikërisht në qendrën e bukur të këtij fshati ballkon të bregdetit, shoqëruar nga kryebashkiaku i Himarës Gjergji Goro, ka zgjedhur të dekorojë disa prej kapedanëve të luftës e të këngës, bij të fshatit po edhe të krahinës.
Është 100 vjetori i Luftës së Vlorës dhe Presidenti duket se nga Piluri ka nisur turin e një sërë vlerësimeve dhe dekorimeve për luftëtarë të kësaj epopeje të ndritur, për të vazhduar, siç tha Ai, në Kalanë e Tepelenës, në Drashovicë, në Kuç dhe Vlorë.
Me këtë rast në sheshin historik të Pilurit, u shpërndanë dekorime e tituj nderi për disa nga burrat e shquar të asaj kohe, nga Piluri, Bregu i Detit e Labëria dhe konkretisht : Kolë Mërkuri, Nase Beni, Spiro Jorgo Koleka, Avdul Kuçi, Arif Mëhillaj e Ismail Haki Kuçi.
Por, këtu, këta kapedanë të njëzetës u bënë bashkë me disa prej “kapedanëve” të polifonisë e këngës piluriote ku u vlerësua me titullin “Mjeshtër i Madh”, një prej zërave më brilante të polifonisë shqiptare, e shquara e këngës piluriote, Ermioni Mërkuri.
Me modestinë e saj të jashtëzakonshme, në fjalën e saj Ermioni pranoi ta ndajë këtë vlerësim të lartë presidencial me familjen e saj dhe sidomos motrën më të madhe, Katinën, marrësje e këngës monumentale me tekstin e të madhit Lefter Çipa, ” 28 mijë yje”.
Me titullin” Mjeshtr i Madh” u dekorua edhe drejtuesi i Ansamblit ” Bejkë e bardhë”, krijuesi dhe poeti tjetër piluriot, Kristo Çipa, edhe ky pinjoll i dinastisë së njohur Çipa.
U vlerësua gjithashtu me medaljen “Naim Frashëri”, kthyesi i grupit aktual “Bejkë e Bardhë”, Theodhori Bala, pasardhës i emrit të madh të këngës piluriote, të pa harruarit Qirjako Bala.
Mbrëmë sheshi historik i Pilurit nën kurorën e rrapit shekullor të kuvendeve e traditës, jetoi çaste me të vërtet festive e hareje, të mpleksura me histori e këngë polifonie. Madje ndryshe nga protokolli i përhershëm i vizitave te kryeministrave dhe kryetarëve të shtetit, Presidenti i Republikës preferoi të kalonte një natë në një nga banesat karakteristike të Pilurit. Por ai u bë pjesë e valleve dhe këngëve polifonike qe banore vendas dhe te keahines si dhe emigrante te ardhur enkas ne kete dite feste tradicionale, kenduan se bashku ne flladin e mbremjes ne porten e maleve apo ballkonin e Bregdetit si dhe nen valevitjen e flamujve kombetare me shqipen dy krenare.
Ne Pilur si ne shumicen e fshatrave te Laberise shijon pathosin dhe deklamimet kombetare per gjuhen dhe kengen e bukur shqipe. Madje hymni i tyre pas atij kombetar eshte kenga e famshme e Grupit te Pilurit me tekst te Lefter Çipes,” Kenget e Atdheut tim” te cilen kengetarja e famshme e polifonise Erimioni e kendon po me ate emocion dhe ndjenje e force vokale si gati 40 vite me pare. Nata e mbremshme ne Pilur kishte emocione dhe ndjenja te forta dashurie per vendlindjen e pilurioteve, por edhe per emrin e famshem te polifonise shqiptare, Pilur.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

E pandehur nga SPAK, Belinda Balluku shfaqet për herë të parë në Kuvend, i pranishëm edhe Rama (VIDEO)

E pandehur nga SPAK, Belinda Balluku shfaqet për herë të parë në Kuvend, i pranishëm edhe Rama (VIDEO)

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

E pandehur nga SPAK, Belinda Balluku shfaqet për herë të parë në Kuvend, i pranishëm edhe Rama (VIDEO)

E pandehur nga SPAK, Belinda Balluku shfaqet për herë të parë në Kuvend, i pranishëm edhe Rama (VIDEO)

19/11/2025
Ronaldo merr pjesë në darkën e Shtëpisë së Bardhë, batutat e Trump: Djali im është tifozi juaj, tani që u takuat do të më respektojë më shumë

Ronaldo merr pjesë në darkën e Shtëpisë së Bardhë, batutat e Trump: Djali im është tifozi juaj, tani që u takuat do të më respektojë më shumë

19/11/2025
Botërori 2026/ Zbuloni të gjitha kombëtaret e kualifikuara zyrtarisht

Botërori 2026/ Zbuloni të gjitha kombëtaret e kualifikuara zyrtarisht

19/11/2025
I dënuar me 30 vite burg në Itali, ekstradohet nga SHBA 44-vjeçari

I dënuar me 30 vite burg në Itali, ekstradohet nga SHBA 44-vjeçari

19/11/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In