Në kalanë e Argjiros kryqëzohen dy botë
Edicioni i 14 i Takimeve Muzikore te Dy Boteve: veprimtari ekskluzive e Shoqatës Kulturore Argjiro ristartoi përsëri me dy veprimtari në mjediset e kështjellës në Gjirokastër. Kryetara e kesaj shoqate Ilda Mara para çeljes se ketij edicioni u shpreh: ” u bënë plot 14 vjet qe punojme pareshtur për të promovuar Gjirokastrën tonë, kalane dhe trashegimine kulturore shqiptare, evropiane dhe botërore të saj në UNESCO”.
Veprimtaritë e këtij edicioni nisën me çeljen e ekspozitës “Dropulli nder vite” dhe vazhduan një koncert fantastik të këngëtarit të njohur grek Janis Karalis Nata e pare e këtij festivalit ishte një bashkepunim i Shoqstës Argjiro me Bashkinë e Gjirokastrës, Ambasaden Greke dhe Konsullaten Greke të Gjirokastrës: dhe disa faktorëve lokalë.
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi lidhur me këte event u shpreh se Gjirokastra mirëpriti këtë fundjave
Veprimtarite e Shoqatës Argjiro: ekspozitën me foto të rralla të Dropullit ndër vite dhe koncertin e këngerarit grek Janis Karalis. “Turistët dhe vizitoret e fundjavës kishin fatin te vizitonin një koleksion të fotografit të njohur nga Sotira, Jorgos M Vassos, i ruajtur me fanatizëm prej tij dhe që dëshmon momente të ndryshme të periudhës përgjatë dy luftërave botërore. Kësaj fundjave ju shtuan vlerat edhe prej koncertit me muzikë greke nga orkestra e Giannis Karalis”, u shpreh kryebashkiaku Golemi.
Ne perfundim të veprimtarise Ilda Mara falënderoi kryetarin e bashkise zotin Flamur Golemi, ambasadoren greke, znj. Sophia Philippidou dhe konsullatën në Gjirokastër për mbështethen e këtyre eventeve që afrojnë më tepër dy popujt tanë dhe zgjojnë gjithashtu interesin e turistëve.