Nga Vladimir Muçaj: Në çdo fushatë zgjedhore demokratët fitojnë vetëm Lulzim Bashën!
U zhvilluan zgjedhjet në PD për kryetar dhe nuk ishte surprizë e madhe për opinionin fitorja e Lulzim Bashës! Unë i bashkohem zërave të shumtë para zgjedhjeve se në krye do të ‘ngjitej’ përsëri Basha. Ai fitoi për shkak të shumë faktorëve partiak sesa për meritokracinë! Kishte në dorë gjithë strukturën partiake nga qendra në bazë! Të gjithë deputetët e konfirmuar në 25 qershor për interesa personale më së shumti ishin me Bashën edhe si “shpërblim” ndaj tij të cilët i ‘gradoi’ për 4 vite deputet. Për ‘burrëri’ politike ndaj kryetarit i cili i vendosi në lista deputetësh sigurisht shumica ndoqën rrugën pragmatiste duke mbështetur në vota Lulzim Bashën. Në këto shina ishin dhe shumë të tjerë të cilët e njohin mirë ‘statutin’ e pashkruar të Partisë për të qenë në radhë pritjeje nesër për kandidat bashkie a deputet u ‘strukën’ te Basha duke i dhënë votën e tyre bashkë me mbështetësit rreth vehtes! Mund të ketë dhe shumë të tjerë faktorë në ‘fitoren’ e thellë të Lulzim Bashës ndaj kandidatëve të tjerë! Nuk po i rreshtojmë sot për të cekur dicka tjetër thelbësore. Sipas shifrave zyrtare të rezultatit nga KQZ-ja e Partisë Emin Gjana muarën pjesë rreth 40 mijë votues demokrat nga mbi 72 mijë të regjistruar si votues-antarë! Sipas shifrava një numër jo i vogël votuesisht nuk kanë qenë të interesuar të votonin në këtë proces! ( Arsyet pse nuk kanë preferuar të votojnë mund të jenë të shumta). Unë po them një ndër to sipas mendimit tim: Nuk ua ka ndjerë fare mideja politike për këtë proces! Po sipas shifrave mbi 4 mijë fletë votimi kanë dalë të pavlefshme! Dhe kjo shifër të lë të komentosh dhe hamendësosh shumë arsye. Për këtë unë shtroj pyetjen: Kaq të ‘pagdhëndur’ qenkërkan demokratët sa nuk dinë të votojnë as brenda Partisë?!! Ah, dhe diçka nga rizgjedhja e Lulit më ktheu pas në kohë! Pikërisht kur Basha konkuroi për kreun e PD-së dhe përballë kishte ‘Dinosaurin’ Sokol Olldashin! Atë kohë i kishte sigurisht Basha strukturat partiake sepse Berishën kishte “kumbarë”, tamam si në këto të fundit dhe të freskëta zgjedhje. Zhvillohej procesi i votimit. Shumë demokratë të njohur në atë kohë dhe me kontribute nuk e gjenin emrin në listat e atëhershme! E dini pse? Sepse ishin identifikuar nga ‘spiunat’ e Partisë pro Olldashit. Me të ndjerin kisha miqësi e komunikim të shpeshtë. Më kishte lidhur me të gazetaria jonë e përbashkët e hershme dhe pak politika sigurisht! Një telefonatë e tij drejt meje atë ditë kishte të bënte me interesimin e cilësisë së procesit zgjedhor në qytetin ku unë ndodhesha. I komunikova se shumë votues nuk gjejnë emrat në listë-votim! Reagimi i tij: ” Nuk reformohet PD-ja me xhandarë dhe spiunë”! E kështu e ndamë bisedën së bashku! Luli ‘fitoi’ Olldashi ‘humbi”. Dhe pas kaq vitesh dhe në këto zgjedhje pati ankesa nga shumë emra kontribues në PD që nuk gjenin emrat në listat e votimit!! I bie që Basha nuk ka ndryshuar strategji! Përmbylltazi dua të them që zyrtarisht Basha u rishpall kryetar. Ai ‘fitoi’ betejën e ‘ veshtirë’ brenda Partisë pas humbjeve të shumta përballë rivalit Politik Edi Rama dhe PS-së! Lulzim Basha fitoi kryetarin, sepse dhe demokratët në çdo zgjedhje politike fitojnë në fund të garës vetëm Lulin!…