Adrian Gurma, Arben Çipa dhe Aida Demi tre kandidatë socialist për Sarandën.
Kush duhet ta drejtoje Sarandën, pionieren e turizmit shqiptar?
Hyrja në vitin e ri 2023 dhe afrimi i Majit, muajit elekroral që vulos se kush do të drejtojë 61 bashkitë e vendit, ka ulur temperaturat e motit, por ka ngritur “temperaturën” politike. Bashkë më të ftohtin, ka zbritur edhe debate brenda dhe jashtë familjeve politike, se kush do të jenë kandidatët. Aktualisht, debatet “zienë” brenda subjekteve politike. Mandej, kanë nisur të qarkullojnë emrat e kandidatëve të mundshë, Për arsyet që dihen, socialistët, menaxherët dhe zotëruesit e drejtimit të qeverisjes vendore, janë një hap para të tjerëve. “Kampet” e tjera janë ende të pavendosur për shkak se ndodhen në fazën e debateve të mënyrës së kandidimit, bashkë, apo veç e veç, apo në fazën e skicimit të aleancave.
Media jonë nisi monitorimin e situatës parazgjedhore nga skaji më jugor i vendit, nga Saranda. Ka shumë interes, sepse Saranda nuk është vetëm pionierja, por edhe një nga perlat e turizmit shqiptar.
Pyetja fundore këtu është: Kush duhet ta drejtoje Sarandën, pionieren e turizmit shqiptar, një kandidat nga pozita, apo nga opozita? Por ka ende shumë kohë për të marrë këtë përgjigje shteruese. Ka disa pyetje të tjera që sillen rrotull bregut dhe kanë ndezur debatin. Kush do kandidojë nga seicila palë?
Në këtë mandat qeverisës, kryetar bashkie ka qënë dhe vazhdon të jetë mjeku Ardian Gurma. Mandati i tij kaloi përmes probleveve të njohura, sidomos për turizmin bazën e ekonomisë lokale në Sarandë: pandemia e Covid 19, kriza ekonomike energjetike, rritja e çmimeve, lufta Rusi-Ukrainë etj,. Jo vetëm për këto problem, por edhe për shkak se në situatat parazgjedhore hapen shumë orekse, debate, thashetheme dhe ambicje, në radhët e socialistëve dhe të banorëve sarandiotë janë hedhur disa emra kandidatësh të mundshëm për të kandiduar mën logon e PS. “Të përgojuar” ka shumë në opinion dhe në radhët e socialistëve sarandiot, por tre janë emrat më të mundshëm: kryebashkiaku actual Artian Gurma, operatori më i suksesshëm turistik biznesmeni Arben Çipa dhe drejtuesja aktuale e Zyrës së Hipotëkës dhe regjistrimit të pasurisë Aida Demi.
Po cilat janë opinionet për këta kandidatë për të hyrë në garën e 14 majit? Përsa i takon kryebashkiakut aktual Ardian Gurma, për shkak problematikës së sipërpërmendur, rikandidimi i tij ka marrë disa “plasaritje”, por gjithsesi emri i tij mbetet si një kandidaturë e mundshme. Një kandidaturë e dytë për këtë pozicionin të rëndësishëm drejtimi e bashkisë me nivelin më të lartë të të ardhurave në gjithë rajonin jugor të vendit është edhe drejtoresha aktuale e Zyrës së Hipotekes Aida Demi. Në situatën e kaosit urban e pronësor që mbizotëri për më shumë se 30 vjet dhe që vazhdon të egzistojë në bregun e betonizuar, si dhe për shkak që për këtë situatë, historikisht shumë nga drejtuesit e zyrës së hipotekës në Sarandë janë dënuar e shkarkuar, kandidatura e Aida Demit mund të jetë pa shkak dhe arsye më e “penalizuara” mes tre kandidatëve në debatin qytetar.
Kandidatura më interesante që tërheq debatin dhe vëmëndjen e analistëve, është kandidatura e Arben Çipës, një prej operatorëve turistik më të njohur dhe të të suksesshëm të tregut turistik shqiptar.
Kompania e tij “Sipa Tours” është një nga agjencitë turistike më të njohura edhe në tregun turistik ndërkombëtar e specializuar në turne dhe ekskursione në të gjithë Shqipërinë. Emri i kompanisë “Sipa Tours” dhe i Presidentit të saj Arben Çipa janë bërë të njohura dhe përmendura ndërkombëtarish në artikuj dhe botime në të gjithë botën.
Biznesmeni Arben Çipa, i biri i poetit të njohur të Himarës Lefter Çipës, ka një histori të ngjashme më shumë emigrant shqiptarë të riktyer në Shqipëri që ka ngritur një biznes pas emigracionit. Rreth 28 vjet më pare, ai ndërpreu studimet në shkollën artistike të Vlorës si një emigrant në kërkim të fatit, por vazhdimisht i vendosur për t’u marrë me turizëm duke marrë në emigracion eksperiencën më të mirë të Korfuzit turistik dhe ate te ishujve Kanarian ne Spanje.
Korfuzi u bë shkolla e tij e parë. Pas kthimit nga emigracioni ai u vendos në Sarandë dhe ngriti aty një kompani shumë sfiduese dhe konkurende në tregun turistik ndërkomëtar të Adriatikut, Jonit dhe mesdheut. Pioneri i pare i prurjeve te krocereve dhe jahteve ne Shqiperi.Janë me mijëra turistët e huaj nga gjithë Europa te ndermjetesuara nga kompania “Sipa Tours”.
Nuk dihet ende cili është mendimi dhe qëndrimi i të tre kandidatëve që në Sarandë konsiderohen si më të mundëshin e krahut të majtë. Sipas analistëve të zhvillimeve paraelektorale, kandidatura e tij duket mjaft sfiduese për shkak të eksperiencës së shkëlqyer në fushën e menaxhimit turistik, por edhe të nevojës prioritare që ka Saranda për një qeverisje, startegji dhe orjentim turistik. Gjithsesi është ende herët për të folur për kandidatin që socialistët sarandiot do të zgjedhin për ta hedhur në këtë garë që parashikohet të jetë shumë e ashpër dhe tepër e vështirë.
