Nga Vladimir Muçaj: Përse deputetët Petro Koçi ( PS) Luan Baçi ( PD) nuk flasin troç? ‘Muzika’ SPAK bie për Albpetrol sh.a!
Luan Baci zbulon terthorazi thembren e Akilit ne denoncimet e Petro Kocit. Nenkuptohet se eshte Albpetrol.sha.
Ne intervisten e fundit ne Top Chanel Luan Baci tregoi shume drite hije per disa kompani qe jane jasht vemendjes mediatike por kane potencial te lart ekonomik dhe te synuara per te kapur tendera nga grupet kriminale. Baçi sikunder dhe Petro nuk e thone me emra konkret. Deputeti demokrat Baçi edhe pse ka bindjen se Petro Koçi nuk e hedh kete ‘shqetesim’ te tij per te luftuar tamam korrupsionin por per kredo personale dhe per te fituar terren e simpati politike ne Qarkun Fier ai perseri e deklaron mbeshtetjen e tij prej opozitari!! Ne fakt portali newsalbani.al prej afer nje muaj në rubriken: ‘Kur do ndalet degradimi i Albpetrol ka sjelle fakte sa ka mundur rreth zullumeve ne ate kompani me drejtuesit e saj te djeshem dhe aktual. Keto deklarime te hapura publike mediatike te Portalit me 23 mije ndjekesa aktualisht nuk kane rene ne syrin ‘vigjelent’ te Socialistit Petro e demokratit Baçi!!
I pyetur ne top Chanel ne emisionin Berak News Luan Baci eshte shprehur qe ka te verteta ne denoncimet e Petro Kocit Eshte nje kompani e madhe ne Fier eshte Albpetroli i cili hedh tendera multi miljardesh dhe qe eshte nen shenjestren e krimit te organizuar.
Eshte nje kompani lokale ne Fier po me permasa kombetare dhe ka resurse te medha ekonomike per tendera
ku dhe ekspozimi i firmave te caktuara qe i fitojne ato eshte minimal .
Ndryshe me bashkine qe ben pune publike dhe firmat jane ne kontakt me publikun dhe jane te ekspozuara me banoret dhe gjithesecili do pyesi: Kujt eshte kjo firem i kujt eshte ky biznes kush eshte pronari etj pyetje tipike shqiptare..citon Baçi. Kesisoj do ekspozonin firmen ne fjale -vijon deklarata e tij. Pra fokusin demokrati Baçi e drejton ne kete kompani te madhe. Duke analizuar jo vetem deklaraten mbeshtetese te demokratit Luan Baci ndaj deklarates se Kocit ‘shqetimet’ jane te kuptueshme per ke bien kambanat me shume. Petro Koçi beri fushate ndryshe ne zgjedhjet e 25 prillit. Ishte per vazhdmin e qeverisjes, permendi sukseset ne qender por dhe ne baze ne qytetin e Fierit. Ai jo dhe shume si ‘ mik’ por dhe jo ‘armik’ u shfaq afer me kryetarin Armando Subashi gjate fushates. Ajo qe qarteson per te vemendshmit situaten eshte dhe fakti tjeter: Petro Koci dhe gjate deklarimeve te tij te fundit nuk ka atakuar kreun e bashkise Fier Armando Subashin. Perkundrazi ka nxjerr ne pah punen dhe angazhimin e tij pozitiv ne rrafshin lokal. Disa portale dhe gazetaruc e rucka te paguara nen dore e mbi dore rane ne kurthe te panevojshe duke mbajtur te shigjetuar Bashkine Fier! Por sipas ‘germimeve’ te mia dhe stafit te Newsalbania.al alarmi i Koçit diku tjeter eshte. Alarmi eshte per Alpetrol.sha. Atje zoti Koçi ka dy miqte e tij te afert me te cilet e ka patur dhe ka me te kollajte konsulten dhe bashkepunimin. Ata jane Baftjar Zeqaj dhe Flamur Mato. I pari ish-drejtor tani keshilltar, i dyti drejtor pas kandidimit per deputet te zotit Zeqaj. Ndersa newsalbani.al ka kritikuar menyren e menazhimit te kompanise nga keta drejtues ne pak muaj si punesimet, tenderat,nepotizmin etj etj mendojme se zoti Koçi e me pas demokrati Baçi tani dhe pse opozitar dine dicka me shume rreth zullumeve ne Albpetrol pavaresisht se qe te dy i bien anes e anes situates duke marre protagonizmin e pamerituar politik neper statuse facebook-u apo biseda tavolinash!
Pra alarmi i dhene nga Z.Petro Koci ka qene pikerisht per kete kompani Albpetrol sh.a. Kronologjia e gjerave atje te çon!
Dhe opinioni pulblik eshte ne djeni qe dy emerimet e para fushate ne Fier , ishin Petro Koci kryetar partie dhe Baftjar Zeqaj drejtor Albpetroli. Të dy miq te vjeter e te ngushte me njeri tjetrin .
Pas doreheqjes se Baftjar Zeqajt ne krye te albpetrol me konsensus u emërua drejtor Falmur Mato “djalë i vogël” i Baftjarit qe ishte mar aty ne ate kompani po nga Baftjar Zeqaj si drejtor tenderash.
Tanime Flamur Mato Drejtor i pergjithshem njekohesisht dhe drejtori tenderave drejton kete kompani ne lidhje te ngushte me Baftjar Zeqajn te cilin e ka keshilltar .
Paradoks ky i institucioneve shqipetare !
Kjo situate dihet nga shume qytetare dhe lidhjet Zeqaj – Mato. Kur ishte kryetar Zeqaj e kishte nenkryetarin e Bashkisë Fier Z . Flamur Mato edhe pse një personazh pa profil pozitiv të spikatur! Tani ky zotëri mbeti dishepulli i tij me i besuar ne Albpetrol!
Eshte ky dishepull qe mund te ketë dhene alarmin per ndonje kercenim te mundshem pasi nuk i kanë ecur mirë pazaret e tij personale dhe ‘ oborrit’ të tij më llumin që solli në Albpetol në unison të plotë me zotin Zeqaj. Tenderat e hedhur ditet e fundit kapnin shifra te larta qe nuk bien posht shumes 100 miljon lekesh .
Te gjithe keto tendera te hedhur nga Albpetrol ne APP korespondojne ne dt te perafert hapje ose mbyllje me Dt 16 Korik kur u be postimi i pare alarmit Z Petro Koci per perfshirjen e krimit ne tendera publike !
Nje analize tjeter qe kane bere gazetaret tane eshte dhe deklarata ne postim e disa diteve me vone e z. Petro per Bashkinë Fier. Ai thotë qe ska pse te ketë qefmbetur pasi une nuk pemenda emra por fenomenin dhe fenomeni eshte egzistent-citoi Koçi
Kjo e pare ne sinkron me levdatat e Rames qe beri ne mbledhje e kryetareve te Bashkive sidomos per Bashkinë Fier ku e mori si shembull krahasimor me Bashkin Lushnje ste le te kuptosh se mund ta kete pasur per Bashkin Fier “shqesimin” deputeti i zgjedhur Petro Koçi
Ne postimin ne FB Dt 20 Korik ora 06;56 ku Z.Petro benë nje analize paraprake shpreh dhe vleresimin per punen dhe angazhimin per Z . Subashi . Ja fraza konkrete vleresuse per kryetarin e bashkise ( Dua ti shpreh mirenjohjen pergjegjesit politik te Qarkut per nje fushate intensive dhe te kudondodhur. Kryetari i bashkise gjithashtu u angazhua fort- vijon Koçi ne aktivitetet elektorale ne gjithe territorin tone politik si edhe ne ne aktivitetin organizativ para fushates. (Ky vleresim s’ka lidhje me reagimet e hutuara te koheve te fundit ndaj vleresimit tim politik se ne Fier ka zgjatje te duarve te krimit drejt financave publike dhe ku ska asnje akuze emerore)
Pra beri nje citim perjashtimor per Z.Armando Subashi .
Po kush e ndezi zjarin politik brenda PS FIER? Eshte nje hulumtim qe po bejn gazetaret tane keto dite ku deteje te here pas hereshme do te dalin ne drite. Permbulltazi mendoj se hodha disa piketa dhe nuanca analize ne zhurmen e shkaktuar se fundmi prej deputetit Petro Koçi. Thene troç behet fjale per kompanine Albpetrol sh.a ku per zullumet e atjeshme jane mekatare te shumte te cileve “brinjet” duhet tua zberthej SPAK. Petro, Luani e te tjere politikane te marrin guzimin të flasin edhe me troç! Por më troç fare le të presim fjalën e drejtëdisë! E drejtësisë së padrejtësisë këto 30 vite pluralizëm!
Nje gje eshte e sigurt me mafian nuk behet shaka! Ndaj asnjeri nuk permend emra ku mund te orjentohesh! Në kete mjegullnajë te ketij denoncimi pa emer por vetem me termin ‘fenomen’ ne mundohemi te hulumtojm e te nxjerim me te miren e mundeshme për opinionin publik
Tani qe mafia kap dhe tendera e para publike te qytetareve e dimë mire ne italine fqinje. Ka raste te shumta e te sofistikuara dhe ne Ameriken e demokracise.. Ka shumë raste si gjithmone, publiku informohet nga zbulimet e drejtësisë.
Kjo mjegullnaje me keto denoncime ka hapur nje gjueti shtrigash ku gjithsecili mund te hamendesojë ku te doje e per ke te doje e ketu fillojne shkendijat e para te zjarit politik brenda PS Fier .
Disa portale me politike redaksionale afe PD ka aluduar se deklarat e Z Petro ishin per Bashkin dhe krijuan disa shkrime .
Ky shkrim aludonte se deklarata e Petro Kocit ishin per Bashkinë Fier ku dhe shumë portale funksionojne si copy – paste. U bënë virale këto shkrime e me pas ndezi nje ‘zjarr’ politik te pa nevojshem midis dy dretuesve kryesor politikë ne Fier .
Po ashtu ne intervisten e news 24 dt 16 Korik Z.Petro Koci nuk ka permendur ne asnje moment Bashkinë apo Z Armando Subashi .
Me pas nje postim te dt 20 Korik Petro Koci ben nje analize paraprake te zgjedhjeve dhe shpre nje vleresim per angazhim e Kryetarin e bashkis dhe citon qe ska pse te jete hatermbetur ….citim ne facebook ..
( Dua ti shpreh mirenjohjen pergjegjesit politik te qarkut per nje fushate intensive dhe te kudondodhur. Kryetari i bashkise gjithashtu u angazhua fort ne aktivitetet elektorale ne gjithe territorin tone politik si edhe ne ne aktivitetin organizativ para fushates. (Ky vleresim ska lidhje me reagimet e hutuara te koheve te fundit ndaj vleresimit tim politik se ne Fier ka zgjatje te duarve te krimit drejt financave publike dhe ku ska asnje akuze emerore)
Kush e alarmoi Petro Kocin eshte pyetja kur nga bashkia ska asnje sinjalizim .
Pse ky alarm pa emra e raste konkrete?!
A mos ishte ky nje alrm ne forme euforie te momentit pas arestimeve te spak apo dikush eshte ankuar te petro koci se po kercenohet per tenderat ne insiticionin e vete .
A mos ishte kjo nje thirje euforike momentale e Petros por qe pati reagim masiv nga strukturat e Ps diasa pozitiv e disa negative. Disa e moren personale e disa kaluan ne neutralitet .
Ky alarm beri qe te gjithe te shikojne njeri tjetrin ne PS e te thone armik ky e armik ai e nje zot e di ku qendronin keto akuza .
Vetem drejtusit e albpetrol dihet qe jane shume te afert me Petro Kocin e per pasoj i vetmi institucion qe mund te hamendesojmë se mund te jete ne kercenim eshte Albpetrol.sha
Kete e shprehu mbrëme dhe Luan Baci ne top news albania. E shprehur terthorazi por qe mundet te jete thembra e akilit ne denoncimet e Petro Kocit. Pa rënë në përsërite fjalësh të kësaj analize përmbulltazi dëshiroj të them dhe diçka që është brenda thelbësores! Ka dhënë mbështeje për deklaratën Koçi, deputeti demokrat Luan Baçi. Po deputetet e tjere demokrat dhe socialitë në veçanti : Antoneta Dhima, Bujar Çela,Tatjana Piro, Erion Braçe, Lindita Buxheli, Adelina Rista, Xhevit Bushi, Ismet Beqiri, Mirela Pitushi etj pse nuk japin mbështetje publike Petro Koçit për të nxitur në vijim forcën reaguese të institucioneve ligjzbatuese?! Çudi më vehte dhe kjo!! Petro thotë është fenomen kjo puna e tenderave por unë nuk kam emra!!! Po kjo ndodh gjithandej dhe në vende më të konsolidusara! Pretendon Petroja se po i thotë publikut ndonjë gjë të padëgjuar?!! Petro na thotë fenomenin, opozitari demokrat Luan Baçi na thotë se dhe pse është i bindur përse Koçi godet që sipas vetë atij pra Baçit..për interesa personale ai e mbështet Petro Koçin! E po kjo është të shqyesh sytë e veshët! Mos ndoshta Baçi për tu ndjerë pak politikisht dhe për tu intervistuar nga ca bukuroshe të ekranit dëshiron tu thotë “palëve”: Unë nuk kam cfarë të bëjë ..jam deputet opozitar..do flas, por i pari foli Petroja jo unë!… Për të dy këta zotërinj deputet të cilët i konsideroj dhe miq të mi për shkak të njohjes reciproke shumë vjeçare ju them publikisht: ‘ Jeni zhurmuesa dhe pabythësa politikë! Kaq! Përtej çka unë parashtrova drejtësia të zgjohet! Ajo ka dhënë shenjat e para! Le të shpresojmë!