Lulzim Basha u “ngjall” në publik fill pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit. Ai gjatë fushatës humbi, por humbi krejt fare! Sipas meje Bashës i është dhënë premtimi se vula do i mbetet dhe ai po kthehet për të marrë vulën dhe firmën. Nuk besoj se ngjall ndodnjë shpresë në opinionin publik. Dorëheqjen e Alibeajt e shoh të lidhur me shfaqjen e Bashës. Ai po rikthehet për të marrë një parti që nuk e ka dorëzuar kurrë. Besoj se 6 muaj mjaftojnë për bashkimin e PD-së, por problemi është te vullneti politik. Ky vullnet mungon për shkak të interesave individësh apo grup individësh si në PD-në zyrtare ashtu dhe tek ajo e Rithemelimit. Përderisa nuk do “shëmbet” ky realitet politik brenda opozitës më të madhe në vend keq e më keq ka për të ecur opozitarizmi. Nëse kthejmë politikishtkokën pas e shohim pasqyrën politike të Lulit duhet thënë shkurt e troç! Ai ngeli “qëndrestar” dështak në shumë “luftra” politike me Edi Ramën e Partinë Socialiste. Ai e prishi krejt “biografinë” e vet qëkurse u fut në koalicion me qeverinë për hatër interesash në disa ministri! Ndërsa mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale të katër viteve më parë ishte vetëvrasje e rëndë politike! Tani Basha është zgjuar në takime me anëtarë e simpatizanë demokratë pa thënë se ku humbi gjithë këtë periudhë?! Rrjedhimisht sipas perceptimit tim është transformuar në një skuth politikë i cili ka ardhur për vulën dhe firmën e Partisë në interes tërësisht personal! Basha nuk ngjall më frymë e shpresë për shkak të “konsumimimit” të tij politik me ose pa dashje apo i “shtërnguar” nga rrethanat! Me Lulin dhe këtë opozitë Edi Rama është e ngelet “Mbret” i pashpallur ligjërisht! Eshtë në të drejtën dhe dëshirën e tij politike për sa kohë kështu do jetë opozita me Lul dhe “lule” pa gonxhe!
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka