Kapteri Peza që po kërkon ta kthejë RTSH në “garzinon ushtrie”
Emërimi I Alfred Pezës në krye të Radio Televizionit Publik ishte dhe goditja e fundit që mund t’I bëhej këtij institucioni kaq të rëndësishëm mediatik, por që për 30 vite, vijon të rrënohet cdo ditë. Prej vitesh konkursi për postin drejtorit të këtij institucioni bëhet formal, ndaj kandidatët që marin pjesë janë qesharak , pasi emri është përcaktuar nga partia në pushtet e kujtdo krahu qoftë ajo.
Kështu dhe kapteri Peza kur bëri gati dosjen për konkurim, fitoren e kishte në xhep.Në ambientet mediatike zotin Peza e njohin si gazetarin e dikurshëm të kronikës së zezë, që lajm ishte thjesht një njoftim policie se sa persona ishin ndaluar nga policia apo sa aksidente kishin ndodhur.
Karriera e tij erdhi ne ngjitje sic ndodh gjithmon në këtë vend, dhe zotërin në fjalë e shohim drejtor të televizionit “Ora” , që të gjith e dim se për cfarë është komentuar kjo media. I vetmi shkëlqim I Pezës, në këtë television ishte servilizmi që I bëntë pronarit, duke I vendosu vajzën si lajm të parë në edicionin kryesor të lajmeve, për festën e abetares, apo kur bënin sikur luanin golf në vilën e pronarit në Qerret.
Por , me thënë të drejtën nuk I doli keq drejtorlliku në këtë television, se iku me 1 milion dollarë me vete. Kështu brodhi në disa media si drejtor, për ta lënë zanatin në një moment e ti futej politikës. Oreksi I të bërit sa më shumë dollar ishte shtuar dhe ku më mirë se në politikë mund ti bëje ato. Ndaj një ditë të bukur e shohim deputet në kuvend nën siglën e partisë në pushtet, PS.
Si politikan u mbajt mend për premtimet idiote që I bënte popullit fukara të Peqinit nga vjen edhe vetë. Të gjith e mbajmë mend premtimin për binjakëzimin e skuadrës së Shkumbinit me ekipin italian të Lazios, sa vuri në siklet dhe shefin e tij, zotin Rama, kur e dëgjoi në miting.
Mandatin e deputetit nuk e gëzoi deri në fund se I dolën të palarat shpejt. I mësuar të hajë me garuzhde dhe jo me lugë, zoti Peza nuk po e gjente dot veten askund.
Tentoi të drejtoi dhe një emision politiknë, pikërisht në televizionin që i’a “dhuruan” ta drejtoj, RTSH, por paaftësia e tij bën që mos t’i rinovohej më kontrata , duke dështuar edhe njëherë tjetër. Por kaprterët nuk dorëzohen kollaj, kështu bëri dhe zotëria në fjalë, na u bë dhe shkrimtarë. Nuk di se kush e lexoi librin e tij, po kjo nuk I duhet kujt, e rëndësishme është që CV e kapterit të pasurohet për të qenë e denjë për të drejtuar gjigandin mediatik shqiptar.
Mungesa e frymëzimit për të shkruar ndonjë libër tjetër, bëri që ti bashkohet dhe ai llumit mediatik të portaleve duke hapur dhe ai një të tillë.
Me gjithë këto arritje në karrierën e vet dhe CV kaq të pasur, edhe pse ka arritur të marrë postin më të rëndësishëm në media, mllefi dhe urrejta që ka akumuluar këto 30 vjet si pjesë e medias por I dështuar si gazetari profesionit, po e kthen atë, në drejtorin më të urruer në këto 30 vite të Radio Televizionit Publik Shqiptar.
Pushimet nga puna pa asnjë arsye, urdhrat prej ushtaraku që vec në media nuk funksionojë, terrori psikologjik që po krijon tek punonjësit, spiunët e paguar që qarkullojnë nëpër kafet rreth TVSH-së, për të informuar kapterrin e Peqinit, na nxjerrin mallin e kohës së “xhaxhit”.
A ka dikush t’I kujtoj këtij të paafti, që aksidentaklisht ka “ngrënë bukë” nga profesioni I gazetarit, që ky profesion nuk ka orar fiks se është krijimtari, dhe nuk krijohet duke ndejtur në zyrë që në orën 8-të të mëngjesit.
A e di ky zotëria që ato pushimet nga puna pa paralajmërim janë kosto e taksave të shqiptarëve, pasi në të drejtën e tyre ata punonjës do ti drejtohen gjykatës.
Zgjohuni o punonjës të TVSH-së, mos lini një kapter t’iu marë nëpër këmbë , se është thjesht një zvarranikë më shumë që I jepet pushtet , në mënyrë indirekte edhe nga ne me votën që u japim këtyre pushtetarëve. Ah dhe diçka që vlen te shkruhet. Ketë tipen “gazetare” Bora Xhani (emëruar prej tij drejtoreshe programacuoni ne TVSH) nga cila ane ja ka bërë vleresimin perpara apo nga pas? Ehhh zoti na ruajt sa shume janë shtuar keta soj si soji I kapterit te dikurshem Alfred Peza!!! Kam ende shembuj sesi Fredi të heq nga puna kur ka vulën e kreut diku, por kaq për sot!…