8 September, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Editorial

Nga Vladimir Muçaj: Jam me gazetarët, solidarizohem me ata, por jo me pronarin!

by News Albania
10/08/2025
in Editorial
0
143
VIEWS
Share on Facebook

Jam me gazetarët, jo me pronarin

Bllokimi i sotëm i “TV News24” nuk ishte thjesht një lajm, por ngjarja që mbizotëroi axhendën mediatike të ditës. Si qytetar, por mbi të gjitha si gazetar prej vitesh, nuk mund të qëndroj indiferent përballë një situate të tillë. Në radhë të parë, dua të di arsyet e plota, të detajuara, që çuan në këtë vendim. Transparenca në këtë pikë nuk është luks, por detyrim ndaj publikut dhe ndaj vetë gazetarëve që punojnë aty.
Dhe po e them që në fillim, pa asnjë ekuivok: jam plotësisht në krah të gazetarëve.

Shumë prej tyre i njoh personalisht nga bashkëpunime të hershme në media. Janë profesionistë që kanë punuar me përkushtim, shpesh në kushte të vështira, duke mbajtur lart standardin e gazetarisë. Ata nuk e meritojnë të gjenden sot në qendër të një beteje që nuk është e tyre. Kjo nuk është vetëm një çështje financiare apo administrative, por një problem që prek drejtpërdrejt dinjitetin e profesionit tonë.

Megjithatë, duke e parë situatën me sy kritik, nuk mund të mos ndalem në dy çështje që më kanë habitur.
E para, është shpejtësia e reagimit dhe solidaritetit nga një pjesë e gazetarëve dhe shoqatave të tyre. Natyrisht, ky është një reagim i nevojshëm dhe i drejtë. Por ku ishin këto zëra kur kolegët e tyre në të njëjtën media nuk merrnin pagat prej muajsh? Heshtja në atë kohë nuk ishte vetëm zhgënjyese, por në një farë mënyre kontribuoi që situata të arrinte deri këtu. Solidariteti duhet të jetë i përhershëm, jo i rastësishëm.

E dyta, lidhet me qëndrimin e vetë pronarit të medias. Ky është një pronar që herë shihet në miqësi të ngushtë me qeveritarë dhe herë shfaqet në përplasje të hapura me ta. Ky lloj “vallëzimi” politik nuk është i ri për skenën tonë mediatike e veçanti Irfani i News 24,  është thellësisht i dëmshëm kur për pasojë lë në baltë gazetarët. Nëse zoti Hysenbelliu i ka detyrime ndaj shtetit, duhet t’i shlyejë deri në qindarkën e fundit (dhe sipas informacionit të besueshëm ai ka pas lajmërim prej dy vitesh). Dhe mbi të gjitha, duhet të respektojë kontratat dhe të drejtat e gazetarëve që punojnë për të. Përdorimi i ekraneve televizive dhe platformave mediatike si mburojë për konfliktet e tij personale me qeverinë është i papranueshëm.

Gazetarët nuk duhet të bëhen pengje të pazareve, qejfmbetjeve apo strategjive të biznesmenëve që zotërojnë mediat. Ata janë aty për të informuar publikun, jo për të mbrojtur interesat private të askujt. Prandaj, në këtë situatë, unë jam plotësisht me ta — me kolegët e mi, me njerëzit që çdo ditë mbajnë mbi supe barrën e informimit të qytetarëve.

Në fund të fundit, kjo nuk është vetëm një përballje mes një pronari dhe një institucioni shtetëror. Është një provë e madhe për të kuptuar se sa të mbrojtur janë gazetarët në vendin tonë, sa të respektuar janë kontratat e punës, dhe sa seriozisht e marrim ne si shoqëri lirinë e medias. Derisa këto pyetje të marrin përgjigje, një gjë është e qartë: Gazetaria nuk mund të ecë përpara nëse pronarët e mediave vazhdojnë ta shohin ekranin si pronë private për betejat e tyre personale.!

Unë jam me gazetarët, sot dhe gjithmonë. Sepse pa ta, nuk ka as të vërtetë, as liri fjale, as demokraci të shëndetshme.!… Dhe e fundit fare….”Lufta” mes gjelit mediatik dhe “gjelit” politik shkarkohet në kurriz të gazetarëve të paguar keq e më keq, ndonjeherë edhe më keq se keq!… E thënë edhe më troç e shkoqur fare Pronari i Media News  Iran Hysenbelliu të sillet mirë e korrekt me detyrimet ndaj shtetit dhe detyrimet ndaj gazetarave!….

Fotoja sipër nuk do shume koment!…
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania