Keto 30 vite pluralizëm lëmsh kanë ecur parimet e demokracisë! Sherrnajë politike ku më së shumti ka funksionar parimi “bjeri t’i biem”, pasuri te gllaberuara, te drejta themelore per pronen dhe jo vetem të përdhosura! I forti bën ligjin, i dobti përçmohet. 30 vjet refren i përseritur “mi vodhe ti t’i vodha une” votat! Korrupsioni dhe kurvëria morale e politike nuk njohin kufi krahinë dhe ide! Nepotizem e mungese profesionalizmi ne shume kapilare te administrates! Te gjithe si në korë akuzojne njeri-tjetrin : “Ti ke vjedh, ti je vases,ti keshtu dhe ashtu”! Premtime boshe dhe tallje pafund me interesat publike! Deputet qe marrin rroga si ne Kanada, Danimarkë, Suedi e gjetkë, por që aspak nuk justifikojnë ne pergjithesi punen me shperblimin nga taksat tona, per te mos folur pastaj per tipa si Arben Ahmetaj i cili vodhi sa i desh kokrra e qejfit dhe iku si spurdhjak u arratis. Duhet ndryshim i ketij kursi politik! Duhet patjeter! Ja si behet me mire sipas meje! Nje kod zgjedhor me lista te hapura. Numerim votash i standardizuar mire ! Ne pamundesi te formes elekronike, komisioneret te mos jene hiç nga sistemi i partive. E drejta e votimit te emigranteve shqiptare duhet konsideruar e vonuar dhe emergence politike kombetare! Ata duhet urgjentisht te votojne! Nese keto realizohen ndodh patjeter ne nje fare mase dhe “eleminimi” politik i te konsumuarëve te cilet fatkeqesisht i gjen me shumice te strukur si tek pozita ashtu dhe opozita e fragmentizuar keqazi! Më mirë keshtu do ishte të ndodhte!…( 14 Gusht 2023)
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)