Ishim të ftuar në Elbasan nga bashkia dhe kolegët e atjeshëm. Nga çdo qark e degë e Unionit të Gazetarëve kishte pjesmarrje. Madje kolegë tanë prej Presheve, Bujanoc ishin bërë pjesë e grupit tonë eksplorues. Dita e parë kaloi shpejt. Pritja miqsore në bashki prej kreut te bashkisë akomodimi, shëtitja në qytet dhe darka me shije elbasanase. Dita e dytë tjetër axhendë interesante kishte. Të gjithë së bashku në një mikrobuz komod nisemi jashtë qytetit. Xhimi në rolin e cicëronit na njoftoi se drejt Funarit po shkonim. Ecnim në një të përpjetë rruge të vjetër. Dhe pse kështu automjeti e “çante” rrugën e vështirë.
Fshati Funar një Zvicër e vogël në bashkinë Elbasan!..
Përsëri Xhimi nëpërmjet mikrofonit na spjegonte historitë e cdo kilometre në këtë rrugë. Mësuam për teleferikun mbetur relike kohës. Mësuam historikun e një tuneli përgjatë Funarit. Mësuam se cfarë bimësh e pemtari ishin të zonës. Mësuam gjithashtu se bashkia Elbasan në partneritet me atë të Tiranës do e asfaltojnë këtë rrugë. Asfaltimi i këtij segmenti do të thotë 20 min kohë për të mbritur në Tiranë. Duke ecur e gjarpëruar rrugën drejt Funarit të gjithë na mbërtheu kurreshtja për të parë cdo km dhe cdo pjesë të imazhit të zonës. E gjithë rruga në të dy krahët e “mbyste” gjelbërimi. Mbrijmë në fshatin magjepës Funar. Nuk ishte se ky fshat kishte ndonjë qendër fikse. Kudo mund të qëndroje dhe cdo vendqëndrim mund të quhej ashtu.
Fshati Funar një Zvicër e vogël në bashkinë Elbasan!..
Zbresim nga automjeti për të ecur në këmbë mes një gjelbërimi mahnitës natyral. Kodrat e veshura me pyll liqenet kaltërosh na mbushën me frymë. Një pamje magjepsëse! Me qindra foto të këtij peisazhi “ngecën” në aparatet tona. Organizatori tjetër i këtij rrugëtimi Besim Dybeli e ka një mision tjetër të vetin. Na afron mikrofonin për intervistë. Isha dyfish në emocion. E para nga pamja e natyrës që kisha përpara! E dyta për herë të parë po më intervistonte një mik e kolegu im! Në mikrofon thash shkurt: Funari një perlë që duhet vizituar! Funari një Zvicër e vogël në teritorin e Elbasanit! Këtë dëshiroj të them dhe në këto radhë tani. Fshati Funar një perlë e natyrës shqiptare! Funari një oaz zvicere! Funari duhet vizituar për gjithcka ai të jep! Në Funar duhet investuar! Është një pikë turistike e rrallë në llojin e vet!….