Nje shprehje e vjeter thote qe fitimtaret nuk gjykohen por une do te merem ne kete shkrim analitik me kryerjen e nje analize post-elektorale se si erdhi rezultati me pozitiv i qarkut (ne krahasim me te tjerat) per partine socialiste ne Bashkine e Fierit.
Kam patur gjithmone idene se betejat elektorale nuk fillojne dhe mbarojne me hapjen dhe mbylljen e afatave te percaktuara ne kodin zgjedhor por ne nje koncept konservator beteja elektorale zhvillohet cdo dite qeverisjeje , e me sa duket ne te njejtin gjykim ka rezultuar te ishte edhe bashkia e Fierit e cila ne cdo dite te punes se vete punonte me objektiv kryesor permbushjen e detyrimeve dhe sherbimeve per qytetaret por edhe maksimalizimin e votes se majte ne kete bashki.
Rezultati qe erdhi ne 25 prill ishte pasoja pozitive e nisjes qysh ne krye te heres se kalkulimeve, skemave, kombinimeve dhe percaktimin e piketave ne te cilat do te kryhej fushata votembledhese e partise socialiste ne qytetin e Fierit dhe ne gjithe njesite administrative perberese.
Sot me vjen mire qe ne disa shkirme te miat kur celja e fushates ishte ende larg ( por ku edhe une si nje vezhgues i holle dhe i kujdesshem i asaj qe pritej te ndodhte) kisha argumentuar se peshen kryesore elektorale do e mbanin dy figurat politike me te rendesishme te qytetit te Fierit. I pari kreu aktual i kuvendit te Shqiperise Z.Gramoz Ruci qe per strategji elektorale u vendos i 10-ti ne listen shumëemërore per deputete te qarkut te Fierit dhe i dyti kryebashkiaku Z.Armando Subashi.
Kjo dyshe politike duke bashkerenduar punet me gjithe aktoret dhe faktoret lokale arrti si rezultat final ne bashkine e Fierit nje rezultat mjaftueshmerisht te kenaqshem ne raport me gjithe pjesen tjeter te qarkut. Mesazhet qe ata percollen ne menyre te drejperdrejte ndaj votuesve fierake, duke vene theksin fort se duhej votuar sigla dhe duke mos orientuar zgjedhesit drejt emrave preferenciale beri te mundur maksimalizimin e votave ,ruajtjen e kurbes se shifrave dhe permbushjen e plote te obejkitvave te vendosura me pare.
Le te “notojme ” pak ne shifra dhe te bejme krahasimin referues mes vitit 2017 dhe viti 2021 :
Viti 2017
Partia Socialaiste ne Bashkine Fier fitoi 54.6 % te votave.
Partia Demokratike fitoi 25.9 % te votave .
LSI mori 12.4 % te votave .
PDIU mori 5.8 % te votave .
Viti 2021
Ne 68944 votues (rreth 2500 me pak se 2017) Partia Socialaiste fitoi 53.2 % te votave
Partia Demokratike fitoi 35.7 % te votave .
LSI mori 8.2 % te votave .
Duke analizuar shifrat e mesiperme vihet re se ne 2017 shumatorja e votave te pd+lsi+pdiu eshte 44,1%.
Ne 2021 shumatorja e votave te pd+aleatet+ lsi shkon ne 43,9%. (-0,2%).
Pra sic shikohet vota anti-PS nuk eshte rritur ne Fier, ajo thjesht ka levizur brenda partive opozitare.
Nga ana tjeter edhe Partia Socialiste qendroi afersisht ne te njejta shifra si te vitit 2017 por me nje tkurrje minimale votash prej 1.4 %. ose 1788 vota me pak. Disa perceptime personale pertej shifrave krahasuese dhe zyrtare :
Ne gjerat qe ecen mire per partine socialiste mund te rendis me bindje sinkronizimin e veprimeve dhe percjelljen e mesazheve konktete politike nga binomi Ruci – Subashi.Me qetesi dhe maturi poltike arriten te preknin personalisht cdo qelize te territorit administrativ te bashkise Fier dhe binden votuesit se projekti i majte duhej cuar perpara medoemos si alternativa e vetme zhvilluese per qytetin e Fierit.
Ajo cka nuk funksionoi si duhet ishte angazhimi i shumices se drejtuesve te institucioneve rajonale te cilet shfaqen doza hipokrizie dhe ne shumicen e rasteve e shoqeruan betejen politike me dyshimet se nje rotacion politik ishte prane.
Si perfundim per mos te lodhur lexuesit gjithe aksioni politik i Gramoz Rucit , Armando Subashit por edhe Petro Kocit beri te mundur qe Bashkia Fier te sherbente si “komerdare” shpetimi per numrin e deputeteve te listes se Qarkut Fier duke u finalizuar me 9 deputete.
Realiteti na tregoi qe nese Bashkia e Fierit do te kishte trendin e shifrave te njesive te tjera te qarkut rezultati final do te ishte jo me 9 deputete sic doli por mund te binte ne 8 mandate.
Si ta kuptojme kete?
Bashkite e vogla Divjaka, Patosi Roskoveci por edhe Mallakastra duke pare shifrat kane nje numer votuesish faktik rreth 15 mije ndersa bashkia e Lushnjes rreth 50 mije. Keto njesi me numer te tille votuesish kishin nje humbje nga 3500 deri ne 1700 vota per PS. Ne perqindje elektorale shkon nga 7% deri ne 15% me pak ne raport me 2017. Nese ky trend do vlente ose do realizohej edhe ne Fier, sipas nje llogarie te thjeshte duhet te ishin rreth 7000 vota me pak dhe PS do te merrte rreth 30000 vota (nga rreth 36638 vota qe morri )PS nuk do te kishte sot 9 mandate
Nga ana tjeter kesaj shifre nese do ti shtonim teorikisht edhe nje rritje te PD ne Fier sic realisht ka ndodhur ne pjeset e tjera, ne vlere absolute diferenca e votave do te shkonte ne rreth 10000 me pak se 2017, cka e bente te sigurt humbjen e mandatit te 9.
Gjithkush mund te pyes; Pse e ben ti Z. Gazetar kete supozim?
Ne aspektin llogjik duke pare rezultatet e qarkut dhe duke i krahasuar ato ky supozim nuk eshte se ska baze llogjike sepse perderisa te gjitha kishin kete ulje ne rezultat pse te mos e kishte edhe Fieri?
Si shpjegohet qe vetem Fieri mbajti rezultatin e 2017?
Kjo eshte arsyeja pse Fieri dhe Gramoz Ruci shpetuan mandatin e 9 per PS.
Si perfundim fushata, strategjia, reputacioni dhe “loja e paster” vetem ne dobi te PS qe zhvilloi Gramoz Ruci ne Fier dhe mbeshtetja e k/bashkiakut Subashi ne te gjithe territorin e bashkise rezultuan decizive dhe percaktuese ne rezultatin 2021.
Nga ana tjeter PD dhe gjithe fronti opozitar me gjithe pretendimin e madh per ardhjen ne pushtet nuk arriti qe te shtonte vota ne total brenda kampit te vet. Sic e thame edhe me siper totali i votave te tyre ne 2017 ishte 30455.
Ne 2021 totali i votave te tyre eshte 30271 pra 184 vota me pak ose 0,2% me pak.
Te dashur lexues.
Shifrat flasin vete. Ato te ndihmojne te kuptosh te analizosh dhe ne fund te nxjerresh konkluzionet perkatese.
Ne kete seri shkrimesh analitike qe kam publikuar keto dite per qarkun Fier jam munduar te hedhe drite nepermjet shifrave se cka ndodhur realisht.
Shume mund te jene dakort shume te tjere jo. Secili ka opinionin e vet por tjeter gje eshte opinioni i gjithsecilit nga ne dhe tjeter gje jane shifrat. Shifrat nuk jane opinion por fakte dhe faktet gjithmone jane kokeforta…. ( 01.06.2021)
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka