10 July, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Vladimir Muçaj: Edi Rama “vulos” të ardhmen në Fier me Armando Subashin

by News Albania
September 3, 2021
in Opinion
0
Nga Vladimir Muçaj: Edi Rama “vulos” të ardhmen në Fier me Armando Subashin
2.5k
VIEWS
Share on Facebook

Rama zgjedh modelin e punës për Fierin, vulos të ardhmen me Armando Subashin.
Shumica e socialistëve fierakë por jo vetëm ata ishin gjithë sy e vesh dje tek mbledhja e Asamblesë Kombëtare.Vendimarja nga pallati i kongreseve do të thoshte shumë për mjedisin politik brenda së majtës në qytetin e Fierit.Ishin të shumta mëdyshjet dhe dilemat se cili do të ishte fati dhe e ardhmja politike e kreut aktual të bashkisë Z.Armando Subashi por edhe “grupimit” rival dhe dashakeq me protagonistë 3 aktorët e famshëm për publikun (Zeqaj,Dhima,Koçi). Emrat e mësipërm u përfshinë në një fushate të ashpër përbaltjeje dhe njollosje të punëve dhe veprimtarisë së Subashit në qytetin e Fierit duke e sulmuar jo pak gjatë verës që kaluam në mënyrë aspak “fair” dhe të paskrupullt. U munduan me çdo çmim e mjet të dëmtonin me sa mundnin Z.Subashi! Në të gjitha herët dështuan duke u zbythur sa herë shpifnin e trillonin akuza çoroditëse në mjedisin parazgjedhor dhe pas tij! Opinioni publik qytetar fierak me maturi e zgjuarsi u mundua që me mjete të ndryshme komunikimi ti përcillte kryeministrit Rama mesazhin se Fieri duhej medoemos dhe me çdo çmim të vazhdonte rrugën e transformimit rrënjësor urban me vetem një emër , atë të kryebashkiakut aktual Armando Subashi.
Në gjykimin tonë Edi Rama si një nuhatës me instikte politike shumë te zhvilluara kuptoi në një kohë të shkurtër se grupimi i dënglaxhinjve e balthedhësve profesionistë i përkisnin të shkuarës duke mos përfaqsuar askënd nga komuniteti qytetar fierak.
Një rol kyç sipas gjykimit tonë mendohet të ketë pasur edhe kreu në ikje i Parlametit Z.Ruçi i cili për hir të së vërtetës i njohu më nga afër gjithë aktorët politikë brenda se majtës fierake duke patur mjaft të qartë pas proçesit zgjedhor rolin e kontributin e gjithësecilit.
Duket kjo ndikoi që B.Zeqaj pas një rezultati tejet zhgënjyes e turpërues në zonën elektorale të Rroskovecit të lihej tërësisht në hije!Tashmë i mbetur vetëm me këshilltarët defaxhinj dhe ahengdashës periferive të qytetit Zeqaj nuk është më faktor përpunues dhe ndikues në opinionin publik. Kjo jo për “faj” të Partisë së vet sipas këndëveshtrimit tonë, por nga mënyra e sjelljes së të personale në hapsirën politike që atij iu krijua vitin e fundit!
Antoneta Dhima deputetja e zgjedhur dështoi me punësimet e “kaparosura” ne Albpetrol duke mos u perkthyer asnjehere në mbeshtetje dhe masivizim te votave të majta në Patos dhe duke marë mesazhin që kombinimi i maskës me fustanin nuk mjafton për tu faktorizuar në politikë! As fotot e qeshura krah ministrave e pushtetarëve sa herë ata rrotullohen në bazë!
Petro Koçi nje delirant politik që prej shtatorit 2020 kur u rikthye pas një mungese të gjatë disa vjeçare në qytetin e Fierit luajti një rol tejet përçarës duke fabrikuar vetëm skema dështimi i intriga dashakeqe të cilat rezultuan në shumicën e herës fatale për harmoninë dhe klimën brenda strukturave të majta.Mbase ambiciet e tepruara dhe jashtë realitetit për të qënë faktor brenda së majtës i errësuan shumë herë shikimin duke i mjegulluar optikën politike! Gjykimet dritëshkurtëra dhe ndonjë mendje a këshillë e ndonjë plakaruqeje të dalë në pension e kthyen në personazhin kryesor të groteskut politik.
Përballë veprimtarisë dhe projektit të kësaj treshe dallkaukësh Partia Socialiste votbesoi në Asamblenë Kombëtare njerëzit e punës , e seriozitetit dhe arritjeve konkrete duke i lënë të tjerëve llafet dhe intrigat e thurura mejhaneve. Themi kështu sepse e vërteta duhet pranuar dhe thënë me plotë gojën. Fieri ka ndryshuar në qëndër periferi dhe zonat rurale! Thënë shkurt e shkoqur ështe vënë dorë, eshte treguar vemendje pavaresisht se nuk është fundi i suksesit! Pritshmerite e njerezve jane edhe me te mëdha!
Caktimi i Taulant Ballës si drejtues politik i Qarkut Fier ishte një ogur shumë i mirë për të gjithë të majtët në Fier pasi me përvojë dhe profesionalizëm do të ridimensionojë edhe njëherë burimet njerëzore brenda Partisë Socialise Dega Fier! Për sa më sipër shkrova personalisht nuk ndaj të njëjtin mendim e vlerësim qe ka Koçi, Zeqaj, Subashi, Dhima e shumë të tjerë se Qeveritë Rama kanë qenë të sukseshme sikundër më vjen të qesh me një statusin e Petro Koçit shpërndarë dje duke e konsideruar ekip të arrirë e të sukseshëm formatin e qeverise Rama3! Përtej këndëvështrimit tim i perceptuar jo vetëm në gjykimin personal por dhe si një “grumbullues” këmbëngules i opinionit publik përmes kontakteve dhe bisedave te shumta me njerëzit e them pa pikmëdyshje se Edi Rama dhe PS-ja kanë njeriun e duhur në FIER! Ai eshte Armando Subashi!

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Fier: Vrau efektivin e Forcave Speciale “Shqiponja”, Prokuroria kërkon dënimin me burgim të përjetdhmëm ndaj autorit

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Fier: Vrau efektivin e Forcave Speciale “Shqiponja”, Prokuroria kërkon dënimin me burgim të përjetdhmëm ndaj autorit

July 10, 2025

Bledi Mane: Tek Tv MCN paguhen vetëm Ylli dhe Xama, 60 gazetarë të tjerë 6 muaj pa rroga

July 10, 2025
Rama thumbon Berishën: Gjallë jam unë, po Luli? Shihni në çfarë derexheje mendore janë katandisur, e morën lehtë popullin

Pas kërkesës së Ramës, valë dorëheqjesh në Bashkinë e Durrësit

July 10, 2025
Vrasja e të riut në Mat/ Shoqërohen 4 persona, ekspertiza paraprake: 23-vjeçari ka humbur jetën nga…

Vrasja e të riut në Mat/ Shoqërohen 4 persona, ekspertiza paraprake: 23-vjeçari ka humbur jetën nga…

July 10, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In