Edi! Unë të dua shumë për shumë gjëra! Të dua e simpatizojë për drejtëpërdrejtësinë tënde, për lukun për artikulimin brilant në takime ndërkombëtare, për mos pasjen hiç doza inferioriteti ndërkombëtarisht si kryeministër i një vendi të vogël në Ballkan dhe Europë! Por ama në lidhje me situatën në Veri të Kosovës nuk po të kuptojë e nuk po të marr vesh se cpo bën! Edi, ti duhet të ulesh me Kosovën , duhet të ulesh me Albinin në tavolinë dhe të ndërtosh azhendën e reagimit ndaj evropianëve dhe SHBA-së! Të jesh i unifikuar pikësëpari me faktorin kosovar sesa me Vuçiçin e Milosheviçit, Edi! Edi, kështu do ishte më mirë pa dashur të të bëj këshilltarin tuaj apo njohës i thekur i diplomacisë edhe pse shumë aktualitete i di dhe unë Edi pasi merrem prej dekadash me aktualitetin rajonal dhe global si një gazetar i “kazanit” mediatik siç ju pëlqen t’a quani jo rrallë herë me shumë të patëdrejtë si Kryeministër! Dëgjomë, Edi! Nuk ta kam me të keq! Për mirë e kam! Ulu më shumë në tavolinë me Drejtues legjitim të Kosovës! Dhe me Vuçiçin të takohesh pse jo,por jo kaq rëndshëm e shpesh sesa me Albinin kryeministër…! Ah! Dhe një gjë, për shkak të kësaj situate të trazuar vështirë të kuptohet realiteti! Eshtë Albini në rrugëkryq apo në udhëkryq qëndron reagimi juaj për situatën Edi! Dhe anulimi i mbledhjes së përbashkët mes qeverive Shqipëri-Kosovë paralajmëruar për të mërkurën e datës 14 qershor nuk mban erë të mirë zoti Kryeministër! Jeni ju apo Albini ngërçi shqiptarët andej dhe këndej dhe pa transparencën tuaj dinë ta lexojnë e mësojnë! Si përmbyllje dëshiroj të them se për këtë qëndrim tujin ndaj veriut të Kosovës të jesh edhe më i qartë publikisht! JO vetëm ti Edi, dhe Albini, ndryshe në sy të shqiptarëve të dy do përfundoni non grata!
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)