Nga Vladimir Muçaj: Edi, nuk kishe tjetër profil në vend të Braçes?!
Tashmë u njohëm të gjithë me emrat e qeveritarëve të Kabinetit Rama 3! U njohëm me të rinjtë e të rejat në qeveri, gjithashtu dhe me ata që ishin dhe mbetën në poltronet kryeministrore! Për mos hallakatje dhe për të mos ju lodhur me emra e mbiemra ministrash dëshirojë që të ndajmë së bashku ndonjë mendim a koment për profilin e atij që zëvendësoi Erion Braçen në Postin e zv/ kryeministrit! Pra bëhet fjalë për Arben Ahmetaj! Nën “Perandorinë” e Edi Ramës padyshim Ahmetaj ndër vite ka qenë i “përkëdheluri” më i madh! Dhe pse me prejardhjen e një statusi mësues anglisheje dhe ca specializime jashtë vendit ai ka qenë në pikat më kyçe të vendimarrjes qeverisëse! Për profesionalizëm të lartë? Për devotshmëri partiake? Për rezultate të mira në drejtim të punëve? Eshtë i vështirë klasifikimi për ti thënë! Por ajo që mbetet mendoj se është “Partishmëria”! Përsëri ai u “gradua” në Rama 3! Le të themi diçka rreth tij për perceptimin publik, pra për Arben Ahmetajn! Nëse Erioni dhe pse pak “mistrec” politik ngacmonte publikisht fenomene negative, përmëndëte ndonjë oligark etj! Ahmetajt nuk ja kemi dëgjuar zërin askund! Ditë më parë portali Newsalbania.al dhe pse jo fort në formatin e një sondazhi të detajuar hodhi foton e Arben Ahmetaj për të thithur opinionin publik me diçiturën: Cili është vlerësimi juaj për Ahmetajn? Në mbi 7 mijë komentues është e vështirë të themi që ai u vlerësua pozitivisht! Pra për publikun e “provokuar” dhe testuar prej nesh muarëm vlerësim jo pozitiv! Edi Rama si kryeministër dhe si i maxhorancës drejtuese të vendit është në të drejtën e tij kushtetuese të zgjedh sipas gjykimit të tij cilindo që ai mendon! Nëse ligjërisht Rama nuk ka asnjë pengesë, moralisht sipas mendimit tim ai ka përgjegjësi! Për Ahmetaj ndaj mendimin me mijëra komentues! Duke parë të gjitha profilet ministërore të Rama 3 duke iu referuar dhe zotit Arben Ahmetaj bëhem ca skeptik për rezultatin qeverisës të mandatit RAMA3!..Sfadat e këtij mandati janë të mëdha dhe të shumta! Ndaj pyetja ime për Kryeministrin Rama do të ishte: “Nuk kishe profil tjetër zëvendësues për Erionin”?!!… Për Erionin, Ahmetaj dhe jo vetëm!..