Nga: Vladimir Muçaj.
E gjithe kasta politike eshte ne borxh me shqiptaret!
Pa dashur te mar ne analize shume detaje per te cilat shpesh jam shprehur deshiroj te riperseris se e gjithe kasta politike pa dallim kahesh eshte ne borxh me shqiptaret! U mbushen tre dekada afersisht qe kjo shtres politikanesh pjell vetem konflikte dhe jo stabilitet ekonomik social juridik e politik! Te gjithe i turren njeri tjetrit nga pozita e pozites dhe opozites duke perseritur refrenet”jeni kriminel, hajdut e e korruptuar”! Kete refren kemi degjuar prej tyre ne ekrane ne panele ne foltoren e parlamentit dhe nga selite partiake! Me kete refren kane qeverisur dhe vazhdojne te qeverisin duke ngrohur me “pordhe” karriget e pushtetit të gjithë kolltukofagët e radhës! Presidenti Meta hiqet burre “babaxhan” e flet ne emer te parimeve te demokracise ndersa e beri vendin corape me zgjedhjet duke shkelur kushtetuten! Rama rrokulliset duke shfrytezuar paaftesine totale te opozites! Rama anatemon Lulin Berishen Meten Moniken! Benë palaco dhe deputetet e vet te cilet jane shkeputur nga perditshmeria e halleve te njerezve! Shan te vetet qe vete i ka zgjedh!! Nje rrumpalle e vertete gjithandej dhe pse pak gjera kane ndryshuar për të së vërtetës fale inercise se sistemit dhe sakrifices se vete njerezve! Rinia kerkon te iki! Cdo dite te rinjte kerkojne ta gjejne vehten ne vende perendimore sepse ketu shpresa e tyre eshte e thyer! Sipas disa studimeve te fundit dhe statistikave popullsia jone cdo vit po shkon drejt plakjes! Lindshmeria ka rene ne kufinj ekstrem! Ketu politikanet ndersa flasin per “hallet” e popullit vetem atje nuk e kane mendjen! Politikanet flasin per drejtesi por drejtesia ka ik ne drejtim te paditur! Flitet per futjen ne familjen e madhe europiane por per 30 vjet porta e saj eshte e mbyllur! Thuhet se do vij drjetesia dhe kokat e korrupsionit do ndeshkohen ndërsa hallexhijnëve u “peshohet” koka nëpër prokurori gjykata dhe polici! Le ta shpresojme kete deshire! Dhe meqenese jemi tek drejtesia e ndeshkimi une personalisht dhe pse e percmojë te gjithe kete kaste politike dhe deshiroj ndeshkimin ligjor te saj e jap nje emer si te parin! Ilir Meta duhet te largohet si president dhe ndaj tij te nis ndeshkimi! Të lsrgohet Fatmir Mediu duke u ndëshkuar fort ligjërisht për masakrën e Gërdecit! Ndeshkim per shume dosje të Metës të hapura ose te mbyllura dhe të lena neper sirtar te drejtesise! Pas Metes rreshti i emrave eshte i gjate! Ne kete rresht une radhisë dhe Lulin dhe Berishen dhe Shkelzenin dhe Fatmirin dhe….shumë e shumë të tjerë! Dhe Edi Rama të kalojë në filtër drejtësie , Pse Jo! Përveç politikës dhe politikanëve sipas mendimit dhe gjykimit tim në filtra të drejtësisë duhet patjwtër të kaloj dhe media në përgjithësi dhe shumë emra në veçanti!.. Si permbyllje dua te them se kjo kaste politike eshte e korruptuar! Asaj i ka mbaruar cikli politik! Kjo kaste politike eshte ne menopauz dhe e kancerosur! Keta do ikin dhe duhet te ikin! Shqiptaret dhe Shqiperia do mbeten!…