Ndër vite për shkak të punës si gazetar më ka qëlluar të kontaktoj direkt apo të komunikoj ne telefon me dhjetra e qindra drejtorë institucionesh në mbarë vendit! Për probleme pune sigurisht që kam folur me ata, për një problem a tematikë të caktuar apo dhe për ballancë shkrimi më është dashur prononcim institucional të cilin herë e kam marrë dhe herë jo! Cdo gjë ka qenë e kushtëzuar nga profili i drejtorit me të cilin kam fol! Këtë radhë dëshiroj të flas po për drejtorë madje për dy njëherazi duke u nisur nga një rast i ditës së sotme më të cilin “u përplasa” personalisht. Bëhet fjalë për drejtorin e burgut të Rrogozhinës dhe drejtorin aktual të Përgjithshëm të burgjeve. U ndodha në orët e para të mëngjesit para portës së burgut në Rrogozhinë. Pasi u sigurova në rrugë të tërthorta se drejtorin mund ta takoja sot, me këtë ide dhe u nisa. Do interesohesha për situatën e një të afërmi tim i cili ndodhet në vendin e vuajtjes së dënimit. Shkova jo në statusin e gazetarit, por thjesht si qytetar i interesuar për një të afërmin e vet! Marr kontakt me shërbimin dhe i paraqes kërkesën për të takuar drejtorin emrin e të cilit as nuk e dija dhe realisht dhe tani që po shkruaj nuk ja mësova. Unë thjesht kërkova drejtorin. Kaq! Mu tha se pas pak do e takoni…e kështu vazhdoj e përsërit refreni disa herë ndërsa unë prej dy orësh me çadër në dorë e nën shiun që binte prisja 5 minutëshin e drejtorit. Po çarë ndodhi? Drejtori jo që nuk u takua me mua, por dhe u fsheh!!! Dhe roja ndërroi refrenin e komunikimit me mua! Drejtori doli, iku për një punë!! Se nga doli e iku drejtori ndërkohë që unë prisja te dera një zot e di! Një vajzë police me uniformë doli dhe përforcoi thënjen e policit roje te dera se drejtori nuk qenkërsh ne drejtori!… Në fakt drejtori siç ma konfirmuan në lokalin përballë burgut pas kafes te lokali ishte futur në drejtori! Me pak fjalë ta themi pak më troç drejtori u fsheh sapo mori vesh se unë që e kërkoja isha gazetar!… Në këto kushtë mundësova komunikimin me drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve. Ai jo vetëm u përgjigj telefonatës por përmes një komunikimi të shkëlqyer dhe shumë njerëzor u bë pjesë e shqetësimit dhe qëllimit të shkuarjes time në burgun e Rrogozhinës. Ai më dha të gjithë informacionin e duhur brenda rregullave sigursht! Pa paragjykuar shumë drejtorin e Rrogozhinës e solla si shembull për ta bërë rastin shembull! Dy drejtorë por krejt ndryshe. Njëri për tu respektuar dhe falenderuar, kurse tjetrit më mirë që nuk i mësova as emrin! Shpresojmë dhe dëshirojmë që rasti të jetë i veçuar dhe të mos përsëritet jo vetëm me mua pasi nuk është thjesht shqetësim personal, por asnjë qytetar të mos sorollatet në dyer drejtorash për kërkesa të ligjshme dhe plotësisht të mundura për tu realizuar! Në fund përcjell falenderim për drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve për korrektësinë qytetare dhe institucionale të treguar me dëshirën e mirë gjithashtu dhe për drejtorin e Rrogozhinës për reflektim e korrektësi ndaj kërkesave qytetare duke shpresuar se rasti i sotëm ka qenë spontan dhe jo paramendueshëm!..
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka