Vangjel Ndreko në Fier nuk është person i panjohur. Jo vetë për efekt të moshës 75-vjeçare ,por dhe për shkak të pozicioneve të larta shtetërore që ai ka kryer ndër vite. Kariera e tij në poste drejtorash e ka zanafillën qysh në rininë e tij të hershme. Ndreko ka shijuar vetëm drejtorllëkun në kohën e Partisë shtet para viteve 90! Ky “fat” e ka shoqëruar atë dhe në vitet pasardhës. Në vitet e pluralizmit politik Vangjel Ndrekos sipas shprehjes popullore “të të pjelltë dhe kau” kështu i ka ecur. Partia Socialiste e propozoi dhe “gradojë” Sekretar të Përgjithshëm të Prefekturës në një mandat. Pas Prefekturës Ndreko shijon mirë drejtorin e patentave në drejtorinë rajonale të Fierit. Drejtor i Ndërmarrjes Pastrim -Gjelbërimit, drejtor…drejtor…!Pas patentave Ndreko “rrëmben” këshillin e Qarkut Fier duke u bërë kryetar i këtij institucioni të pushtetit vendor për më shumë se një mandat. Vangjelit i kanë ecur punët vaj tamam atje ku ai ka dëshiruar aq sa në biseda socialistësh e jo vetëm thuhet :” Vangjeli, kërpusha e Partisë”! Po stopohemi pak rreth pozicioneve të karierës së tij për të dalë në thelbin e asaj që thamë në kreun e shkrimit tonë për të vijuar përsëri në “llomkat” e karierës që ai ka “rrokur” prej kohësh. Burime të besueshme të portalit thanë para do kohe se një institucion po përgatit një dosje për Ndrekon për tja përcjell më pas SPAK-ut! Burimet nuk e shtjellojnë më tej informacionin ndërsa dyshimet sipas interesimit tonë janë komplekse dhe të “koklavitura” por jo të padeshifrueshme për publikun dhe organet ligjzbatuese! Duhet thënë fakti edhe pse kaq vite pas dyshimet dhe njollat ngelen për tu zbardhur. Në periudhën e Luftës në Kosovë Ndreko përveç sekretar i përgjithshëm i Prefekturës ka qenë koordinatori përgjegjës i ndihmave dhe donacioneve për kosovarët e ardhur në Shqipëri nga represioni serb. Është një pikë e errët si u menazhuan ndihmat marramëndëse të asaj periudhë të vështirë! Ngelet në vijim për tu parë se ku i ka ngecur sharra Vangjelit për SPAK, në Qark, në Prefekturë, tek Patentat apo tek firmat piramidale?! Ndreko është një burrë babaxhan në fizikë dhe në prezantim. Me të gjithë e mban dorën në qafë dhe të gjithëve u thotë shprehjen standart: “Mirë, mirë mirë”! Dhe në këtë pikë ai bën përsëri pakëz diferencë. Njerëzve të pushtetit të lartë ku është dhe vula u rri edhe më shumë me “urdhëro, si urdhëron”!..Të kuptohemi , e ka metodë e ves përfitimi sjelljen sesa çështje respekti, bashkëpunimi apo çështje formimi! Vangjel Ndreko dhe në kohën e firmave piramidale ka qenë drejtor i një prej këtyre firmave në qytetin e Shkodrës. E gjithë kariera e tij sigurisht duke qenë siç thonë “kërpusha” e Partisë e ka bërë të ndihet jo keq dhe nga ekonomia dhe kapitali. Përpos të tjerave zotëron në pronësi një pikë karburanti në Fier e kushtueshme mijëra euro për të mos përmendur milionin, ndoshta e më lart se kaq! Aktualisht Ndreko është kryetar i këshillit bashkiak i bashkisë Fier! Dhe këtu është dhe çudia e radhës! Pa paragjykuar moshën e tij 75-vjeçare( Pensionist) pyetja që lind vetiu është: A prodhon më politikë, organizim, debat, horizont të ri zoti Ndreko në këtë moshë dhe i “raskapitur” nga drejtorllëku i dekadave?!! A duhet të hap krahun ky zotëri për më të rinjtë më premtuesit?! Sigurisht që pyetjet nuk kanë nevojë përgjigjen!Përtej faktit e të qenurit të tij drejtor apo drejtues i lartë institucionesh thelbi i gjësë që përbën dhe “palcën” e fjalëve dhe rreshtave të shkrimit është relacioni i pagës së tij ndër vite me pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme! Ky është thelbi i thelbit të fenomenit jo vetëm për Vangjelin në fjalë, por për të gjithë Vangjelët e 30 viteve të fundit në vend! Në fund do donim të theksonim shkurt se një përballje me SPAK do të ishte një kapitull i rëndë për Ndrekon dhe pse ai si “pelivan” i të gjitha kohërave ka ditur të eci sipas interesit të vet! Megjithatë kohët po ndryshojnë për Vangjelin dhe mijëra “Vangjelë” të tjerë!















