1 QERSHOR 2026 , PËRRENJAS
GROTESKU I NJË PROTESTE
Se cili ishte dhe është mendimi im për Çështjen “Sazan e Zvërnec” e kam shprehur qartë në shkrimin e postuar më 31 maj 2026 ,të cilit edhe sot pas fjalimit të Ramës dhe pas protestës ” Shqipëria nuk është në shitje” ,të cilën e drejtonte një Qeleshtar , nuk i bëj asnjë korrigjim.
Në të gjithë thelbin e tij procesi i zhvillimit të ngjarjeve në Zvërnec , nuk është gjë tjetër veçse lufta klasore e imperializmit perëndimor, në krah dhe në shërbim të së cilit qëndron e gjithë klasa shfrytëzuese e feudoborgjezisë shqiptare që komandohet nga grupimi “Don Rami dhe Sanço Sali” dhe klasës mikroborgjeze të formuar nga prodhuesit e vegjël ( kryesisht fshatarë të kthyer në grosistë reaksionarë që përfituan nga kthimi i pronës socialiste në pronë private. Protesta ,në thelb, është kundër lëvizjes proletare dhe si e tillë është e destinuar të dështojë … Në një analizë më të zgjeruar … në ditët në vazhdim…
– Pse nuk i bashkangjitem Protestës ?
1. Sepse ngatërron pronën private të gardhuar , e cila është e destinuar të vdesë nga gllabërimi që i bën MONOPOLI Imperial me nocionin Atdhe…
2. Proteston për primitivitetin e produktit që mundohet kjo pronë të japë, e cila mohon evidencën dhe kontrollin mbi të, gjendje në të cilin është sot turizmi shqiptar, nga i cili populli proletar shqiptar nuk merr asnjë cent…
3. Nuk protestoi kur i shkatërroheshin uzinat, fabrikat, NBSH- të , kur e gjithë pasuria nëntokësore shqiptare iu dhurua Imperializmit Perëndimor…
4. Ishte kjo ‘Shoqëri Civile” që mbushte sheshet me ” Bejker – Bush” me Çek të Bardhë …
5. Nuk protestoi kur i shëmbën Rafinerinë e Naftës në Ballsh…
Së fundit për sot:
Kjo protestë ishte plotësisht në shërbim të Edi Ramës . Ja pse:
Parulla që mbanin qeleshtarët ishte :
” Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve! ”
E nxjerrë nga sepeti “i artë” i Kryetradhtarit dhe Kryekuislingut
Mithat Frashër , me të cilën Balli Kombëtar dhe Legaliteti bënë krushqi me Fashizmin Italian të Musolinit dhe me Nazizmin Gjerman të Hitlerit…
Parrullë që përkon me boshtin ideologjik të Edi Ramës, i cili u betua në arkëmortin e eshtrave të Mithatit se, së bashku me buzëhollin Aurel Plasari ,do t’ua hiqte baltën , që i kishte hedhur LANÇ e udhëhequr nga PKSH – ja dhe Enver Hoxha … Veteranët e LANÇ dhe socialistët , sipas fjalëve të Edi Ramës ,duhet të ulnin kokën përpara eshtrave të kufomës Kryeballiste që kërkonte një federatë me Monarkofashistët grekë ,të cilëve do t’u njihte Vorio – Epirin…
Shkurt : Protestuesit sot kishin në pankartat e tyre Mithat Frashërin me parrullën e shkruar nga dora e tij “Shqipëria e shqiptarëve , vdekje tradhtarëve!”
Do t’u bashkohesha protestusëve në se do të kishin parrullën
“Vdekje fashizmit, Liri popullit!”
Që nënkupton :
” Vdekje imperializmit kolonial(ku futet edhe klasa miliardere shqiptare), Liri proletariatit prodhues !”














