BUZE DETIT RRI…
Buze detit rri duke menduar; s’jam ndalur thjesht per te pushuar.
Se c’kam nje gjendje te papare, nje gje si jerm, por s’jam shpirtvrare
Ndoshta do desha te vrapoj, por s’gjej aresye te nxitoj;
Nuk kam finish qe te me prese, kam vec nje enderr dhe nje shprese
Me mendje shkoj ne nje hapesire; ku drita shnderrohet ne erresire;
Ku erresira behet drite; ku e papritura ze prite !
Ku shpresa s’eshte nje iluzion; ku endrra ka nje dimension;
Nje univers krejt i shperbere, ku detrat s’kane as uje as rere.
Nje yll vec duket fare qarte, nje yll me bisht, nje yll i zjarrte.
E ndjek kometen me veshtrim, ne trajektoren fluturim.
Nuk dihet se per ku po rend, si cdo komete qe s’ka axhende
Te rri ne vend kam frike se plas, ndaj kuturis t’i ngjitem pas !
Ta ndjek nga pas ne fluturim, nga zjarr i saj te marr ndricim.
Pastaj te digjem dalengadale, ketij universit hi shperndare.
…vrgj














