14 June, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Vilma Bello: Vlora si marrëveshje shoqërore për zhvillim! Opozita?!

by News Albania
February 14, 2021
in Opinion
0
506
VIEWS
Share on Facebook


 
Vlora si marrëveshje shoqërore për zhvillim! Opozita?
 
 
Pas stuhisë të enjten e fill pas histerisë që e pasoi në Vlorë e gjetkë pezmin opozitar nëpër rrjet për ujin që vërshoi mbi rrugët e sheshet e reja a të rindërtuara këto vite në Vlorë, e kam pyetur shpesh veten: çfarë e ysht këtë urrejtje? Ç’bark e mban këtë reagim opozitar që nuk nginjet me rrebeshe e fatkeqësi të qiellit e të tokës? Kujt mund t’i mbushet shpirti me gazmendin e përmbytjeve e që pastaj t’i bëhet sterrë, si strehët e ahurit të Hanko Hallës, kur del dielli?
 
Prej profesionit, e kam më të thjeshtë të më shkojnë nëpër mend komplekse të personalitetit e të jap shpjegime prej Frojdit te Jungu e deri Derrida; një kompleks masiv pamjaftueshmërie, një vorbull inferioriteti që e përpin arsyetimin, degdisje morale e shpirtërore njerëzish që rrojnë në periferi të jetës.
 
Megjithatë nuk besoj se është kaq e thjeshtë. Kjo mërgatë vullnetare prej përgjegjësive po bëhet përditë përmasë e qytetërimit që predikon opozita – larg prej njerëzve, sekt që përvidhet prej natyrës, jetës dhe punës. 
 
Këta që i thonë vetes të djathtë e që duhet të zhvillonin një ndjenjë më stoike, një qëndrim më moral e më pak emocional mbi jetën, pra, të kishin njëfarë identiteti sadopak te natyrshëm, duken më shumë si kumarxhinj që presin t’u vijë një dorë e mirë letrash (pa përmendur që herë-herë mbathin çizmet e mbikqyrësve të punëve komunale në facebook). 
 
Kap ça të kapësh. Të dalë ku të dalë. 
 
Vlora edhe mund të përmbytet, një forcë madhore mund të sundojë përkohësisht jetën tonë, të vërshojë mbi lagjet, rrugët, rrugicat, sheshet, punët, hallet, mbi jetët tona. 
 
Vetëm se, pikërisht aty, shfaqet ajo që i mungon organikisht opozitës dhe që është shenja jonë, e socialisteve – bashkimi shoqëror, vetëdija qytetare, dinjiteti i punës në heshtje. Ulim kokën, përveshim mëngët, futemi në ujë e pastrojmë, gërryejmë, shpëlajmë kanalet, përpiqemi të gjejmë, në emër të të gjithëve, pajtim me atë që, këtu e tri dekada, e kemi kthyer në hasmin tonë: natyrën. 
 
Partia Socialiste do t’i fitojë zgjedhjet, veç të tjerash, edhe për këtë. 
 
Edi Rama e ka udhëhequr drejt vullnetit për punë, drejt përkorësisë e përgjegjësisë, ushtrimit të talentit në shërbim të së bukurës e së dobishmes, drejt një qytetërimi që ka aftësinë të pajtojë e t’u krijojë të ardhme të gjithëve në një mjedis të përbashkët natyror e shoqëror (shihni tek e pohon Fatos Nano nga perspektiva e socialisteve këtu e 30 vjet).
 
Vlora është shembulli i shkëlqyer i kësaj pasurie. Dhe këtu nuk kam parasysh vetëm thelbin moral e qytetërimor të punëve të kryera në qytet. 
 
Vlora është shembulli se si mund të iniciohet një marrëveshje shoqërore për zhvillim. 
 
Nëse opozita vijon të rrojë me makthet e Gërdecit, 21 Janarit, thyerjeve të brendshme e problemeve të identitetit, e sigurt, pa asnjë dyshim, është se do të ketë kohë të merret me veten edhe katër vite të tjera. Fiton edhe ajo, opozita, në këtë mes. 
 
Në Vlorë, dimri përballohet lehtë, edhe me një xhaketë. Vlora ka shumë ditë me diell, por, sidoqoftë, bujrum edhe për stuhitë që lut opozita. Do të ketë gjithnjë e më pak raste të festojë. 
 

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Gazetari Ilir Krasniqi ka sot ditëlindjen/ Unioni Gazetarëve Shqiptarë dhe Newsalbania.al e uron, dhe 100!

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Gazetari Ilir Krasniqi ka sot ditëlindjen/ Unioni Gazetarëve Shqiptarë dhe Newsalbania.al e uron, dhe 100!

June 14, 2025

Peqin: Humb jetën tragjikisht 6-vjeçari Elio Aliu, pak ditë pasi prindërit e regjistruan për klasën e parë

June 14, 2025

A do e verifikojë SPAK-u burimin real të pasurisë së deputetit socialist Arkend Balla?!

June 13, 2025
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë

June 13, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In