15 November, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Vilma Bello: Me kë fiton Shqipëria?!..

by News Albania
04/03/2021
in Opinion
0
61
VIEWS
Share on Facebook

Vilma Bello

Me kë fiton Shqiperia?
 
Këta gatidy muajt janë vendimtarë. Në bindjen time, janë dy muajt më të rëndësishëm të këtyre 30 viteve në Shqipëri dhe këtu nuk kam parasysh vetëm përfundimin e një gare zgjedhore të jashtëzakonshme për rrethanat ku mbahet e për ndikimin e gjithanshëm e të ndërlikuar, të pashmangshëm, në sistemin tonë shoqëror e politik.
Më në fund, ne do të shohim qartë dhe jo thjesht përmes numrave – ne do të kemi në shërbim frytet e një sipërmarrjeje madhështore të socialisteve, me vlerë jetëgjate për vendin. Përkatësisht, do të kemi fundin e një procesi kulturor që do të rindërtojë themelisht pamjen qytetërimore të alternativës politike në Shqipëri, sot në një krizë të rëndë e të thellë identiteti.
Pra, ndërsa PS e drejtuar nga Edi Rama do të fitojë qetësisht, do të vijojë të qeverisë, të sigurojë qëndrueshmëri, reformim e modernizim të vendit, Opozitës së sotme e të nesërme do t’i duhet të nisë rrugëtimin e vështirë për rindërtimin e identitetit të saj, deri sot, herë tragjik e herë më shpesh grotesk e komik.
Ky është lajmi. Për këtë zgjedhjet meritojnë vëmendje. Ato shënojnë faza të caktuara të ecurisë politike, morale, ideologjike e, madje, qytetërimore të forcave që do të kërkojnë besimin e shqiptarëve. Mjaft të hedhësh një sy përtej konvencioneve a simboleve elektorale, në fuqinë misterioze të të cilave beson PD-ja, për të kuptuar çdo të ndodhë më 25 prill e më tej.  
Ja sesi. U bë kohë që dëgjojmë sloganin e opozitës: Shqipëria fiton. Njëlloj zgjidhjeje mbi një sugjestion komunikativ që, të implikosh në fitoren e mundshme të opozitës interesa më të gjera se ato të votuesve tradicionalë të PD-së. Disa ithtarë propagandistë të opozitës janë entuziastë për të. Por, pikërisht këtu, shfaqet ngërçi gjuhësor i gjetjes: ai cakton një qëllim, një kontekst, por nuk prodhon asnjë funksion pragmatik. Thjesht, “ai që flet” nuk ka lidhje as me qëllimin e as me kontekstin – është si të bësh veten personazh rrëfenje e të presësh që të tjerët të besojnë se ti i ke atributet magjike të asaj bote të mrekullueshme e plot mundësi, të përrallës.
Për më tepër, kur përralla e llojit “Me ne fitojnë të gjithë”, tash në versionin “Shqipëria fiton”, është parë, dëgjuar e provuar në kurriz të shqiptarëve.  
Slogani bëhet kështu një sajim paradoksal: bajraktari i fitores nuk jep asnjë shpresë se mund të përmbushë ato që thotë. Kryetari de jure i PD-së nuk është përballur kurrë me partinë e tij, nuk e ka kuptuar e nuk kupton ankthin e saj identitar, zallamahinë e saj ideologjike e strukturore, kaosin moral që e rrethon. Fshihet kur duhet në mejdan e lëshon berihanë pas pilafit. I gjithë procesi i brendshëm politik e organizativ i PD-së është kryer si nje cikël spazmash, diçka mes dembelizmit dhe hilesë.
Përballë tij e të tjerëve, Edi Rama është jo vetëm në epërsi. Është model për të gjithë. Pati forcën, kurajon, mbi të gjitha vizionin për t’u përballur me të vërtetat dhe për t’i dalë zot, qoftë edhe në rrafshin njerëzor, vetjak, procesit politik e organizativ të PS-së. Pati identitet të vetin dhe diti ta mishërojë në identitetin e partisë, pati vullnet dhe e vuri pa asnjë mëdyshje në funksion të punëve e reformave që u nxitën nga partia, motivoi dhe mbështeti njerëzit, pati projekt, shpërndau përgjegjësi dhe besim, pranoi me përkorësi historinë dhe përvojën e socialisteve.
Asnjë nuk e vë në dyshim praninë e një procesi politik në Partinë Socialiste të udhëhequr nga Edi Rama.
Por a ka nje proces politik në PD?
Flas për një proces të mirëfilltë, jo për një dallgë euforie apo dalldi marketingu në prag të zgjedhjeve. Aty asgjë nuk lëviz e askush nuk flet.
Njerëzit i bashkon lakmia dhe urrejtja. Hija e rendë e Doktorit i ndjek si mallkim të gjithë ata që guxojnë të kenë identitet. Të gjithë presin që koha të punojë për ta e plaken duke u bishtnuar punës e përgjegjësive. Nisen e nuk dinë se per ku; pa bosht ideologjik e pa koherencë morale. Për fat të keq, kjo është pamja e një ndërmarrjeje të falimentuar që shpërndan lëmosha shprese, si i famshmi 60%-sh në fillim të viteve ’90.
Edi Rama është në epërsi, sepse, ndërsa ai merret me punë, opozita merret me Edi Ramën dhe ministrat në rrafshin njerëzor, braktis parlamentin, shfaqet nëpër panaire protestash pathetike. Halle meskine e inate të vogla shpërthejnë aty-këtu e pastaj shuhen…
Dhe ç’arrin Opozita? I shton një punë me shumë Edi Ramës, njeriut që nuk përton të punojë.
Kaq. Kështu mbërrijmë në 25 prill, në përballjen e dy forcave që shënjojnë dy procese e njëkohësisht dy kultura mendimi e veprimi, dy prirje qytetërimore.
Njëri prej tyre, i drejtuar nga Edi Rama, i pjekur, punëtor e me frymëzimin e modernitetit, tjetri i drejtuar nga s’dihet se kush, në krizë të plotë identiteti.

NgaJa me kë fiton Shqipëria!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania