Sot 4 vite pa Mesuesin Shqiptar te Gjeneratave dhe Familjes, Habib Begzadi (1946 – 2019)
Dashuria qe babai kishte per te gjithe ne eshte dicka e vecante qe na mungon, sidomos sot kur e kujtojme me kaq mall ne pervjetorin e katert te vdekjes se tij. Ai ishte nje njeri i jashtezakonshem. Nuk duhet te pikellohemi, por te vleresojme urtesinë e tij, udhezimin, dashurine dhe te mirat e tij qe la pas.
Gjate gjithe jetes se tij i dha veç bardhesi e drite kujtdo pati prane, ndihmoi kedo mundi, sa here mundi, edhe kur mundesite i kishim te vogla. Ai gjithmone deshi t’i ndihmoje ata qe kishin nevoje, saqe edhe kur ishte prane vdekjes dhe po luftonte me semundjen e tij, na pyeti, “e keni dhene “sadakan” per kete vit”.
Nuk pati kurre, kurre urrejtje ne shpirtin e tij, vetem DASHURI. Kishte nje force te jashtezakonshem per te qen i bute, i mire dhe gjithmone i buzeqeshur.
Sot jemi te ndare ne dy bote krejt te ndryshme: Ti ne gjumin e ameshimte dhe une ne detyrat e jetes. Por nuk ka kurresesi ndarje!
Atje ne shtepine tone ne Turi, Bujanoc, baçet jane sikunder do t’i mirembaje ti Ado, sepse ke lene nenen tone te dashur qe e deshe aq shume.
Kemi te shtuar krenarine per ty, per ate qe ke bere e per ate qe na ke lene. Te jemi mirenjohes!
Ti na i le te mbushur zemren, e ne te plote do ta kemi dashurine per ty, fryme me fryme e sa te jete jeta e brezave nder ne.
Ne drite qofsh, Ado!!! Qofsh ne bacet me plote lule e trendafila. Jeta jote mes nesh eshte tashme busulla jone per me shume dashuri per ty, familjen dhe vendlindjen qe kaq shume e deshe!
Mesuesi im shqiptar, i Gjeneratave dhe Familjes!