PËR JU QË NGJYET BUKËN NË LOT !
Për ju, do shkruaja vargje pa fund
Do i bërtisja fort gjithë botës mbarë,
Edhe malet do kapja nga supet ti shkund,
Edhe qiellin do e bëja për të qarë !
Për ju hallemëdha me supe të rënë
Për ju që na ritët me mijëra mundime,
Sot, ju të gjithave do ju thurë një këngë,
I përulur para jushë, si para nënës time !
Për thërimet e bukës ngjyer në shëllirë,
Për këmbët që mbështillnit me plasmas,
Për duart që thurnin deri në të gdhirë..,
Triko pambuku, e tezgjahë për çarçaf !
Për ëndrrat që kurrë nuk i nxorët nga shpirti,
E bashkë me to rendët plisave, e blozave të jetës ,
Për baltën e mureve ku linte shënja gishti,
Si dëshmi e varfërisë, përtej të së vërtetës !
U lodhët, u kërrusët, u tkurrët për ne o nënat tona,
Për kafshatën që gjithmonë mungonte në sofër,
Mjerimi rethë jushë hidhte valle me tollona,
Kurse ju kallirin e misrit numëronit në mokër !
Sot kur ju keni nevojë për ne, t’ju mbajmë pranë,
Ne ecim udhëve të ‘reja’ të ngërdheshur, e të stisur,
Kemi haruar ata që na ritën, nënën dhe babanë,
Të lyer me llak e parfume, dikur me brekët grisur !
Dhe ju prapë e gdhini, për të dëgjuar zërin tonë,
Lumturoheni kur dëgjoni hapat, e na shihni pranë,
Ne ‘harojmë’ t’ju përshëndesim kur ikim, shkojmë..,
Duke mërmëritur si të klonuar, nga djaj dhe sharlatan.
Do ti lutem zotit, për ju o supe rëna
Që emrat tuaj ti shkruajë pran tijë ,
Kudo që të dëgjohet emri juaj:NËNA ,
Të zbres një meteor, që jetëve të ndrijë ! Tomor Buzi. 26.08.2020.













