TË VËRTETAT PËR IMPIANTIN E TRAJTIMIT TË MBETJEVE NË ELBASAN DHE GËNJESHTRAT E LULIT E SHOKËVE TË TIJ në këto pamje shumë kuptimplotë
Qytetarët e Elbasanit e dinë se prej Shkurtit 2016, IMPIANTI ka nisur operimin e deri më sot ai funksionon normalisht çdo ditë.
Qysh prej asaj dite, Bashkia e Elbasanit, Bashkia e Librazhdit, Bashkia Cërrik, Bashkia Belsh depozitojnë mbetjet urbane në këtë incenerator pa pagesë, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar mes Ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë.
Nga shkurti i 2016, impianti ka funksionuar normalisht dhe prej incenerimit të mbetjeve është prodhuar energji, e cila perdoret per nevojat e brendshme te tij ndërsa teprica hidhet në rrjet.
Në bazë të kontratës shoqëria Albtek Energy, menaxhon impiantin e përpunimit të mbetjeve urbane deri në datë 16.12.2021, më pas do të merret në dorëzim nga Bashkia e Elbasanit.
Impianti i Përpunimit të Mbetjeve Urbane ka një kapacitet ditor të përpunimit të mbetjeve 120 ton. Aktualisht në të depozitohen jo më shumë se 80 ton në ditë.
Impianti i Trajtimit të Mbetjeve ishte investimi i parë modern në Shqipëri, dhe një premtim i mbajtur i Kryeministrit RAMA per qytetin e Elbasanit duke shpetuar banoret nga nje problem jetik 30-vjeçar qe po merrte formen e nje katastrofe mjedisore.
Përmes Inspektoriatit të Mjedisit kryen inspektime të shpeshta në këtë incenerator për të parë mirëfunksionimin e tij. Shoqëria që e administron ka një monitorim 24/24 nga kompania e madhe gjermane Siemens. Për emetimet e gazrave në mjedis gjithashtu kontrollohet nga institucionet e kontrollit mjedisor.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka