Spiro Kote
Prof. Shkëlqim Ruçaj-
Profili i mësuesit që jeton me magjinë e matematikës
(Për të matematika është një gjimnastikë e inteligjencies së mendjes)
Në jetë njerëzit me pasione të spikatura bien në sy jo vetëm për faktin se ata i tërheqin të tjerët si të ishin një magnet,apo magjistarë , por edhe për faktin se në kontakt me ta sheh shpesh thjeshtësinë, humanizmin, botën e madhe shpirtërore që kanë dhe respektin për bashkëbiseduesin,apo me ata me të cilët komunkojnë dhe punojnë.
Madje arrin deri në përfundimin se pa qenë një njeri me botë të madhe shpirtërore,nuk mund të bëhesh e të jesh edhe një profesionist i mirë.
Dinjitetin apo autoritetin , njerëz të tillë ,
e formojnë me profesionalizmin dhe aftësitë e padiskutueshme në fushën ku ata shquhen.
Perndryshe të paaftët nga ana profesionale shfaqin brutalitet, janë impozues me figurën , me zërin ,apo gjestet e tyre,
fodullëkun, mungesën e sinqeritetit dhe botën e tyre të vogël shpirtërore.
Në jetë na ka takuar të njohim shumë, veçanërisht,mësues të shumë kategorive, por ata që të mbesin në mendje dhe që s’shlyhen kurrë nga kujtesa,zotërues deri në perfeksion të lëndës, por mbi të gjitha mjeshtër të mësimdhënies, nuk se janë të rrallë, por as edhe të shpeshtë, sidomos në kohën që po jetojmë, kur emigrimet, apo zhvendosjet për arsye të ndryshme, nxjerrin në pah nevojën për mësimdhënës të tillë,profesionistë të vërtetë.
Për fat të mirë, ende kemi në mesin tonë modele të tillë që edukojnë dhe frymëzojnë akoma me vitalitetin e tyre mendor e fizik.
Të gjitha këto cilësi të sintetizuara më erdhën ndërmend ndërsa isha duke shkruar këto radhë me mbresa të pashlyeshme për Profesorin e Matematikës , Mësuesin e merituar,Shkëlqim Ruçaj, të cilin kam pasur fatin ta njoh në jetë ,kur kam punuar për disa vite me të por edhe më pas .
Në qytetin e Fierit,janë të shumtë ata që e njohin .Nxënësit që kanë pasur fatin të mësojnë matematikën me të,si në Gjimnazin “ Janaq Kilica”, në filialin UT , Fier ,apo më pas tek universiteti “ Ismail Qemali” “ Mësonjëtorja Dertliu” , tek Universiteti “ Kristal “i Fierit (për aq sa vite shërbeu).
Por edhe prindër të shumtë,ish nxënës të tij , fëmijët e tyre, të cilët janë trajtuar dhe trajtohen edhe sot në mënyrë speciale me kurse nga Profesori për të përforcuar dhe thelluar njohuritë matematikore.
Puna e palodhur,me pasion e me mjeshtëri,përgjatë gjithë jetës ,si rrallëkush ,i ka dhënë dhe i jep nderim dhe respekt të merituar ,Profesor Çimit, siç e njohin shumica në Fier, Profesor Shkëlqimin.
Po le të njohim pak profilin biografik të Profesorit të nderuar:
Shkëlqim Ruçaj ,lindi në 8 Dhjetor 1946,në Fier, në një familjen e një kleriku të lartë (figura e një patrioti të nderuar nga komunitetii dhe gjithë qytetaria fierake, të cilin edhe sot e kësaj dite e kujtojnë me respekt e nderim të veçantë ) dhe u edukua me cilësitë dhe virtutet e një të riu me ideale humane dhe besimin tek e ardhmja për një shoqëri më të mirë në përkrahje të shtresave me nivele të ndryshme shoqërore me nevoja e kërkesa ekomomike, mirëqënie- jetësore , kulturore e arsimore.
I thjeshtë, e me shpirt të çiltër njerëzor , u edukua në një familje me norma e tipare të mirësjelljes qytetare, në rrethin e një shoqërie shokësh e shoqesh me interesa për arsim e kulturë , nën rregjimin e kërkesave korrekte të punës me vullnet e këmbëngulje dhe një disiplinë familjare të admirueshme që formuan tek Profesori i ardhshëm edukatën e punës, rregullit,disiplinës dhe ambicies për të ecur përpara. Në shtratin e këtij formimi lindi dhe u rrit e më pas mori jetë ,dashuria e tij për matetematikën, dashuri e cila edhe sot e kësaj dite është aq e fuqishme po aq sa oksigjeni i frymëmarrjes jetësore dhe ushqimi i përditshëm.
Kjo dashuri iu kthye në një ambicie pasionante të cilën e lartësoi me përfundimin në vitin 1968 me diplomimin e tij në fakultetin e shkencave të natyrës në degën Matematikë.
Rrugëtimi me “të dashurën “e tij , Matematikën ,nisi në gjimnazin “ Janaq Kilica si mësimdhnës dhe edukator i spikatur duke përcjellë pasionin e tij për Matematikën tek gjimnazistët e rinj, por sidomos duke edukuar tek ta shpirtin kërkues e këmbëngulës për shkencën, durimin dhe besimin tek llogjika e arritjes së zgjifhjes së sprovave në shkencë e në jetë, pra regjimin dhe disiplinën e punës që u vlente të rinjve për breza të tërë për të ngjitur shkallët e arsimimit dhe të kulturës së përgjithshme.
Postulati pedagogjik se mësuesi është ai që t’i bën njohuritë e vështira,të thjeshta dhe të lehta për t’u përvetësuar ka për referencë pikërisht,Profesor Çimin.
“Vështirësia nuk qendron tek lënda, por sa dhe si mësimdhënësi gjen rrugët e shtigjet për të çuar nxënësin me metodat dhe format e të nxënit tek misteret e njohurive të lëndës që ti do me këmnëngulje,që ata ta përvetësojnë , jo me detyrim e zor, por me vullnet e pasion“ – të thotë Profesori.
Kur dikush, mësues , i qahej Profesorit se nxënësit nuk e ndiqnin në orën e mësimit , nuk e çanin kokën për lëndën e tij, ose ishin të pamotivuar dhe bëheshin të besdisshëm me mungesë interesi dhe vëmendje ,deri dhe në të zhurmshëm në klasë,duke arritur në përfundime të nxituara se nxënësit e kohës sa vjen dhe janë pa vullnetin e duhur, për të nxënë njohuri dhe pa dëshirë për t’u edukuar, profesor Çimi i dëgjonte me kujdes e vëmendje, tundte kokën në heshtje dhe me shëmbullin e punës së tij të pabujëshme ,në heshtje , u jepte përgjigjen e duhur, domethënëse, me arritjet e tij të sukseshme.
Madje diskutimi arrinte ndonjëherë deri në përfundime joracionale se matematika e kishte vetë autoritetin dhe mësuesit nuk i duhej shumë të mundohej për autoritetin e vetë ,duke pasur parasysh vështirësinë e kësaj lënde për nxënësit( Një arsyetim i tillë , siç shihet prej gjithkujt ka në themel “Të nxënit” nëpërmjet frikës dhe jo dëshirës e pasionit)
Dhe Profesor Çimi me zgjuarësinë e përvojës ia kthente kolegut ,me dashamirësi ,se edhe shpata e Skënderbeut e rëndë dhe e vështirë ishte për t’u mbajtur, por ishte krahu dhe mendja e tij ,ajo që e përdorte me lehtësi dhe me efikasitetin e duhur.
Matematika në mësimdhlnien e Prof Çimit bëhej, dhe bëhet e thjeshtë në mendjen e nxënësve,sepse ai di se si “t’u jap në dorë çelësat e duhur” për të hapur “ dyert e blinduara “ të matematikës.
Nxënësit e Prof Çimit e prisnin dhe ende e presin në klasë ,aspak me frikë e të kontraktuar, por thjeshtë me përgjegjësinë që ndiejnë për njohuritë, konceptet dhe sigurinë e zgjidhjeve të ushtrimeve e problemeve, pra me përgjegjësinë e lëndës.
Pasionin e tij për Matematikën e çoi Profesori në auditor me studentë të Filialit, Universitetit të Vlorës,edhe në vitin e mbrapshtë 1997,duke udhëtuar mes të shtënave, Fier- Vlorë, dhe në kontrollet që i bënin i gjenin në çantë vetëm librat dhe leksionet e duke e lënë të lirë Profesorin të kalonte. Ishte dëshira dhe pasioni i tij për t’u dhënë “ çelësat” e Matematikës studentëve që e prisnin që e shtynin Profesorin të sakrifikonte .
Në një udhëtim me Profesorin në disa qytete të Kosovës,rreth vitit 2003 ,kur disa shihnin të blenin diçka të veçantë nga Gjakova ,Prishtina apo në Ferizaj, Profesorin do ta shihje të hynte në libraritë duke u interesuar për botime në fushën e matematikës.
Me pasionin e tij për matematikën, por edhe me lodhjen e përkushtimin e tij të përditshëm në shkolla, apo në mjediset e shtëpisë ,ai e shumëfishoi këtë pasion tek qindra nxënës e studentë të cilët në universitetet që ndiqnin për Matematikë, Inxhinjeri, ekonomi , informatikë, mjekësi, etj. jo vetëm që përparonin,por ishin të dallueshëm nga studentët e tjerë duke mbajtur lart nderin e Profesor Çimit dhe më pas diplomoheshin shkëlqyeshëm .Shumë studentë me pasionin e matematikës u bënë mësimdhënës në gjimnaze anembanë vendit, por edhe në vende të ndryshme të Europës e përtej Atllantikut,siç është edhe njëra nga bijat, e Profesorit,që diplomimin për matematikë në Shqipëri e ekuivalentoi dhe sot jep
Matematikë ,në një kolegj ,në Filadelfia të SHBA.
Përvoja dhe pasioni i Ptofesorit është mishëruar në dy botime ( së shpejti pritet edhe i treti) në fushën e të nxënit dhe mësimdhënien e matematikës:
1.Teste Matematike( Nr.1)”Matura shtetërore
2.Teste Matematike( Nr.2”Matura Shtetërore
(për gjimnazistët dhe mësues të
matematikës në të gjitha shkollat e arsimit të mesëm në vendin tonë.
Për këtë kontribut e shëmbull të shkëlqyer profesional ,Profesor Shkëlqim Ruçaj ,është nderuar nga Presidiumi I Kuvendit Popullor me Medaljen “Naim Frashëri “e Klasit të Parë dhe më pas,nga Ministria e arsimit dhe Qarku Fier,me titullin “ Mësues i merituar”
Por vlerësimin e medaljen më të madhe ia kanë dhënë dhe ia japin çdo ditë qytetaria fierake dhe jo vetëm ,por edhe në qytete e shkolla të tjera në vendin tonë,si dhe shumë nxënës e studentë që kanë pasur fatin dhe mundësinë të bekohen nga magjia e pasionit për Matematikën ashtu siç e quajnë me të drejtë me respekt e nderim të veçantë mësuesin e tyre me emrin kuptimplotë Profesor Çimi, profesori i shquar i Matematikës, por edhe mjeshtër i edukimit të brezit të ri.
Ende dhe sot ,Profesor Çimi,në një mjedis të shtëpisë së tij private , klasë, trajton dhe ndihmon nxënës e stdentë për matematikën, edhe pse i pensionuar prej disa vitesh, por mendja edhe kondicioni i tij fizik e shpirtëror janë për çdo ditë, vital e aktiv.
Pranë tij ndodhet pëherë zonja Zyra , ishmësuse e dalluar e gjuhës shqipe, e cila përkujdest me përkushtim të veçantë për të , dhe të dy, të gëzuar e të lumtur me bijat, nipërit dhe mbesat e tyre, jetojnë me shëndet e dinjitet edhe me kujtimet e së kaluarës ,por edhe duke ndjekur rrjedhën e kohës.
Vite jete pafund paçin të rrethuar nga mirënjohja e pashëmbullt dhe respekti njerëzor i qytetarëve fierakë , etj, për thesarë të tillë që pasurojnë dhe ndriçojnë qytetarinë e kulturën fierake dhe jo vetëm.