Me forcën e shembullit, apo me shembullin e forcës…?!
Kjo është një pyetje -dilemë ,që shtrohet për zgjidhje para prindërve,mësuesve edukatorëve, dhe jo vetëm.
Shqetësimi i përditshëm i prindërve, sidomos krahas plotësimit me shumë vështirësi i kushteve materiale , të ushqimit, të veshjes ,mirërritjes së fëmijëve ,të problemeve të tyre shëndetësore,etj janë edhe shumë pyetje që ata do të donin t’u jepnin përgjigje ,por edhe të ndihmoheshin duke u njohur me përvoja të reja ,pozitive.
“ A jemi në rrugën e duhur për edukimin e fëmijëve tanë? Çfarë po bëjmë mirë dhe jo mirë? Ku po gabojmë dhe ku të jemi më të kujdesshëm? Sa kontrollues duhet të jemi ndaj fëmijës sonë? etj, etj… çështje dhe pyetje pa fund që me të drejtë i shqetësojnë prindërit ,dhe jo vetëm.
Dhe pa dyshim njëra nga pyetjet që parëson
është pyetja që kemi shtruar në titull dhe duam ta arsyetojmë dhe gjykojmë së bashku në këtë shkrim:”
“Si po i edukojmë fëmijët tanë:
Me forcën e shembullit, apo me shëmbullin e forcës?!…, “
A.Të mbajmë parasysh:
1.Vijmë nga një e kaluar që shembullin e forcës e ka pasur përcaktues në parimet bazë të pedagogjisë së shoqërisë totalitare.
Pra përvoja e edukimit që na vjen deri më sot vazhdon ende të mbart deri në një farë mase frymën e kësaj pedagogjie.
2.Filli që lidhte tri hallkat e edukimit : familje,shkollë, shoqëri bazohej mbi centralizimin e edukimit: të arbitraritetit frymës së jotolerancës, imponimit ,
frenimit ,kontrollit rigoroz sugjestiv i “ Mos-it ! “,( Mos këtu, Mos ! – atje) ,etj.
Dukshëm ky edukim në të gjitha hallkat e tij si në familje edhe në shkollë ,e jashtë saj përcaktohej nga shëmbulli i forcës, që edhe pse shpesh nuk shfaqej me dhunë fizike,shfaqej tek arbitrariteti i sjelljes së edukatorëve : prindër, mësues .
Autoriteti i edukatorit prind/ mësues përcaktohej jo shpeshherë nga dija, kultura dhe aftësitë nga profesionalizmi, prirjet dhe talenti , nga modeli i të diturit dhe frymës së urtësisë,por nga fryma e hierarkisë: “ Unë :babi, mami, edukatorja, mësuesi, mësuesja- e kam vendin “këtu”, ti fëmija, nxënësi, e ke vendin “aty”.(Distancim total ky!..Por a mund të ketë edukim në këtë
marrëdhënie ?!…)
Një tabu që s’bëhej fjalë të ishte ndryshe, sepse gjithçka ishte brenda frymës së përgjihshme të komandimit,e forcës që vinte nga lart poshtë dhe bëhej normë .
B.Por si paraqitet situata sot pas tri dekadave që kanë kaluar ,kur le të themi shembulli i forcës kishte më shumë terren për të vepruar?
Me gjithë përmirësimet që janë arritur, liria e fjalës,e të shprehurit,edukimi dhe formimi i një personaliteti të lirë si tek prindërit, mësuesit ,edukatorët dhe bashkëvepruesit
në edukim të fëmijëve -nxënës, përsëri vihet re:
Ende jo pak prindër s’janë të mirëpërgatitur për edukim të ri, të hapur, të dialogut dhe komunikimit, por më tepër insistojnë te rregulloret dhe te disiplina e rreptë.
Shembull:Prindërit me dashje, apo pa dashje nxisin tek fëmijët e tyre përdorimin e mjeteve elektronike(celularët, mjetet elektronike të komunikimit virtual ),të cilët përdoren më shumë nga fëmijët dhe të rriturit për të kaluar kohën “ vrarë kohën”,(Vini re! Vritet koha më e vlefshme për formim e fëmijëve dhe të rinjëve!…),duke iu edukuar lehtësisht indiferentizmin ,plogështinë , parazitizmin dhe apatinë praktike.
Kur më pas, prindër e mësues vihen përballë një gjendje kur fëmijës, apo nxënësit vetëm libër nuk i shohin dot në dorë, por vetëm celularin ,( qenien jofrymore dhe frymore më të dashur për ta) ata përpiqen ta rimarin situatën nën kontroll duke dhënë shembullin e diktatit e të forcës, si të vetmen formë që sipas tyre i shpëton nga situata.
Për të ilustruar këtë dukuri :
Gjetjet kryesore nga anketimet e bëra konstatojnë:(nga Albania Institut for Social Innovation -Qarqet Durrës, Berat, Vlorë)
• E bërtitura është praktika më e raportuar nga ana e nxënësve për të gjitha format e dhunës ndaj nxënësve ne shkolla. 41.61% e nxënësve shprehen se kanë përjetuar këtë formë dhune ne frekuenca të ndryshme dhe 7% prej tyre shprehen se e kanë përjetuar atë shumë shpesh, ne frekuencë javore.
• Praktika e dytë më e raportuar e dhunës është ajo e kërcënimit me 14% e ndjekur nga praktika e epiteteve fyese me 10% .
• Përsa i përket praktikave të dhunës fizike, 11% e djemve dhe 4% e vajzave raportojne te kene perjetuar te godituren ne frekuenca te ndryshme.
• Në lidhje me dhunën psikogjike, djemtë raportojne më shumë dhunë psikogjike të përjetuar. Psh: 50% e djemve dhe 34% e vajzave .
Ky anketim nxjerr në pah se ka jo pak mësues që edukojnë me shembullin e forcës.
C.Edukimi i fëmijëve është sfidë
E vërteta themelore është kjo:
Në procesin e edukimit nuk janë fëmijët për prindërit, por prindërit për fëmijët!
Pra misionarë të edukimit janë prindërit dhe pas tyre ,ose në bashkërendim me ta, gjithë ekipi i edukatorëve që përfshihen në këtë zinxhir edukimi.
Si të tillë pyetja që shtrohet është sa janë prindërit të aftësuar për të luajtur rolin e tyre parësor, pra sa janë ata për fëmijët?…
Pra ,sfidës së edukimit i vihen dhe duhet t’i vihen përballë prindërit!
Sa më shumë të aftë dhe të kualifikuar të jenë ata ,aq më shumë dhe më mirë do të japin shembullin e tyre në edukim, aq më e madhe dhe e dobishme do të jetë forca e shembullit që do të ndikojë tek fëmijtë e tyre. Po e njjëjta gjë mund të thuhet për edukatorët( jo prindër të fëmijës), edukatorë- mësues, gjyshër, të afërm ,rrethi mjedisi social , të cilët bëhen modeli udhëheqës për fëmijët.
Shembulli i këtij modeli, forca e tij ndikon fuqishëm, o për mirë, o për keq. Ky model ose përcjell tek fëmijët figurën e modelit që bëhet tërheqës që pëlqehet,që e bën fëmijën ta ndjek e ta dëgjojë, të bashkëveprojë me të,ta vlerësojë deri në adhurim, (sepse sheh tek ky model, në shtëpi dhe jashtë saj, në kopsht, shkollë dhe jashtë saj , forcën e shembullit që e frymëzon dhe e edukon )ose në të kundërt kur modeli jep shembullin e autoritetit të dhunës, arbitraritetit , modelon egoizmin ,imponimin, frikën, shembullin e më të fortit që prodhon forcë, që çon në ndrydhje, në asfiksim të premisave, prirjeve, dhuntive të fëmijës ,ushtrimi i frymës mohuese deri në deformim dhe mohim të personalitetit të fëmijës-atëherë , pra ,në këtë rast dukshëm kemi të bëjmë me manifestimin e shembullit të forcës.
Përfytyrojeni këtë paralelizëm:
Fati ynë ( prindër – fëmijë) është paracaktuar të “lundrojmë “në të njëjtën barkë.Secila familje në barkën e vetë,ndërsa deti , liqeni, hapësira ujore është një për të gjithë.
Zotësia në lundrim është e gjithësecilit .
Kërkohet nga ne t’ia dalim, ta përballojmë lundrimim edhe kur ka dallgë, fortunazh edhe kur ka stuhi e rrebeshe, det të trazuar ,pra na kërkohet ta bëjmë lundrimin të mundur edhe kur ai të bëhet i pamundur Sepse lundrimi duhet të vazhdojë me patjetër.Ta kemi të qartë: I gjithë ky lundrim është enigmë:( nuk e dimë se me ç’të papritura do të ndeshemi dhe si do të shkojë ai,) Ky lundrim është një sfidë .
Sa të aftë e të zotë jemi,e tregon përballimi
me sukses i sfidës.
Pra edukimi i fëmijëve është sfidë e përditshme, që zgjat gjatë gjithë prindërimit,si dhe gjatë gjithë kohës që mësusei +edukatori është në proces.
Ne lundrojmë në të njëjtën barkë me ta dhe
jemi jo më shumë se katër- pesë maksimumi gjashtë vetë. Drejtuesi ,timonieri i barkës është dhe duhet të jetë një,( pra të dy prindërit në një rol)
Ndihmësi më i duhuri dhe i domosdoshmi
në lundrim bëhet përvoja, zotësia, aftësia për ta zotëruar dhe shfrytëzuar këtë përvojë, shkalla e kualifikimit ,niveli
i parapërgatitjes për t’i prirë “lundrimit prindëror”,kultura që zotëron ,aftësitë personale, etj.
E gjithë sfida në këtë lundrim qendron se sa dhe si bashkëlundruesit do të meren vesh së pari me kapitenin timonier dhe me njëri-tjetrin dhe, si e sa do të bashkëveprojnë midis tyre?
Ka dy -tre mënyra për t’u marë vesh mes bashkëudhëtarëve, bashkëlundrues në këtë
“Enigmë lumdrimi”:
a. Secili bashkëlundrues të lihet i lirë në lirinë e vet , pra të hidhet, përdridhet, ulet, ngrihet , lëviz vend e pavend, në atë pak hapësirë që ia lejon barka,( e cila edhe pa u hedhur në të mund të anohet nga dallgët dhe të përmbyset), i lirë të flasë, të këndoj, të këlthas,të bërrtas, të ulërijë, të shkrihet në lirinë e vet ,që nuk duhet t’ia cënojë kush , madje pa pyetur shumë edhe për drejtuesin e barkës edhe kur ky e këshillon,e qorton,ose e paralajmëron…
Pra siç shihet në një orientim të tillë, forca e shembullit parësor pothuajse zbehet, bie.Të gjithë japin modelin e shembullit të tyre , pa pyetur se me veprimet ,apo mosveprimet e tyre mund ta përmbysin barkën. Madje
timonieri ,kapiteni s’ka ndonjë rol, përveçse t’u japë rremave,të vozis me sa më shumë fuqi e të përballojë lundrimin, me sa mund ,pasi dihet që dhe bregu është larg,jo afër.
Por në se do të vepronin të gjithë bashkëlundruesit siç i përshkruam më sipër nuk dihet se si do të vinte fati i barkës dhe lundrimit! Në se dikush e mer përsipër drejtimin e një lundrimi të tillë , në këto kushte:”Bravo i qoftë!”. Ai duhet të shpallet me pamëdyshje “ Gjeniu i lundrimit”
b.Të gjithë bashkëlundruesit janë të detyruar të zbatojnë rregullat e lundrimit.Rregullat e
lundrimit janë të prera , janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë dhe nuk diskutohen .Gjatë lundrimit duhet të qendrojnë të gjithë në vende të caktura për secilin,të mos lëvizin kohë e pakohë , vend e pa vend ,sepse barka anohet dhe lundrimi rrezikohet.
Rregullat e lundrimit në barkë duhen zbatuar me patjetër dhe urdhërat e timonierit janë të padiskutueshme!
c.Lipset që të gjithë bashkëudhëtarët të bashkëpunojnë me timonierin,(kjo s’do të thotë të kapin timonin )të mirëkuptohen, të meren vesh dhe të kryejë secili detyrat që i ngarkohen gjatë lundrimit, detyra të cilat i kanë ndarë midis tyre që para se të niseshin në lundrim .Secili përpiqet me sa të mund të ndihmojë për mbarëvajtjen e lundrimit,të harmonizojë lëvizjet në barkën e vogël , të harmonizojë lëkundjet , mendimet, qendrimet, komunikimim, humorin për një lundrim të sigurt e pa probleme pra të përballen me sfidën duke qënë ata sfidues.
Këto janë tri praktika të sjelljes, veprimit ,në edukimin e fëmijëve, nxënës , tri praktika të shfaqjes së modelit të forcës së shembullit dhe të shembullit të forcës
Cila do zgjedhur?! …
D.Si përfundim:
Familja funksionon si një orkestër ku të gjithë
instrumentistët i përmbahen partiturës që është shkruar nga kompozitori dhe miratuar nga të gjithë orkestruesit.
Pavarësisht nga instrumenti në të cilin secili luan, ai ( instrumenti)ka peshën e vetë.
Të gjithë instrumentet duhen të jenë të intonuar, të akorduar , përndryshe s’do të kishim muzikë e harmoni, por kakofoni, ku secili do të luante me kokë të vetë, për qejf
të vetë dhe çjerrja e veshëve do të ishte e sigurt.
Në familje pa dyshim prindërit janë drejtuesit e orkestrës( dirigjenti), por gjithë pjestarët : vëlla,motër të rritur, gjyshërit ,janë pjesë e orkestrës dhe zëri i tyre është i domosdoshëm. Askush s’është i tepërt.
Të gjithë me”interpretimet”e tyre japin modelin e forcës së shembullit:
ta interpretojnë veprën muzikore me mjeshtëri, profesionalizëm,të japin shembullin e harmonisë dhe bashkëpunimit me gjithë orkestrën,pa stonuar.
Të gjithë performojnë ,në këtë orkestër me një qëllimin final: të arrihet suksesi!
Pra kjo “orkestër”- është përpara sfidës se sa me shëmbullin , modelin që arrijnë të japin e përcjellin tek fëmijët – nxënës, pra sa arrijnë të edukojnë.
Fjala dhe termi : “ edukim” në koncept ka pikërisht këtë:
*Të nxjerrësh jashtë , shembullin tënd si prind/mësues.
*Të drejtosh dhe të udhëheqësh me modelin tënd si prind /mësues duke u bërë forca e shëmbullit .
Modeli:
*shihni si sillem unë prindi/ mësuesi dhe ejani ta marim si shembull këtë modelim sjelljeje.
*Shihni , vëzhgoni si formohem unë me informacion dhe kulturë të marrë nga libri së pari, interneti, edukimi (im/ynë ) artistik nga arti prioritar dhe merreni si shembull edukimi për vete.
*Shihni si e kaloj unë kohën e lirë( jo këmbë mbi këmbë e jo me orë të tëra me celular para syve , se kjo do të thoshte: “ Bëni si them unë dhe mos bëni si bëj unë), por edhe luaj , eci, bëj punë të dobishme për familjen time, përveçse punës, ku nxjerr të ardhura.
*Shihni se edhe unë , edhe pse s’jam në shkollë , lexoj se s’ka shok më të mirë se libri.
*Shihni si komunikoj unë me ton të qetë, pa të bërrtitura dhe thirrje. Mereni shembull!
*Shihni si e bëj unë jetën aktive dhe veproj ! Ejani ta bëjmë të gjithë së bashku në terren, në jetë, në veprimtari pune, në aktivitet të plotë fizik, mendor, shpirtëror.
Po kështu shumë shfaqje të tjera dhe nuanca të forcës së shembullit që edukojnë pa mëdyshje .
Populli: “Prindi është pasqyrë e fëmijës!”
Pra është pasqyra që e ushqen me modele shembujsh pa fund dhe në harmoni me të në shkollë është edukatori mësues.
Spiro Kote
Mësues-edukator
(në pension)