SPIRO KOTE
Dimë të flasim, apo dimë
të komunikojmë?!…
(Gjuha dhe problemet në komunikim) Kujdes me fjalën zonjëz me çantë, Kujdes me fjalën dhe ti zotëri ! ( D r i t ë r o A g o l l i)
Për shumë gjera që njerëzit nuk merren vesh në jetë, fajin e ka edhe gjuha.Jo rrallë është përdorimi jo korrekt i saj që çon në debate të nxehta midis përdoruesve deri në konfrontime dhe konflikte,madje me pasojë edhe krimin,siç dhe ka ndodhur:
(Sami Frashëri-“Viktimat e gjuhes, jane më te shumta ,se viktimat e shpates”.)
Gjuha është mjet komunikimi. Natyrisht i një lloji komunikimi unik,( i vetmi në rruzullin tonë tokësor), specifik, dhe si çdo mjet kërkon doemos aftësimin dhe mjeshtërinë e duhur për ta përdorur në komunikim.
Pra të flasësh është diçka,por të komunikosh është gjithçka!…(Një pohim të tillë duam ta argumentojmë,për të ndihmuar sadopak në përmirësimin e kulturës sonë gjuhësore.)
Në se do të bënim një paralelizëm me mjetet e qarkullimit, edhe pse pak i përafërt, do të ishte:
Rruga ku kalojmë është e përbashkët, është një për të gjithë edhe për kalimtarët – këmbësorë edhe për shumë e shumë mjete te shumëllojshëm qarkullimi.Pra rrugën e përdor ti,e përdorin edhe të tjerët! Me mjetin që përdor ti ,duhet me patjetër të ruash veten, por edhe përdoruesit e tjerë të rrugës,sepse në të kundër ai mjet bëhet mjet vrasës, krimi.Si të tillë rrugën dhe mjetin që përdorim ,në rregulloret e posaçme, porositeni që ta përdorni me vëmëndjen dhe kujdesin më maksimal të duhur, duke u ruajtur nga aksidentet, përplasjet,daljet, rrëshqitjet, pakujdesitë, humbja e kontrollit,e njëmijë e një ndodhi të tjera, që specialistët e kësaj fushe i dinë shumë më mirë.Pra rruga dhe mjeti që ti përdor jo vetëm që ndahet me të tjerë udhëtues përmes tregueve të sinjalistikës vendosur pafund në vendet e duhura ,por me ta ,kur jemi në udhëtim,futemi edhe në komunikim të drejpërdrejtë me mënyrën si e drejtojmë mjetin, lëvizjet me sinjalet e shumta që japim( gjuha e sinjaleve), u japim mesazhe bashkëudhëtarëve komunikues se
si i zbatojmë treguesit( gjuha jo e folur e sinjalistikës rrugore),etj.Me miliona e miliona e miliona herë qarkullimi dhe komunikimi në të ka qënë i suksesshëm ,por jo rrallë ,midis udhëtuesve, komunikimi nuk ka funksionuar siç duhet e kanë ndodhur edhe keqkuptime që kanë çuar në aksidente (automobilistike)për fat të keq,jo rrallëherë fatale.
Por edhe gjuha, komunikimi ynë i përditshëm dhe i kahershëm,( ashtu si rruga dhe mjeti udhëtues) është po aq mjet(komunikimi) që e përdorim të gjithë në tërë këtë botë të madhe, dhe aftësitë e komunikimit janë tregues të padiskutueshëm të mrekullisë më të madhe që ka pasur dhe ka njerëzimi duke e përdorur me zotësi gjuhën, që kur ajo ka lindur ,por nga ana tjetër lipsen aftësi zotëruese dhe vëmendje e kujdes i veçantë , i shtuar,pasi jo pak herë flasim dhe nuk arrijmë të komunikojmë saktë dhe drejt,sidomos tani në kohën e “pandemisë së stresit”. Dhe kjo vjen për një”mungesë të kontrollit të vetes”,“përdorim të gabuar të saj”,,“për mungesë takti” “ mosnjohje e rregullave të përdorimit të gjuhës”, “ varfëri në fjalorin e gjuhës” “rregjistër i gabuar”, “ toni i panevojshëm i zërit””kuptim i gabuar””keqkuptim i paduhur” dhe shumë e shumë ndodhi të tjera të cilat çojnë në gabime dhe pasaktësi , ose në “ aksidente gjuhësore”, që kushtojnë jo pak edhe sjellin pasoja të rënda për shkak të komunikimit të gabuar. Më shumë, siç dhe të gjithë e dimë,këto “ aksidente gjuhësore” ndodhin sidomos tek komunikimi ( verbal) gojor, por edhe pse jo edhe tek ai i shkruar.
Pra ashtu si drejtuesit e mjeteve në rrugë që duhet të jenë shumë ,po shumë të aftë e të kujdesshëm, por po aq edhe shumë e më shumë të aftë duhet të jemi me gjuhën që flasim përditë.
(Ezopi: gjuha është “gjella”më e mirë,por është edhe “gjella “më e keqe)
Populli:” Iku për një fjalë goje”,
Ose media:”Për motive të dobëta,pas një konfrontimi verbal( me fjalë), kaluan në konfrontim fizik”…
Por le të përqendrohemi këtë herë më shumë tek gjuha e folur dhe tek ligjërimi bisedor,i shkujdesur.
(Ndërsa,përsa i përket gjuhës në komunikimin ( violent) të dhunshëm,këtu situata e krijuar, nga arsye më shumë jashtëgjuhësore,agravon dhe bën që gjuha të dalë jo veç nga rregjistri i duhur,por edhe me tonalitet e ritëm të lartë të zërit,e shoqëruar me ashpërsim të gjesteve dhe gjuhës së trupit. etj. Në një situatë të tillë ,problematika në komunikim bëhet serioze dhe me vështirësi për të shmangur pasojat e rrezikshme që mund të ndodhin.Gjthësesi ,amortizatori i duhur në këto raste do të ishte: (“Heshtja, heshtja është flori !”)
Populli: Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara as mbrapa.
Prandaj shpesh jemi përpara konstatimit : “Dimë të flasim, apo dimë të komunikojmë?!”
Shumë këshilla dhe njëherazi porosi të vyera për përdorimin e duhur dhe me vend të gjuhës në komunikim,si mësime që kurrë nuk zhvlerësohen ,vijnë deri ditët e sotme dhe i ruajmë në kujtesë nga mençuria dhe filozofia popullore, si dhe po aq prej mjeshtërve,poetë e shkrimtarë të shquar në përdorimin e gjuhës.
Nisur nga përvoja dhe konstatime të hasura në praktikën sociale të gjuhës së folur ,përsa i përket komunikimit,mund të dallohen disa këshilla për përdoruesit e saj, që pikërisht ajo, të mos arrijë të bëhet burimi i debatit dhe i sherrit :
Së pari :Në atë çfarë duam të komunikojmë duhet të mbahet parasysh bashkëbiseduesi ynë .Pra kujt i drejtohemi?
Cila është marrëdhenia jonë me të/ta/ ato ?( marrëdhënie: shoqërore,familjare, emocionale).Sa e njohim dhe ç’përvojë kemi me të/ ata/ ato? Cili është niveli i tij /saj/atyre,niveli kulturor gjuhësor,sa dhe si ai/ ajo/ ata/ ato, janë në gjendje të na kuptojnë?…etj.Gjuha që flasim shpërfaq mendimet e folësit kështu që, ne mund të njohim personalitetin e bashkëbiseduesit, por edhe diçka nga karakteri i tij,po ashtu edhe ai për ne.
Të dy,ose shumë bashkëbisedues,në se duan të flasin, por që të arrijnë të komunikojnë e të merren vesh duhet të jenë vetvetja.
Cilët p sh:( le të përfytyrojmë një situatë):
(Familja:dy partnerët,djali- prindërit,nusja -prindërit, bija- prindërit,e të tjerë të afërm,që përfshihen në debatin familjar)
Parasysh:Të dëgjohen dhe respektohen bashkëbideduesit nga njeri-tjetri, është kodi numër një i komunikimit.
Parasysh: para se të jesh një folës i mirë,duhet të jesh dëgjues i mirë.
Populli:”Para se të mësosh të flasësh, mëso të dëgjosh dhe të heshtësh”
Çdo shtirje e tjetërsim i vetes do ta manipulonte komunikimin dhe do të çonte drejt grindjes dhe sherrit.
Së dyti ,në atë çfarë duam të komunikojmë me tjetrin ose me të tjerët( gjithnjë në stilin bisedor) ka rëndësi parësore përmbajtja e asaj që themi , ose presim nga marrësi/ marrësit e mesazheve tona.Në përmbajtje duhet të dallojmë se çfarë ngjeshje fjalësh ka. Të flasim shumë është keq.Fjalët e shumta jo vetëm që e vështirësojnë,ose e fshehin mesazhin e komunikmit , por jo rrallë arrijë edhe ta deformojnë atë.
Po japim tre shembuj të mundshëm debati::
a.Për një blerje të kushtueshme në shtëpi, për shpenzime ose të ardhura që dalin për arsye të ndryshme,(por të nevojshme),kur ende s’është arritur dakordësia midis partnerëve,ose bashkëjetueve të tjerë në familje.
b. për një mungesë disaorëshe në shtëpi të partnerëve/ prindërve/ vëllait/ motrës,etj ,pa u qartësuar që më parë arsyea ,etj,
c.për vonesën e papritur të njërit prej partnerëve, gjyshërve, të afërmëve, ose ndihmësve të tjerë për të marë fëmijën në kopësht, shkollë…
Kur nuk arrihet që sjellja e vërtetë të shpjegohet me përmbajtjen e duhur të fjalëve, shkurt me pak fjalë, situata gjuhësore tensionohet, sjellja del nga kontrolli i vetëpërmbajtjes, dhe më pas komunikimi degradon me ngritje zëri, fjalë me nënkuptime, fyerje e sharje. Kjo s’mund të quhet tashmë vetëm një zënkë dhe aq…
Si mund të ishte evituar?
a.Shpjegimi i duhur, me fjalët e duhura ,pa ekuivoke,(gjithmonë me sinqeritetin si çelësi i artë i komunikimit, sidomos midis partnerëve), me ritmin dhe tonin e qetë.
b.Edhe unë jam i shqetësuar po aq sa ti për ruajtjen e të ardhurave dhe më dhimbsen,se janë arritur me mundin tonë,por kur vjen puna duhen bërë se janë shpenzime të domosdoshme për familjen…
c.Mbledhja, takimi, zgjatja e orarit, biseda me shokun/ shoqen ndodhi në mënyrë të pavullnetshme.Edhe unë/ ne/ isha/ ishim të shqetësuar për vonesën,por e patëm të pamundur. Të jesh/ të jeni të sigurt se herë tjetër kjo nuk do të pësëritet…
Populli : “Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë.“
Populli: “Fjalët e tepërta janë fukarallëk”.
Gjuhëtarët:”Edhe gjuha ka dhe duhet të ketë ekonominë e saj”
Torollisja me fjalë që s’thonë gjë më shumë do ta tensiononte situatën dhe komunikimi do të acarohej deri në violencë…( dhunë verbale dhe…)
Së treti: Qartësia e kontekstit të mesazhit është padyshim vlera nr.1 e asaj çfarë duam të komunikojmë.Fakti /faktet+ argumenti/tet flasin vetë.Ai/ ata ( fakti/ faktet) shprehen që në fillim.Në se do të bëjmë lojëra fjalësh,tollovi,pa nxjerrë faktin/tet që në nisje të bisedës,premisa e keqkuptimit është e sigurt dhe …dihet pastaj …
Rëndësi ka dhe fjalori: duhen përdorur fjalë të drejpërdrejta pa nënkuptim dhe ngjyrim emocional.
Kujdes: Jo fjalën e fundit në fillim, por as atë të fillimit në fund, pasi komunikimi deformohet.
a.Patjetër do ishte mirë ta kishim vendosur bashkë blerjen.Shfrytëzova një rast blerjeje me interes.Pajisjet/produktet na duheshin .Nuk mund të prisnim më.Me kursimet e duhura do ta rimbledhim shumën.
b.Nuk e ndjeva orën si po kalonte dhe kur pashë isha vonuar(biseda tërheqëse ,nevoja për shlodhje…)
c.Vonesa erdhi për arsye të zgjatjes së kohës së punës,trafiku, mbledhje e paparashikuar. Njoftmin s’e bëra dot në kohë. Ose: e dija se do ta mernin prindërit: djalin/ vajzën në kopësht/ shkollë. Në mëngjes s’u sqarova me ta…(Mend për tjetër herë)
Së katërti: ka të bëj me stilin dhe shprehësinë gjuhësore. P sh përdorimi i frazeologjisë: “ më dhimbset edhe mua”,”Të kërkoj ndjesë”,”blerja/jet : ishte /ishin
e/të nevojshme, por të domosdoshme” , “me mundin tonë”( rasti a).
Në mënyrë “të pavullnetshme”, “as vetë se mora vesh si kaloj koha”, “ biseda ishte tërheqëse”( rasti b)
“Nga nxitimi, stresi “,”më doli nga mendja”
Frazeologjia: “ Mend për tjetër herë” ( rasti 3),që do thonim se përdoret me vend dhe i ve kapakun debatit, e ndalon aty ku duhet dhe komunikimi ia arrin qëllimit të duhur …
Në përfundim:
E vërteta dhe sinqeriteti ,ja sekreti!
Doni respektin e njerëzve? Atëhere thoni gjithmonë të vërtetën edhe kur ajo flet kundër jush…!
Dhe kur e vërteta dhe shpjegimet shprehen me dashuri , komunikimi u kry!
Populli: “Gjuha e ka rrënjën në zemër.”SPIRO KOTE
Prof. i letërsisë dhe
gjuhës shqipe