28 May, 2022
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Silvana Begaj: T’i kthejmë çdo shqiptari dinjitetin e humbur nga skamja!

by News Albania
July 27, 2020
in Opinion
0
7
VIEWS
Share on Facebook

Ti kthejmë çdo shqipëtari dinjtetin e humbur nga skamja!

A ke para?- Jo! Ti je askush, Ti je asgjë! A ke para? – Po ! Ti je gjithkush, Ti je gjithcka!

“Varfëria është uri. Varfëria është mungesa e një strehe. Varfëria është të qenit i sëmurë dhe të mos kesh mundësi për t’u vizituar tek doktorri. Varfëria është të mos kesh akses në edukim dhe të mos dish të lexosh. Varfëria është të mos kesh një vend pune dhe të kesh frikë për të ardhmen. ”

Njerëzit kanë nevojë të blejnë ushqim dhe veshmbathje,dhe jo të jetojnë nën kthetrat e pamundësisë e varferisë.

Kjo situatë sjell edhe falimentimin e bizneseve lokale, gjë që do të sjelli rritjen e varfërisë.

Sigurimi social është një mekanizëm ekonomik me anë të të cilit, qeveria ofron ndihmë monetare për njerëzit me të ardhura të pamjaftueshme ose pa të ardhura. Cdo njeri si anëtar i shoqërisë ka të drejta ekonomike si: sigurimet shoqërore, ndihma sociale dhe kulturore të nevojshme për të, për dinjitetin dhe zhvillimin e lirë të personalitetit të tij.

Pra, ky sistem është të krijojë një ekonomi të fortë, ku sistemi i sigurisë shërben si një sigurim për mbijetesën e njerëzve dhe të bizneseve.

Gjithashtu u mundëson njerëzve të qënit korrekt e të ndershëm, pasi nuk kanë nevojë të kthehen në kriminel për mbijetesë, ku si njerëzit ashtu edhe kompanitë mund të gjejnë mundësinë për të përballuar kohërat e këqija deri sa të kthehen kohërat e mira.

Pagat në shoqëri duhet të jenë aq të larta, sa jo vetëm që të mbijetojnë, por të jenë më të larta se çdo ndihmesë qe mund të merret.

Ekonomia shqiptare po shkon drejt privatizimit total dhe më e keqja me organizma spekulativ sic janë PPP dhe koncensionet. Resurset janë pasuri kombëtare dhe duhet të perfitojë e gjithë shoqëria , por në të vërtetë pasuron vetëm një grup njerëzish të caktuar. Kjo bën që ne të paguajmë, pa pasur mundësi tjetër, koncensionarëve private ndërkohë që duhet të ishim përfitues. Nafta, mineralet nëntokësore, ujë, e deri tek analizat e gjakut…. Të përzgjedhurit i kanë kthyer të mirat dhe shërbimet në Monopol ku i bënë automatikisht fitues dhe të mbrojtur nga konkurenca.

Unë, do të sugjeroja dhe do të dëshiroja një organizim ekonomik e sistem shpërndarje disi më ndyshe nga ai i sotmi. Fitues dhe të mbrojtur duhet të ndihen dhe qytetarët e thjeshtë.

Sugjerimet : Zhvillimi i një ekonomie mikse, me elementë të ekonomisë së tregut dhe asaj të centralizuar (planifikuar). Koncepti i ekonomisë së përzier u aplikua gjatë Luftës së Ftohtë, ne disa shtete dhe sot po aplikohet me shumë sukses në Europë,vendet Nordike dhe në Kinë.

Ekonomia e përzier është një sistem ekonomik që në thelb ka ekonominë e tregut, por edhe shteti gjithashtu zotëron kapitale dhe është operator në prodhim. Për disa sektorë dhe industri, shteti mund të zotërojë ose investojë, dhe rregullon tregun me politika, me taksat dhe ligjet. Vendet që kryesisht quhen ekonomi të përziera sot janë edhe vendet Nordike. Avantazhi më i madh i shtetit që ndikon në një pjesë të ekonomisë është se garanton siguri më të madhe ekonomike dhe sociale për individin.Pa ndikimin e politikave qeverisëse dhe mungesa e konkurrencës çojnë në rritjen e pakontrolluar te çmime, dhe nganjëherë edhe efikasitet më të ulët.

Taksat e larta zakonisht shihen si një nga disavantazhet që vijnë me ekonominë e përzier siç vihet re në vendet Nordike. Në të njëjtën kohë, taksat më të larta garantojnë gjithashtu një siguri më të madhe per mire menaxhimin e investimet ne sektore jetike te qytetareve siç janë shkollat, shëndetësia dhe kujdesi, shembuj të sektoreve që kontrollohen dhe rregullohen nga shteti.

Në një ekonomi të përzier, ekzistojnë mundesi per funksionim ligjesh, që mbrojnë individin, siç janë mbrojtja e punësimit, ligjet e mjedisit të punës, përfitimet e papunësisë dhe përfitimet sociale etj.Sidoqoftë, shpesh mund të shihet se në një ekonomi të përzier ka kosto të tepërta dhe shfaqen mangësi manaxhimi, në industritë që kontrollohen nga ekonomia e planifikuar, d.m.th., industritë e kontrolluara nga shteti.

Në Shqipëri, kujdes të vecantë duhet të tregohet, me anë të politikave ekonomike, për atë pjesë të popullatës e cila përfshin : fëmijët, të moshuarit, të sëmurët dhe të papunët.

Pensionistët kanë një pension të pamjaftueshëm për mbijetesë. por cfarë ndodh me ata pensionistë që nuk kanë ndihmën e fëmijëve?

Personat me aftësi të kufizuar, Femijët jetim ,Të papunët etj, gjithashtu kërkojnë vëmendjen e shtetit.

Ndryshimi i sistemit ekonomik ekstremisht privat në Ekonominë e përzier do të sjelli këto avantazhe:

Uljen e vjedhjeve pasi do të ketë plotësim të nevojave minimale

Përmbushja e nevojave minimale nuk do të cënoje më dinjitetin vetjak të shtresave në nevojë

Uljen e vdekshmërisë që ka ardhur nga pamundësia e aksesimit në sistemin shendetësor apo pasjes së minimumit jetik.

Nëse doni një Zvicër ose një Europë të vogël në zemër të Ballkanit, ndryshoni sistemin ekonomik në Shqipëri duke aplikuar ekonominë mikse (të përzier) e jo PPP-të!

SILVANA BEGAJ

beni_share

BS

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Nga Ilir Demalia: Rudinë, Azem Hajdari nuk u vra për Partinë dhe Demokracinë, babain t’a vrau trafiku i armëve me Kosovën

Nga Ilir Demalia: Rudinë, Azem Hajdari nuk u vra për Partinë dhe Demokracinë, babain t’a vrau trafiku i armëve me Kosovën

April 23, 2022

Nga Arjola Kondakçiu: Aty ku buron arti me dashuri, dhurohen buzëqeshje

1

Nga Vladimir Muçaj: Një socialist i “thekur”, por i lënë mënjanë nga PS-ja Gjirokastër

1

“Diku ku dielli nuk perëndon”, një roman i studentes Enxhi Drapi, që duhet lexuar!

1

Nga Gona Hajdaraj: Mos u shtir, fokuso jetën tënde!.

1
Deputeti i Qarkut Fier Baftjar Zeqaj: ‘Detyra jonë është t’u sigurojmë treg banorëve për shitjen e prodhimeve’

Deputeti i Qarkut Fier Baftjar Zeqaj: ‘Detyra jonë është t’u sigurojmë treg banorëve për shitjen e prodhimeve’

May 28, 2022
Nga Odise Plaku: Më erdhe në ëndërr!

Nga Odise Plaku: Më erdhe në ëndërr!

May 28, 2022
Ambasada amerikane shpreh vlerësim dhe ngushëllim për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani

Ambasada amerikane shpreh vlerësim dhe ngushëllim për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani

May 28, 2022
Nga Ornela Çuçi: Unë jamë Nënë! Unë kam Nënë!

Nga Ornela Çuçi: Unë jamë Nënë! Unë kam Nënë!

May 28, 2022

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ëngjëll Serjani

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In