15 June, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Silvana Begaj: Varfëria zgjat 40 ditë bir…

by News Albania
19/07/2020
in Opinion
0
38
VIEWS
Share on Facebook

Shqipëria – e kaluara – e tashmja – dhe e ardhmja

Sa zgjat varfëria baba?
40 ditë bir…

  • Pas 40 ditëve a bëhemi të pasur baba?
    Jo bir, mësohemi!

Keshtu u mësuam dhe ne si komb…

Sa zgjat varfëria?
Varfëria si nocion është i njohur kudo në botë, por nuk duhet të ekzistonte në Shqipëri duke vënë në propocion resurset me numrin e popullsisë. Fatkeqësisht në Shqipërinë tonë është më e theksuar.
Shikojmë luksin me një xham që nuk na lejon ta prekim. Është si ai zogu me krahë të thyer që e mban kokën nga qielli. Dhe qielli për ne ka mbetur Europa …

Pasojat e varfërisë janë ndër më të rëndat. Një i varfër ,në nivelet që jane sot në radhë të parë i preket ana mendore, bie në depresion nga inferioriteti duke rritur numrin e vetvrasjeve. Për të mbijetuar lind nevoja e vjedhjes, nevoja e punëve ilegale ,te cilat sjellin rritjen e kriminalitetit në vend duke përfshirë këtu atë më të rëndën: Vrasjen, etj etj
Në këtë pikë është vendi jonë…Në pikën ku kanë humbur dinjitetin si pasojë e skamjes. Jo të gjithë janë të aftë të kryejnë krime!

Shqipëria jonë, që ne e dimë të gjithë, është një copëz parajse e cila prodhon për shkak të klimës, pozicionit gjeografik dhe resurseve natyrore.
Pikërisht ky vend ka perjetuar ndër vite e shekuj një skamje dhe mjerim duke përjashtuar : pronarët e tokave, tregtarët e dikurshëm dhe kriminelët dhe hajdutët e sotshëm.

Duket sikur historia përsëritet në fakt dhe ne rrimë , shpresojmë , presim se një ditë Ndërkombëtarët do vijnë të na shpëtojnë. Jo!

Para se të gjejmë fajin tek të tjerët duhet ta gjejmë tek vetja! Përgjegjësia kryesore bie mbi superstrukturën e shoqërisë, mbi ata që e kanë drejtuar dhe e drejtojnë këtë vend.

Askush dhe asgjë nuk të shpëton nga ata që shumica juaj zgjedhin. Ndëshkimi vjen me votë dhe jo me shkatërrim. Të kthehemi pak në histori!

Pa hyrë larg në histori po flasim për historinë e re të këtij vendi që ka të bëjë me periudhën pas përfundimit të luftës së dytë botërore.
Sistemi Komunist e gjeti Shqipërinë të rrënuar ekonomikisht (kjo për shkak të luftës). Por për hir të së vërtetës, pavarësisht sistemit të zgjedhur qeveritë komuniste bënë disa reforma serioze duke përfshirë të gjitha fushat. Së pari motivoi njerëzit për të punuar me ndershmëri duke vënë ligje të ashpëra ndaj vjedhjeve dhe shpërdorimeve.
Çdo pasuri e sekuestruar ndaj klasave të pasura sipas teorisë komuniste i kaloi në administrim shtetit me dokumenta shumë korrekte. Përqëndrimi i ekonomisë dhe mjeteve të prodhimit në administrim të shtetit u shoqërua me forcimin e ligjit dhe përzgjedhjen e menaxherëve të aftë.
Ekonomia filloi të rimëkëmbej shumë shpejt duke u zhvilluar e modernizuar cdo vit e më tepër. Planet e hartuara bëheshin realitet me hir dhe me pahir. Zhvillimi u ndie në të gjitha fushat si në ekonomi në arsimim e shkencë, arte e kulturë, në shendetësi, e kudo.
Degët kryesore të ekonomisë si Industria e Bujqësia patën zhvillim të kënaqshëm sidomos bujqësia arriti në majat e saj e bazuar në shkencë me anën e Instituteve Bujqësore të shtrira në gjithë vendin. Po kështu u ngritën fabrika, uzina, punishte duke i dhënë Industrisë një zhvillim në të gjitha degët e saj. U investua në Energjitike, Minierë e Burime naftënxjerrëse e përpunuese etj.

Gjithë ky zhvillim ekonomik (panvarësisht se qytetarët ishin përsëri të varfër) u akumulua në Investime e trupëzuar në pasuri të luajtshme e të paluajtshme kaq e madhe ka qënë kjo pasuri sa ka 30 vjetë që shperdorohet e vidhet dhe akoma spo mbarohet edhe sot.

Lëvizjet demokratike pas viteve 1990 patën mbështetje popullore për demokratizimin e politikës, jetës së qytetarëve dhe për një organizim më të mirë të ekonomisë.
Por si me porosi ,për fatkeqësinë e shqipëtarëve në mënyrë të organizuar u shkatërrua ekonomia kombëtare.
Sado i keq qoftë , cdo sistem ka të mirat dhe të këqijat e tij, dhe ndryshimi duhet të sjelli përmirësim sistemesh jo nisjen nga pika zero cdo herë.
A e fshimë dot dhimbjen e të cënuarve nga komunizmi me shkatërrime e vjedhje? Jo, përkundrazi!
U vodhën dhe u shkatërruan: Bankat, Magazinat, Ndërmarrjet bujqësore, Industria me uzinat dhe fabrikat e saj et etj, dhe për këto jeni të gjithë dëshmitarë.
Ju kujtoj vetëm investimet në frutikulturë, në rivierën shqipëtare që ishte një perlë. Ju kujtoj uzinën e plehrave azotike në Fier. Ju kujtoj uzinën e instrumentave në Korcë. Ju kujtoj Institute të pasur në fushën e shkencës dhe teknikës. Ju kujtoj nivelin arsimor ,et etj, pa fund.

E historia po përsëritet. E ne vazhdojmë të luftojmë pa një program, pa një sistem ekonomik të mirëstudiuar sipas kushteve e mundësive tona, por adhurojmë individin , pra kryetarët e partive.

Që Shqipëria të eci e sigurtë pa e kthyer kokën mbrapa, që shqipëtarët të jenë të qetë, dikush për këtë duhet të japi llogari.
Pa dhënë llogari mbi pasuritë e shqipëtarëve nuk ka siguri. Njerëzit duhet të mësojnë që kush dëmton paguan. Njerëzit duhet të jenë të pergjegjshëm me pasuritë e vendit se nuk i kanë pronat e tyre. Ky duhet të jetë hapi i parë i zhvillimit ekonomik dhe pse jo dhe politik i Shqipërisë.

Unë mendoj dhe sugjeroj që ne duhet të ndërtojmë të renë mbi të vjetrën duke marr më të mirat e cdo sistemi dhe të luftojmë për sisteme më të mira.
E thënë ndryshe Shqipëri , ekonomia nuk ngrihet as nga të ardhurat e emigrantëve e as nga krimi. Vinë nga zhvillimi, menaxhimi dhe përmirësimi i sistemeve ekzistuese.

Unë mendoj se ne duhet të drejtohemi drejt të qënit një vend social. Si duhet të veprojmë, implementimi, të mirat dhe pasojat do të jenë në artikullin pasues.
Sepse unë nuk dua ta pyes më veten sa zgjat kjo e mallkuar varfëri!

Silvana BEGAJ

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Flet Artan Hoxha: Një nga kompanitë e inceneratorëve ka shitur aksionet në Zvicër

Gazetari Artan Hoxha publikon pamjet nga burgu i Peqinit: Qelia si hotel me 7 yje… (VIDEO)

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Bankat pronare të tokave në Zvërnec?!

14/06/2026

Nga Sejmen Gjokoli: Ej, ç’po ndodh…?!

14/06/2026

Gazetaria nuk hesht përballë presionit!

14/06/2026

Nga Azgan Haklaj: Aleanca e qytetarëve me SPAK-un imperativ historik!

14/06/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In