Nusja e Preshevës, Vjosa, kurrë më Presidente!
Kësaj radhe duhet të bëhet Presidente një zonjë apo zotëri nga DIASPORA!
Vjosa Osmani, si “nuse e Preshevës” që është, është marrë me gjithçka dhe me këdo, por kurrë me LUGINËN e Preshevës. Për të, pasuria personale apo ajo e dukshme në “top formë”, fëmijët që fotografohen në vende publike, apo lufta ndaj mediave, kanë qenë dhe janë më të rëndësishme sesa:
1. Diskriminimi i shqiptarëve në Luginë;
2. Pasivizimi i shqiptarëve në Luginë;
3. Reciprociteti mes shqiptarëve në Luginë dhe serbëve në veri;
4. Qëndrimi i saj KUNDËR bashkimit të Luginës me Kosovën;
A ka dikush mundësi të ma shpjegojë pse asnjëherë nuk ka thirrur konferencë për shtyp për LUGINËN, apo seancë parlamentare për LUGINËN, ndërsa për fëmijët e saj thirri konferenc për shtyp, jo për të informuar, por për t’u shpallur luftë mediave, dhe këtë e bëri pa asnjë pikë turpi!
Në takimin e fundit që kam pasur me të, e njoftova se Kosova do të marrë sanksione nga BE dhe SHBA dhe se Albini do të shpallet persona non grata. Vetëm qeshi në mënyrë cinike, sikur të thoshte: “Kush je ti që i di këto?”.
“Ok,” i thashë, “kush qesh i fundit, qesh më së miri.”
Pra, kurrsesi Presidente më!
Tani duhet vetëm një Presidente/President nga DIASPORA. Albini i’a ka borxh këtë dhe duhet t’ia propozojë Parlamentit një person që vjen nga DIASPORA.
Sa për ju, trushpërlat të VV-së: nuk bëhet fjalë për mua fare, nëse ju shkon “mendja”. Me mua bashkëpunim me Albin Kurtin, çetnikun rrencak, nuk ka kurrë!











