13 June, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Editorial

Nga Shpëtim Luku: Shumë arsye të ikë Rama, por asnjë arsye të vijë Berisha!

by News Albania
21/05/2026
in Editorial
0
22
VIEWS
Share on Facebook

NGA SHPËTIM LUKU/ Shumë arsye të ikë Rama, por asnjë arsye të vijë Berisha
***
Me rizgjedhjen e afërt të Sali Berisha në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë, duket gjithnjë e më qartë se status quo-ja politike në Shqipëri do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë. Vendi drejtohet prej katër mandatesh nga i njëjti kryeministër, Edi Rama, dhe është krejt normale që një pushtet kaq i gjatë të prodhojë konsumim, lodhje dhe deformime në qeverisje.
Janë të shumta arsyet pse një rotacion politik do t’i shërbente vendit. Pas më shumë se një dekade në pushtet, qeveria është përballur me akuza të vazhdueshme për korrupsion, arrogancë administrative, kapje institucionesh, largim masiv të të rinjve, dobësim të meritokracisë dhe rritje të hendekut mes qytetarëve dhe shtetit. Edhe ata që dikur e mbështetën me bindje këtë qeverisje, sot kanë jo pak dyshime mbi energjinë dhe vullnetin e saj për të luftuar fenomenet negative që janë rrënjosur në administratë dhe në jetën publike.
Pra, arsyet pse Edi Rama duhet t’i hapë rrugë një alternative të re janë të shumta. Një vend demokratik ka nevojë për qarkullim elitash, për ide të reja, për energji të reja dhe për besim të ri publik. Asnjë pushtet i gjatë nuk mbetet imun ndaj konsumimit.
Por nëse ekzistojnë dhjetëra arsye pse Rama mund të largohet, nuk duket se ekziston asnjë arsye bindëse pse vendin duhet ta marrë sërish Sali Berisha.
Elektorati shqiptar i ka mbyllur llogaritë politike me të që në vitin 2013. Humbja e asaj kohe nuk ishte thjesht një rotacion i zakonshëm pushteti; ishte një refuzim i një modeli qeverisjeje që kishte prodhuar konsumim, polarizim të skajshëm dhe një bilanc të rëndë konfliktesh politike e sociale. Që prej asaj kohe, Berisha ka pasur disa mundësi për të provuar nëse shoqëria shqiptare kishte ndryshuar mendim për të. Rezultati ka qenë pothuajse i njëjtë: një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve nuk e shohin më si alternativë për të ardhmen.
“Kurrë mos thuaj kurrë”, thotë një shprehje e njohur. Por në rastin e Sali Berisha, duket sikur një pjesë e madhe e elektoratit vazhdon të thotë: “kurrë më”.
Dhe pikërisht këtu qëndron drama e opozitës shqiptare. Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë, moderne dhe bindëse, jo për rikthime nostalgjike që prodhojnë vetëm përplasje të vjetra dhe riciklim figurash të konsumuara. Një opozitë që synon të fitojë duhet të ngjallë shpresë për të ardhmen, jo të rikthejë konfliktet e së shkuarës.
Prandaj, rizgjedhja e Berishës mund t’i shërbejë llogarive personale apo kontrollit të brendshëm të partisë, por vështirë se i shërben interesit publik. Sepse problemi i Shqipërisë sot nuk është vetëm largimi i një pushteti të konsumuar. Problemi më i madh është mungesa e një alternative që të bindë shqiptarët se e nesërmja mund të jetë realisht më e mirë

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Flet Artan Hoxha: Një nga kompanitë e inceneratorëve ka shitur aksionet në Zvicër

Gazetari Artan Hoxha publikon pamjet nga burgu i Peqinit: Qelia si hotel me 7 yje… (VIDEO)

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Fier: Finalizohet operacioni policor i goduar “Stolen Gold”

13/06/2026

Ramush Haradinaj: ‘Edi Rama është burimi i shumë të këqijave që i kanë ndodhur kombit shqiptar’!

13/06/2026

Flutura Açka, kundër Ramës: ‘Shqiptarët janë populli më proamerikan, mos e devojo zërin e tyre’

13/06/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita inspektim në Gjykatën e Posaçme

13/06/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In