16 January, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

Nga Shkodra në Sarandë, demokratët dalin në mbështetje të Bashës

by News Albania
03/05/2021
in Politikë
0
53
VIEWS
Share on Facebook

Nga Saranda në Shkodër, demokratët dalin në mbështetje të Bashës

Kritikët e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha riaktivizuan edhe një herë shpirtin opozitar ndaj kryedemokratit menjëherë pas përfundimit të numërimit të fletëve të para nga kutitë e votimit.

Ndërkohë, kundërpërgjigjen e kanë marrë jo nga vetë Basha, por nga degët e Partisë Demokratike. Menjëherë sapo përfundoi numërimi i votave edhe për kandidatët, degët e selisë blu nga Saranda në Shkodër kanë dalë me deklarata falënderuese ndaj mbështetësve dhe në mbështetje të kreut të opozitës. Partia Demokratike dega Vlorë, Sarandë, Selenicë, Delvinë dhe Himarë dhe kandidati i PD-së për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, kanë dalë në mbështetje të kreut demokrat, Lulzim Basha, përmes një postimi në “Facebook”. Nga takimet që Bujar Leskaj ka zhvilluar me degët e PD-së deklaroi se demokratët e jugut mbështesin 200% Lulzim Bashën. Kujtojmë që Leskaj pati një moment krisje me kryedemokratin në fillim të fushatës, por pasi kaluan fushatën dhe zgjedhjet, Leskaj nuk e sheh problemin e rezultatit në zgjedhje te kryedemokrati.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shkodrës Xhevdet Amuli në një deklaratë për mediat thotë se misioni i kryedemokratit, Lulzim Basha, nuk ndalet këtu, por do të vijojë deri në çrrënjosjen e sistemit të instaluar dhe rikthimin e shpresës. Teksa i falënderon të gjithë qytetarët për përkrahjen në këto zgjedhje, Amuli i siguron se Partia Demokratike Shkodër do të jetë në mbështetje të tyre përherë. “Te dashur bashkëqytetarë, vullneti juaj rikonfirmoi si forcë të parë me diferencë të madhe me kundërshtarin Partinë Demokratike. Kush më mirë se ju e di se kjo e jona ishte një fitore që nuk diskutohej, por që përballë kishte forcat e errëta të krimit të organizuar, struktura të sofistikuara të shitblerjes së votës dhe mekanizmat e intimidimit të qytetarëve me qellim tjetërsimin e vullnetit të tyre. Të dashur Shkodranë, misioni i Partisë Demokratike dhe i kryetarit të saj Lulzim Basha nuk ndalet këtu, por ai vijon deri në çrrënjosjen e sistemit të instaluar dhe rikthimin e shpresës për Shqipërinë dhe shqiptarëve. Partia Demokratike Shkodër vazhdon të jetë në mbështetjen tuaj ashtu sikurse ka qenë gjithmonë. Partia Demokratike mbështet kryetarin Lulzim Basha ne misionin e tij”, shkruante në “Facebook” Amuli.

Në mbështetje të kreut të opozitës kanë dalë edhe kandidatët e PD-së. Kryetari i PDsë në Durrës Ferdinand Xhaferraj konsideron si momentin më të papërshtatshëm kritikat ndaj liderit të PD-së. Sipas Xhaferrajt, në këtë moment PD-ja është duke mbledhur provat për blerjen e votës ndaj aktualisht sipas tij është momenti më i papërshtatshëm për t’i dalë kundër Bashës. “Aktualisht, jemi në proces dokumentimi të vjedhjeve të Rilindjes dhe është detyrë e çdo demokrati të mbështesë Lulzim Bashën në këtë mision të rëndësishëm, i cili do garantojë se Rilindja nuk do të ketë mundësi të mbulojë gjurmët e krimit të kryer, për të cilin Partia Demokratike i ka të gjitha provat dhe do t’ia paraqesë shumë shpejt shqiptarëve”, shkruan Xhaferaj, ndërsa thekson se shqiptarëve iu vodh alternativa europiane, që përfaqësohet pikërisht nga Lulzim Basha. PD-ja pati një rritje të mbështetjes në të gjithë vendin gjatë këtyre zgjedhjeve, ndërsa vetëm në Durrës u shënua një rritje me plus 20 000 vota krahasuar me zgjedhjet e 2017. Ndërkohë, kujtojmë që Lulzim Bashës i mbaron mandati i kryetarit të PD-së në korrik të këtij viti dhe sipas statutit, zgjedhjet bëhen këtë vit./Panorama

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Fjalori i ri i Gjuhës Shqipe/ Ina Zhupa: Mungesë profesionalizmi, Akademia e Shkencave do të thirret në dëgjesë

Fjalori i ri i Gjuhës Shqipe/ Ina Zhupa: Mungesë profesionalizmi, Akademia e Shkencave do të thirret në dëgjesë

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Fjalori i ri i Gjuhës Shqipe/ Ina Zhupa: Mungesë profesionalizmi, Akademia e Shkencave do të thirret në dëgjesë

Fjalori i ri i Gjuhës Shqipe/ Ina Zhupa: Mungesë profesionalizmi, Akademia e Shkencave do të thirret në dëgjesë

16/01/2026
Aksidenti i rëndë në Durrës/ Me shpejtësi skëterrë, shoferi mori para barrierat anësore dhe “fluturoi” për 300 metra

Identifikohen viktima dhe drejtuesi i mjetit në aksidentin tragjik në Durrës (EMRAT)

16/01/2026
Aksidenti i rëndë në Durrës/ Me shpejtësi skëterrë, shoferi mori para barrierat anësore dhe “fluturoi” për 300 metra

Aksidenti i rëndë në Durrës/ Me shpejtësi skëterrë, shoferi mori para barrierat anësore dhe “fluturoi” për 300 metra

16/01/2026
Me shpejtësi skëterrë/ Aksidenti i tmerrshëm tek Ura e Daljanit, shoferi lëvizte me 300 km/h, mori para barrierat anësore dhe “fluturoi” për 300 metra

Me shpejtësi skëterrë/ Aksidenti i tmerrshëm tek Ura e Daljanit, shoferi lëvizte me 300 km/h, mori para barrierat anësore dhe “fluturoi” për 300 metra

16/01/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In