SPEKULLANTËT…
Kryeministri Rama me të drejtë në konferencën për shtypin theksoi disa herë se në kohë luftërash e krizash ngrenë krye spekullantët.
Prisja që Ministrja, në linjën e vet, të publikonte masa konkrete pikërisht ndaj këtyre spekullantëve pavarësisht asaj që rëndom dihet: ” qeveritë nxjerrin ligje, spekullantët gjejnë shtigje”.
Por ndërsa bëri një expoze të gjatë e dukshëm profesionale për situatën (madje asaj energjetike në detaje) për këtë punën e spekullantëve s’e dëgjova të thoshte një fjalë.
Madje i iku kësaj çështje edhe kur një nga gazetaret e pyeti konkretisht për këtë temë.
A, kështu jo.
Diçka duhet të bëhet, madje për qytetarët kjo është edhe më e rëndë, edhe më poshtëruese.
Krizën që vjen prej Lufte seicili e kupton e bëhet pjesë me ndërgjegje po kur pesha e kësaj krize vjen e rritet edhe për shkak të oligarkëve tanë të pa fytyrë e të pa fryrë, kjo është vrastare.
Populli pret që pikërisht këtë “segment” të pa merituar peshe, shteti me strukturat e veta ligjore t’ja heq nga kurrizi.
Ndryshe duhet të hiqet nga “qarkullimi” e thëna: “ka të mënçur për të marrë”…











