POLIFONIA FLAKËRON PILURIN…
Këtë mbrëmje, në natën e dytë të Festivalit Folklorik ” Netët e Bejkës së Bardhë”, u ngjitën në skenë grupet polifonikë nga Gjirokastra, Vlora, Tepelena e Himara.
Një mbrëmje polifonike që “ndezi” sheshin në qendër të Pilurit, kthyer në një amfiteatër natyror.
Një dëshmi e qartë e vitalitetit dhe fuqisë së këngës polifonike, këngës që këtu në Pilur u kthye në një institucion të pa zëvëndësueshëm shpirtëror dhe që Lefter Çipa me grupin e famshëm të tij e ktheu në një magji botërore folku.
Me Akademik, Shaban Sinani e Prof. Bardhosh Gaçe do të kemi punë për të veçuar më të mirët.
Thjesht se janë të gjithë të mrekullueshëm…