13 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Nga Sejmen Gjokoli: Një vatër Zhulati në Borshin e bukur!…

by News Albania
18/08/2020
in Kronikë
0
47
VIEWS
Share on Facebook

NJË VATËR ZHULATI NË BORSHIN E BUKUR…

-Një vizitë në shtëpinë-resort të Artur Gjoçës, në Borsh-

Në Borsh ka vajtur qysh dhjetë vjeç.
Plot dyzetë e gjashtë vjet më parë ka lënë Zhulatin.
Një nga të shtatë fëmijët e Astrit Gjoçës, të katërtin në radhë, do ta merrte pas vehtes Shpresa, motra e madhe e cila u martua në fshatin e njohur faqe mali e karshi ujrave të Jonit.
Këtu u rrit Artur Gjoça, këtej shkoi ushtar, këtej e zgjodhi edhe njeriun e jetës, nënën e dy vajzave, Kozetën.
Aty, pak përmbi rrugën nacionale në dalje të Borshit drejt Sarandës, iu desh të blinin pak tokë ku ndërtuan një strehëz të vogël.
Më tej plot njëzetë e dy vite në emigracion në tokën helene nga ku, siç më thotë Arturi, do të punonte shumë për të siguruar të ardhura që strehëzën ta kthenin jo vetëm në një mjedis jetese por edhe në një resort të vogël turistik. Me ambiente të përshtatshme e bashkëkohore për turizëm, dyer hapur në të gjitha stinët.
Ka disa vite që tërësisht i është përkushtuar shërbimit ndaj turistëve e vizitorëve që zgjedhin të pushojnë ndanë ujrave joniane të Borshit.
Jo vetëm ndërtesa e banesës, gjithëshka në mjedisin rrotull është në shërbim të atraksionit turistik.
Një mjedis plot gjelbërim me lule, hardhi fantastike e pemë të tjera të ofron përherë një kënaqësi të hatashme njerëzore duke mbetur një aset i konsiderueshme në ofertën turistike familjare.
Kur shikon gjithë këtë farë gjelbërimi e veriget e rrushit që zverdhëllojnë, duket se ka marrë një copë të vendlindjes me vehte edhe pse Borshi, vendlindja e tij e dytë, shquhet për rritjen dhe prodhimin e agrumeve si askund tjetër.
Këtu rakia duket se pikon direkt nga bistakët kokërr shumtë që varen e krijojnë një dekor fantastik natyror.
Kështu Artur Gjoça, falë punës dhe përkushtimit të tij, me shumë dinjitet dhe krenari,
mban ndezur një vatër Zhulati aty, ndanë udhe, në Borsh.
Dhe plot mirësi e bujari rrënje, pret e përcjell vizitorë e turistë, vendas e të huaj.
Të bleroftë përherë e begatë jeta, Artur Gjoça, si gjelbërimi i pa sosur që të begaton avllinë.

Borsh, 16.08.2020

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania