NË PILUR KU GJËMON KËNGA…
Vatëm pas pak pritet të fillojë nata e parë e Edicionit të Dytë të Festivalit Folklorik “Netët e Bejkës së Bardhë”.
Ay që Bejkën e seliti e i dha udhën e skenës së Kalasë së Gjirokastrës gati gjysëm shekulli më parë këtë radhë, polifonët, nuk do ti presë dot fizikisht por të gjithë do ti “presë” e “përshëndes” me radhë nga balli i skenës, prej nga aty ku organizatorët e kanë vendosur në një portret të stërmadh.
Do ti presë kënga dhe vargu që la pas si trashëgimi e amanet, si fosforinë që ndriçon e hap udhë të bukura shpirti.
Festivali e ka vënë në ballë mbasi sa ishte buroi vargje e këngë.
Ashtu siç e meriton, Lefter Çipa, burri që i dha kuptim jo vetëm këngës piluriote por vetë polifonisë shqiptare.
Tani ky festival i ideuar e nisur në gjallje të Bardit të madh të Bregdetit nga poeti e folkloristi, Kristo Çipa, ” Mjeshtë i Madh” merr kuptim edhe si dedikim e kushtim ndaj kësaj figure të madhe të kulturës tonë kombëtarë ngjizur me emrin Lefter Çipa.
Urime Festivalit Folklorik ” Netët e Bejkës së Bardhë”!
Urime e gëzuar, piluriotët e historisë, traditës e këngës së madhe shqiptare!
Pranë Rrapit shekullor të kuvendeve e këngës.
Pilur, 04.06.2021, ora 15:52