NË NAMUR TË BELGJIKËS, ATY KU TEATRI MBRETËROR FOLI SHQIP
( nga aktiviteti kushtuar 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë dhe Heroit Kombëtar Adem Jashari, lindur në këtë ditë)
Namuri është një nga qytetet më të spikatur në pjesën frankofone të Belgjikës, konsideruar si kryeqyteti i Wallonisë dhe ka një popullsi me rreth 110 mijë banorë.
Është një qytet me shumë atraksione historike dhe turistike i krahasuar me shumë qytete të europës ku tradita dhe historia vijnë nga shekuj të shkuar.
Përveç francezëve, si kudo në Belgjikë, edhe këtu jetojnë komunitete të ndryshme ku njëri prej tyre tani po konsiderohet edhe ay shqiptar.
Rreth 6 mijë shqiptarë gjënden aktualisht të vendosur në Namur dhe ka plot 5 vite që ata tani përfaqësohen nga Shoqata ” Nëna Tereza” e cila i ka dhënë një dimension të ri integrimit të këtij komuniteti në të gjithë jetën e qytetit.
Adnan Rexhepi është kryetari i shoqatës, lindur në Preshevë e rritur në Prishtinë por që prej 22 vitesh është vendosur në këtë anë të Belgjikës duke u bërë një veprimtar i madh i çështjes shqiptare.
Së bashku me Arian Bajraktarin, një tjetër veprimtar të pa lodhur nga Malësia e Madhe, ata kanë hapur edhe shkollën shqipe ku mësojnë fëmijtë e shqiptarëve.
Ariani është drejtori i shkollës “Faik Konica” , kështu e kanë emërtuar atë, dhe ka shtatë vite që me përkushtim të jashtëzakonshëm kanë arritur të realizojnë një shkollë me tre nivele, programi i hartuar në mashkëpunim me ministritë e diasporës të Shqipëtisë e Kosovës dhe aktualisht ka pesë klasa për të vegjël dhe dy klasa për të rritur.
Shoqata ” Nëna Tereza” gjatë këtyre viteve ka realizuar mjaft aktivitete kulturore por edhe me bazë sociale e humane, në Shqipëri e Kosovë.
Ndërkohë që aktiviteti i këtij viti shënon një kulm të veprimtarive e jetës së saj.
Në fokus të aktivitetit i cili u organizua në 28 Nëntor ishte Dita e Pavarësisë e konceptuar si Konferencë Historike titulluar: “Adem Jashari: simbol i qëndresës, frymëzues i lirisë’’ po edhe
Koncert i madh festiv me pjesëmarrjen e
këngëtares simbol të Dardanisë, Leonora Jakupi, Grupi Folklorik , ‘’ Xhubleta e Alpeve Shqiptare’’ nga Malësia e Madhe si dhe
Grupi i mirënjohur “Bilbili”, Vlorë.
Në koncert edhe aktori i madh kosovar, Çun Lajçi, i cili përveç teatrit të poezisë si vetëm ay di ta bëjë, u pa të realizojë një aktrim mbresëlënës me nxënës e mësues të shkollës ” Faik Konica” në një tablo kushtuar Heroit të Kombit, Adem Jashari.
Në 150 vjet jetë e aktivitet, Teatri Mbretëror Namur ishte e para herë që frymon i tëri shqip.
E para herë që ulëset një mijë vendshe “pushtohen” nga shqiptarët, e para herë që në skenë interpretohen e nderohen të dy himnet kombëtare, ay belg e shqiptar, e para herë që nën ritmin e këngës ” Xhamadani vija-vija” kënduar nga Leonora Jakupi skena të mbushet me rrathë vallesh nga vajza e djem shqiptarie, e para herë që Xhubleta e Malësisë e Fustanella e Labërisë bëhen bashkë në një skenë ndërkombëtare, e para herë që Iso-Polifonia shqiptare jehon në një skenë të jashtëzakonshme e kaq shumë antike…
E para herë që kryetari i bashkisë së qytetit, një figurë tejet e njohur politike e Belgjikës, flet e përshëndet me aq shumë dashuri shqiptarët në një fjalë mbresëlënëse.
Të gjitha këto ndodhën në Namur të Belgjikës në 28 Nëntor 2021.
Bërë të mundur nga Shoqata ” Nëna Tereza” dhe Shkolla “Faik Konica” ku falë tyre sytë e bashkëkombasve atë ditë u drejtuan jo vetëm në Vlorë dhe në Prekaz por edhe në Teatrin Mbretëror të qytetit, mbushur plot e përplot me shqiptarë.
Faleminderit, Adnan Rexhepi!
Faleminderit, Arian Bajraktari!
Faleminderit vëllezër shqiptarë që na pritët e nderuat me aq shumë bujari e dashuri!
Mirë u pafshim në aktivitete të tjera ku shpirti dhe trashëgimis shqiptare do të derdhet edhe më furishëm në këngë e valle!
Namur-Vlorë; 28-30 nëntor 2021